Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Periudha e riprodhimit tek macet???

Nga Dr Atalvin Zhiva:

tons-cats copy

Në c’farë moshe mundet një mace të jetë e aftë për riprodhim?

Pubertiteti( mosha në të cilën kafshët mund të riprodhojnë) tek macet varion nga 4 deri 12 muajshe, me një mesatare prej 6-9 muajshe. Macet rracë qime shkurtër, arrijnë pubertitetin në një moshe më të re sesa rracat me qime të gjatë.

A mundet një mace të ciftëzohet në c’do periudhë të vitit?

Cikli i riprodhimit tek macet ndryshon shumë nga ato të kafshëve të tjera, pasi periudha e afshit tek to, varet nga rrezet e diellit(dritshmëria) përgjatë gjithë vitit. Gjithsesi zakonisht “afshi i maceve njihet si më aktiv gjatë periudhës nga Janari deri në muajin Shtator.

Sa shpesh mundet një mace të vijë në afsh?

Ardhja në afsh tek macet ndryshon nga kafshët e tjera, pasi një mace femër vjen në afsh cdo 14-21 ditë, ose më saktë deri sa të ngelet shtatzanë, apo deri në muajt kur rrezet e diellit nuk janë më aq aktive ( Tetor-Dhjetor)

Si mund ta kuptojmë nëse një mace është në periudhë afshi?

Më besoni, ju do ta kuptoni menjëherë; një mace në afsh mjaullin gjatë gjithë kohës duke thirrur kështu për partnerin e saj deri sa ta gjejë atë. Macja fërkohet nëpër mobilje, në dysheme, rreth këmbës suaj. Macet që janë në afsh gjithashtu urinojnë më shpesh, prandaj në këtë periudhë ju mund të vëreni “aksidente” urinimi nëpër shtëpi. Macja qëndron në afsh dhe pranon një mashkull për riprodhim brenda një periudhe prej 3-16 ditësh.

Sa kohë zgjat periudha e shtatzanisë (mbarsmërisë) tek macet?

Macet zakonisht i mbajnë kotelete e tyre në bark për një periudhë prej 58 – 65 ditësh.

Sa kotele mund të lindë macja ?

Zakonisht në c’do pjellje një mace mund të lindë nga 4 deri 6 kotele.

Sa herë në vit mund të lindë një mace?

Mesatarisht një mace mund të lindë deri 3 herë në vit.

Të nderuar pronarë dhe dashamirës të kafshëve, ky është një informacion edukativ. Keto informacione dhe të tjera, unë së bashku me koleget me kenaqësi do ti sjellim për të gjithë ju. Por ju lutemi të kuptojmë rëndësinë e sterilizimit dhe kastrimit; krahas benefiteve për shëndetin e kafshëve, mendoni dhe gjithë ato qen dhe mace të pastreha që është pothuajse e pamundur t’ju gjendet një shtëpi birësimi.

Ju lutem personalisht të ndihmojmë të gjithë në parandalimin e kësaj fatkeqësie duke sterilizuar dhe kastruar kafshët shtëpiake.

Ju faleminderit!

Përgatiti  Doktor Atalvin Zhiva


2 Komente

  1. Enis Zebi thotë:

    cfare mundesie kam tjeter per te ndaluar macen te bej keshtu pervec sterilizimit ose gjetjes se nje maceje tjt

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: