Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kujdesi ndaj dhëmbëve tek kafshët e shoqërimit

Kujdesi ndaj dhëmbëve tek kafshët e shoqërimit

Mjekesia Veterinare Shqiptare

A e dini se ?

Tek qeni;

  • Këlyshët kanë 28 dhëmbë qumështi që fillojnë t’ju shfaqen kryesisht në moshën 3-4 javësh.Pastaj ata kanë 42 dhëmbë të cilët formohen dhe dalin plotësisht pas 6 muajsh.
  • Shënjat e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve tek qentë përfshin ; shfaqjen me ngjyrë të verdhë ose kafe të gurëzave ( tartar) pergjatë linjës së msihrave të dhëmbëve, inflamacion i mishrave të dhëmbëve (skuqje te tyre) dhe goja ka aromë të keqe.
  • Frakturat e dhëmbëve tek qeni hasen shpesh , më shumë tek qentë që jetojnë jashtë, në ambient. Sipas ekspertëve, Veterinerë stomatolog, kafshimi i objekteve të forta si kockat e kafshëve të mëdha (kockat e lopeve, biret e tyre etj) është një nga shkaqet kryesore të këtyre frakturave.

Tek macet:

  • Kotelet kanë 26 dhëmbë qumështi që fillojnë të dalin rreth moshës 2-3 javëshe .Pastaj ato kanë 30 dhëmbë permanent ( të përhershëm ) që fillojnë dhe dalin për një perjudhë 5-6 mujore.
  • Simptomat e sëmundjeve periodentale tek macet përfshijnë : ndërtimin me ngjyrë të verdhë ose kafe të gurëzave ( tartar) pergjatë linjës së mishrave të dhëmbëve , inflamacion i mishrave të dhëmbëve ( skuqje te tyre ) dhe goja ka aromë të keqe të vazhdueshme.
  • Lezionet resorpative, janë sëmundja më e zakonshme që hasen tek dhëmbët e maceve.Studimet kanë treguar se rreth 28 % e maceve vuajnë nga ky inflamacion që duhet theksuar që është shumë i dhimbëshëm tek to.

Sëmundjet orale janë problemet që hasen më së shumti tek kafshët shtëpiake.

Një statistikë befasuese na tregon se 80 % e qenve dhe 70 % e maceve shfaqin shënja të sëmundjeve orale duke filluar që në moshën 3 vjecare akorduar Shoqatës se Specialisteve te Veterinerëve Stomatolog të Amerikës ( AVDS)

Sëmundjet periodontale hasen shpesh tek qentë , kryesisht tek rracat e vogla.

Macet mund të zhvillojnë lezione rezorptive. Studimet tregojnë se rreth 28 % e maceve zhvillojnë këto lezione të dhimbëshme të paktën njëherë gjatë gjithë jetës së tyre .
Sëmundjet orale fillojnë kryesisht duke mbledhur bakterie të ndryshme në gojën e kafshës.

Periodonitet mund të cojnë në probleme të tjera shëndetësore.

Sëmundjet periodontale shkaktojnë skuqje të mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje të tyre, dhimbje dhe aromë të keqe. Nëse nuk trajtohet në kohën e duhur periodontitis mund të cojë në humbjen e dhëmbit.

Inflamacionet dhe infeksionet që lidhen me sëmundjet periodontale mund të dëmtojnë organe të tjera si : zemrën , mëlcinë dhe veshkat , ose të cojnë në sëmundje të tjera  të rënda shëndetësore .

Disa shënja që pronarët duhet të kenë parasysh janë:

Aroma e keqe e gojës është një shënjë që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me infeksionet orale, gjithashtu një ndryshim në mënyrën e të ngrënit , prekje e kavitetit të gojës me putrat si dhe shfaqje të shënjave depresive.
Nëse ju vini re ndonjë nga shënjat e mësipërme është mirë të merrni mikun tuaj të dhe ta coni për një egzaminim tek mjeku veteriner .

Disa këshilla për parandalimin e sëmundjeve orale përfshijnë:

  • Hapi i parë që duhet të merret është të coni qenin apo macen tuaj rregullisht tek veterineri për një egzaminim të kavitetit oral.
  • Shumë pronarë të devotshëm kanë filluar të lajnë dhëmbët e kafshëve të tyre, duke i ndihmuar jashtzakonisht ata për një jetë më të mirë dhe shëndetëshme.Theksojmë se pasta e dhëmëve që përdoret për qen nuk duhet të jetë ajo që përdoret per njerëzit, por e vecantë dhe e prodhuar për përdorim tek qeni dhe macja.Pasta e dhëmbëve për njerëz mund të shkaktojë helmim dhe probleme të aparatit tretës.
  • Kontaktoni mjekun veteriner për tu interesuar rreth disa biskotave dhe produkteve të tjera që janë dezenjuar për të parandaluar ndërtimin e gurëzave të dhëmbëve.

Përgatiti shkrimin Dr Atalvin Zhiva
Nuk lejohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejën e redaksisë së revistës “Mjekësia Veterinere Shqiptare”

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com

 


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: