Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Insektet dëmtuese të hojeve të dyllit

Nga Dr.Agim Nelaj.

BRUMBULLI I VOGËL I ZGJOIT (AETHINA TUMIDA MURRAY)

Një e keqe tjetër, e vrejtur kohët e fundit, është brumbulli i vogël i zgjoit (Aethina tumida Murray). Dëmi që shkakton është i ngjashëm me insektet e tjera te dyllit, por me përmasa më të mëdha dhe me vështirësi për t’u kontrolluar. Nëse në zgjua ka erë fermentimi, duhet te mendohet se ndodhet ky insekt.

Brumbulli e ka prejardhjen nga Afrika. Insekti i rritur dhe larva mund të jenë dëmtues seriozë të familjeve të bletëve.Insekti i rritur është i kuqërremtë në kafe apo i zi, me gjatësi më pak se 7-8 mm dhe jeton deri në gjashtë muaj.Femra i hedh vezët (që janë më të vogla nga të bletës mbretëreshë), në të çarat brenda zgjoit. Larvat dëmtojnë pitet e dyllit. Ato ushqehen me mjaltë dhe polen. Insektet gjithashtu prishin cilësinë e mjaltit, me jashtëqitje qe leshojne brenda hojëzave të ushqimit. Ndihet një erë karakteristike fermentimi, si e potokallit të kalbur. Për më tepër, mjalti bëhet më i hollë. Ndonjëherë era e tij bëhet aq e neveritshme,saqë mund të shkaktojë braktisjen e zgjoit nga bletët.Brumbulli do pesë deri në shtatë javë të kalojë ciklin e zhvillimit në tokë, para se të dalë si i rritur. Është një dëmtues i familjes bletës . Cikli i jetës e krahasuar me familjen e bletëve mund të ndahet në dy pjesë, të cilat ofrojnë mundësi të ndryshme për kontrollin e saj: – Larvat e rritura riprodhohen dhe ushqehen me dyll, polen dhe mjaltë. Edhe pse insekti i rritur mund të kete një ndikim negativ në familjen e bletes, faza larvare, zakonisht eshte faza më shkatërruese e jetës se bletës. Gjithësesi, nivelet e ulëta të riprodhimit nuk vërehet ndonjë dëmtim i dukshëm i familjes. – Larvat endacake e lënë familjen e bletëve dhe pupat e tyre qëndrojnë në tokë rreth 10 cm thellë brenda një rreze prej 90 cm rreth zgjoit, në varësi të kushteve të tokës .Rrjedhimisht, mund të ketë deri në gjashtë breza në një periudhë 12-mujore në kushte të moderuara klimatike.

Aethina tumida Murray

Nuk është fermentimi i produkteve në zgjua(sidomos mjalti) që shoqëron të ushqyerit e larvave. Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të majave të veçanta që lidhen me insektet e vogla në zgjua. Mjalti i dëmtuar prej tyre është bërë i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Familjet e infektuara rëndë me insekte të rritura mund të dalin (të lënë plotësisht pjelljet), ndonëse numri i të rriturave i nevojshëm për shkaktuar këtë gjendje të rënduar, duhet të jetë i lartë (> 1000 )

Top of Form

Kontrolli kimik.

Realizohet me Checkmite + ™ shirit plastik i përdorur në familje ndaj varroas.
Kontrollet kulturore dhe mekanike.

Realizohen nga ndryshimi në praktikë me qëllim kufizimi, por jo të çrrënjosjes të dëmtuesit. Praktika të tilla si heqja e mjaltit, do të minimizojnë produktin ushqimore që mund të tërheqin dëmtuesin. Zvogëlimi i lagështisë relative në 50% në katet e mjaltit dhe në vende të tjera ku mbahet mjalti pengon vezë të vogla nga vërshimi.,Kolonit e dobta duhet të eliminohen ose të forcohen familjet e dobëta për të zvogëluar stresin e familjes dhe për ta bërë atë, më të aftë për te evituar dëmtuesit. Kërkohet të shmangen kushtet e tjera, të cilat mund të çojnë në stres të familjes, siç janë sëmundjet bakteriale, probleme me varroan, mola e dyllit, mbretëresha të dështuara, rojitje tepruar dhe mbivendosje.Të paktën pesë pajisje janë prodhuar për kontrollin e dëmtuseve. Ato janë disa si pershtatatja e një kornize standarde e mbushur me uthull molle për të tërhequr dëmtuesin dhe vajin mineral për ta mbytur atë, vendosur në katin e parë. Përveç kësaj, hulumtuesit kanë treguar se disa familje blete janë në gjëndje të zbulojnë në kohë dhe të largojnë pjelljet që janë mbuluar nga bletët e vogla (Kjo sjellje, e quajtur sjellje higjienike, mund të zgjidhet në programet e mbarështimit dhe mund të ndihmojë . Në përfundim, dëmtuesit në zgjua do të kontrollohen më mirë duke integruar një numër të këtyre metodave të kontrollit. Për shembull, mund të konsideroni përdorimin e mbretëreshave higjienike (bletët heqin vezët dhe larvat e reja), kurthet në zgjua (për të kapur dëmtuesit e rritur ). Ndonëse asnjë kontroll i vetëm nuk arrine efikasitetin 100%, duke përdorur strategji të shumëfishta të kontrollit mund të kufizojnë popullatat e insekteve.

Artikulli u përgatit për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr.Agim Nelaj.
Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë apo autorit të shkrimit.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.