Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Pneumonyssoides caninum (Parazitët e kavitetit nazal tek qeni)

Pneumonyssoides caninum (Parazitët e kavitetit nazal tek qeni)

Pneumonyssoides caninum jeton ne kavitetin nazal dhe në sinuset paranazale tek qeni. Infeksioni është raportuar duke filluar që nga vendet tropikale dhe deri ato skandinave.

Etiologjia dhe Epidemologjia:
Pneumonyssoides caninum e njohur ndryshe si paraziti i hundës tek qeni, është raportuar gjithashtu dhe tek dhelpra gri. Nuk ka të dhëna për rracën e qenit, seksin apo moshën, që është më shumë i  predispozuar të preket nga Pneumonyssoides, gjithsesi vihet re se rastet më të raportuara janë qentë që janë më të vjetër se 3 vjeç dhe duket se rracat e mëdha janë më të prekshme sesa rracat e vogla.

Paraziti jeton në kavitetin nazal dhe në sinuset paranazale.Jeta e plote e ciklit te jetës të Pneumonyssoides caninum është ende e panjohur plotësisht.Transmetimi mendohet se bëhet në mënyrë direkte nga kontakti midis qenve.Nuk ka akoma asnjë evidencë që të tregojë se ky organizëm është një rrezikshmëri zoonoze.

Shënjat klinike:
Shënjat që hasen më shpesh janë teshtima, rrjedhje nga hundet, gjakderdhje nga hunda, prurit i fytyrës, vështirësi ne frymëmarrje etj.Theksojmë se këto shënja nuk hasen vetëm tek parazitet e hundës por dhe në problem e aparatit të frymëmarrjes.

Diagnoza:
Diagnoza diferencuese duke u bazuar në shënjat klinike , duhet bërë me rhinitet (idiopatike, infeksionet sekondare, fungale), neoplasia oro/nazale, semundjet dentale (fistulat oro/nazale), trupat e huaj ne kavitetin nazal, ose paraliza e laringut.

Mirë është të kryen disa radiografi të kavitetit oro/nazal .Një egzeme e laringut gjithashtu mund të përfshihet nëse shënjat janë të njëjta me sëmundjet e laringut .Tomografia na jep një pamje të qartë të kavitetit nazal dhe sinuseve paranazale.Proçedurat si rhinoskopi, shplarje e kavitetit të hundës duhet të shtyhet deri pas kryerjes së radiografive pasi ndryshimet që mund të ndodhin mund të na vështirësojnë dallimin e sëmundjes primare.

Rinoskopia dhe shplarja e kavitetit nazal janë një vegël e rëndësishme.Një riniskop fleksibel (elastic) futet ne hapesiren nazale.Duke shtyrë me kujdes arrihet të shihet deri ne nazofaringun e pacientit.Disa autore rekomandojne futjen(lëshimin me pak presion) e oksigjenit në kavitet kështu që parazitët migrojnë drejt nazofaringut dhe endoskopit duke bërë të mundur më lehte dallimin e parazitit.

Shplarja e kavitetit nazal është gjithashtu një ndihmë e madhe në gjetjen  P.caninum.
Kjo proçedurë zakonisht kryhet kur pacienti është nën anestezi të plotë dhe duke vendosur një tube endotrakeale . Duke përdorur një kateter të përshatshëm ( mund ta përshtatim në varësi të madhësisë së pacientit) bëjmë shplarjen e kavitet me seline.Kjo mënyrë do të bëje shplarjen e parazitëve të cilët mund ti shohim në serum (pas shplarjes) me anën e një lenteje zmadhuese.

(Parazitet e kavitetit nazal tek qeni)
foto ilustruese e Pneumonyssoides caninum

Diagnoza përfundimtare mund të jepet  pasi mundim të shohim parazitat ne ednoskopi ose në shplarjen e kavitetit.Gjithsesi kjo nuk na bën të qartë nëse P.caninum është problem primar apo sekondar.

Trajtimi:
Për momentin nuk ka asnjë medikament i cili te jetë aprovuar për tu përdorur për trajtimin e P.caninum, gjithsesi ivermectin (200-400 mcg, SC ose PO) dhe milbemycin oxime (1mg/kg , PO , 3 here ne interval 10 diteshe nga njeri-tjetri) rekomandohen për trajtimin.Trajtimi është raportuar me nje efikasitet  më të madh se në rreth 85 % të rasteve dhe prognoza ka qëne e shkëlqyer.Trajtimi mund të mos i zhdukë shënjat përfundimisht  ( sidomos në rastet kur diagnoza mendohet  dhe nuk është plotësisht e qartë se është P.caninum ).Në këto raste ka shumë mundësi që të kemi një diagnozë tjetër konkurente si psh sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Shumica e rasteve janë trajtuar bazuar në diagnostikimin definitiv, por kemi dhe rastet kur trajtimi bazohet gjithashtu në një indeks të lartë dyshimi.

Përgatiti materialin Dr Atalvin Zhiva.

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Veterinerët”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: