Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Disa fjalë për figurën e ndritur të Dr Bilal Golemi

Disa fjalë për figurën e ndritur të Dr Bilal Golemi

Nga Dr.Agim Nelaj

KUJTESA ËSHTË IDENTITET TË MOS I HAROJMË ATDHETARËT, ILUMINISTET DHE KORIFEJT E SHKENCËS.

Dr Bilal GolemiKy personalitet i shquar ka kohë që është haruar. Ka pas momente që duhej të përkujtohej. Por institucionet,shoqatat e kanë lënë në heshtje.

Dr.Bilali”Babai i Veterinarisë” hodhi themelet e inctitucioneve të para veterinare dhe humane të baktereologjisë,nxorri ligjet për mbarvajtjen e veprimtarisë të tyre etj. Por të indinjon fakti se pranë të vetmit institucion(emri i të cilit është ndruar disa herë) është vendosur kjo pllakatë për të treguar vetëm se ky institucion mban emrin etij. Në të është shkruar se Dr.Bilal Golemi është themeluesi i Institutit të Kërkimeve Veterinare. Kjo pllakat dhe në të tregon, mungesën e njohjes,sakrificës, respektit, dhe vlerësimit për figurat që kanë bërë historinë e këtij vëndi. Bilal Golemi, i takon plejadës shquar të shkencëtarëve,atdhetarëve dhe iluministëve shqiptar.Shkencëtar i njohur në europë.Studimet e tij kanë një vënd të merituar në analet e shkencës boëtrore. Ai i takon atij brezi që solli deri në ditët tona frymën iluministe, vyrtute të larta intelektuale dhe atdhetare. Si çdo komb, ashtu dhe i yni ka korifejt e tij të shkencës dhe diturisë. Ndërmjet tyre edhe mjekësia veterinare ka figurat e saj të shquara , e njëri prej tyre është Dr. Bilali.Ai është rast unikal.ndoshta nga të rrallët në botë që iu për kushtua shkencës,sakrifikoi jetën për të ,u kthye në atdhe , duke lënë një nga institutet më prestigjoze të kohës “Institutin Paster”. Koha ecën, ecën dhe merr me vete gjithëçka që përjetohet, duke lënë në kujtesë vetëm gjurmët që përbëjnë kulme.Prandaj brezi jonë dhe ata që do to vijnë do të mburren se kanë në panteonin e shkencës dhe atdhetarisë, personalitete rtë shquara si Dr. Bilali.Ai,i takon atij brezi që jetoi vitet më të trazuara të shekullit që shkoi.Ta minimizosh veprën madhore të Dr. Bilalit, si themelues i Institutit të kërkimeve veterinare,që është shkruar në këtë pllakat tregon pak,shumë pak,diçka krejtësisht të haruar .Më poshtë në në formë krejt të përmbledhur do të rendisë shkurt, diçka nga jeta dhe vepre e tij.Bilali u lind në vitin 1899, në Golem të Gjirokastrës.Në vitin 1920, mbaroi shkollën e lartë ushtarake të veterinarisë.Në vitin 1923 shkon për specializim në fushën e mikrobiologjisë në Gjermani.Po në këtë vit shkon në Institutin e mirënjohur” Paster” për specializim të mëtejshëm.Gjatë kësaj kohe përfundon fakultetin e veterinarisë”Alfort” në Paris.Në “Paster” arriti shpejtë të bëhet asistetnt i njërit nga shkencëtarëve më në zë të kohës Ramon.Punimet shkencore të tij filluan të botohen në disa revista shkencore dhe në tekste të mikrobiologjisë etj.Bilali erdhi në atdhe jo përkohësish.Problemet politiuke të kohës e larguan shpejtë.Këtë e tregon ardhja me familje, me gruan franceze,Nelyfer dhe me vajzën Denisa.Kontributi i tij në atdhe është i gjithëanshëm.Ai krijoj dhe organizoi shërbimin veteriner,nxorri ligjin “Për shërbiminVeterinar”.Organizoi: sektorët e zooteknisë ,doganave,frigorifere,, të punimit të bulmetrave,eksportin etj.Ai çeli kurset e para për infermjerë veteriner dhe policë veteriner.Ai propagandoi gjëndjene blegtorisë, organizimin veterinar shqiptarPropongandoi arritjet ka meritën e themeluesi të publicitikës blegtorale në revisatat e para “Bujqësi dhe Blegtori” ,”Ekonomia Kombëtare” etj.Ai ka marrë pjesë në disa kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. Ai atje jo vetëm e bëri të njohur sherbimin veterinar shqiptar.Por me autoritetin e një shkencëtari tëshmë të njohur, e antarsoi shërbimin veterinar në forumet ndërkombëtare. Dr.Bilali u largua shpejtë nga atdheu, duke lënë përgjysëm idet e tij.Ai u vendos në Turqi .Në fillim u vendos në punë si bakterolog në qytetin Kraxha, më tej në Instituitin Qëndror Veteriner të Ankaras.Dr.Bilali na ka lënë një trashë gimi të begatë me studime, publikime dhe vepra.Gjithësej janë mbi 50 të tilla.Ai prej kohësh vuante nga asma dhe mandej u infektua nga tularemia dhe bruceloza.Trupi I tij u bre shpejtë nga infeksionet. Aktiviteti shkencor u pengua dhe u ndërpre herët.Ky martir i shkencës u nda herët nga jeta në moshën 55 vjeç. Unë kam shkruar për Dr.Bilalin. Para meje është shkruar një broshur nga Dr.H.Hadëri dhe V,Samimi.Më pas janë shkruar disa artikuj të shkëputur dhe një libër më i plotë nga M.Taka.Gjithësesi të gjitha këto, nuk kanë mundur ti japin vëndin e merituar në piedestalin e korifejve të shkencës.Vlerësimi i këtij personalkiteti me dhënien e emrit një institucioni apo një rruge,qoftë dhe ndonjë mbledhje përkujtimore disa vjet mp parë është shumë pak për të.Kadhur koha që ai të zej vëndin e merituar.Nuk është tepri që të ngrihet një bust, bile dhe shtatore.Do ta kishte nder për çdo shkencëtar shqiptarë, të merrte një urdhër Dr.BILAL GOLEMI.

Manteriali u soll për revistën “Mjekësia Veterinare Shqiptare” nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet ribotimi i këtij artikulli pa lejën e autorit ose redaksisë!

Në rast referimi ju lutemi përmendeni emrin e autorit si dhe linkun përkatës nga veterineret,com!

Këtë e pëlqejnë %d blogues: