Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » A mundet të transmetohet tumoret (kancer) nga qeni tek njeriu?

A mundet të transmetohet tumoret (kancer) nga qeni tek njeriu?

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

-Nga Dr Atalvin Zhiva:

-A transmetohen tumoret nga kafsha tek njeriu?

Eshtë një nga ato pyetje që të lënë mbresa dhe shpesh mendohesh si nuk e ke menduar më parë se dikush mund të të pyesë edhe këtë pyetje!

Tek një qen që diagnostikuam me tumor, ndër pyetjeve të shumta që normalisht pronarët pyesin, mora një pyetje që më bëri vërtet përshtypje: Doktor a mundet që të transmetohen tumoret nga kafshët tek qeni?

Duke pasur parasysh se rasti që po trajtonim kishte të bënte me një tumor të llojit limphomasarcoma ju përgjigja shpejt dhe prerë; Jo ky lloj tumori nuk ka rrezik që të transmetohet tek njeriu. Po tumore të tjerë a mund të transmetohen nga kafshët tek njeriu? vazhdoi pyetjen pronarja. 

I gjendur ngushtë ju përgjigja: Më lejo të bëj disa kërkime para se t’ju përgjigjem, do ju mar ne telefon dhe do bisedoj me ju rreth kësaj teme. Duke dashur të jem sa më shumë i informuar ju drejtova jo google, pasi e dija se nuk do të gjeja përgjigjen e duhur, por u drejtova revistave dhe librave profesionale. Sa më shumë hulumtoja aq më shumë kuptoja sa pak e njohim sëmundjen e tumoreve në përgjithësi dhe në veçanti të atyre malinj apo të llojit kancer.

Kanceri është një proçes biologjik tepër i komplikuar. Akoma nuk kuptohet plotësisht sesi një qelizë tërësisht normale dhe e shëndetëshme të transformohet në një qelizë malinje, dhe kur qeliza të mos dallohet dhe shkaterrohet nga sistemi imun, atëhere formohet një tumor.

Tumoret të llojit kancer janë të shpeshta tek kafshët qen dhe mace më shumë sesa hasen tek njerëzit. Në fakt është një prej shkaqeve kryesore që ne humbim pacientët tanë. 

Duke pasur parasysh ngjashmërinë mes kafshëve dhe njeriut si në fiziologjinë, krijimin dhe progresin (përparimin) e tumoreve, i bëjnë modelet e tumorit të qenve, një model të vlefshëm për identifikimin e gjeneve të reja tyë lidhur me disa lloj tumoresh malinj, si dhe përmisohet të kuptuarit të biologjisë molekulare të tumorit në njerëz.

Duke pasur paraysh se kafshët; qentë dhe macet, jetojnë në të njëjtin ambjent me njerëzit, është shumë normale që të lindë pyetja nëse egziston rreziku i transmetimit apo zhvillimit të tumoreve tek njerëzit duke pasur si shkak kafshët, veçanërisht tek njerëzit me probleme të sistemit imun (immunocompromised). Megjithëse asnjë tumor kanceroz nuk dihet se mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu (ose kafsha), egzistojnë disa tumore që mund të transmetohen nga një qënie e gjallë në një tjetër. Këto tumore që quhen “tumore të transmetueshëm në mënyrë natyrale”, shfaqen kur një qelize tumori fiton aftësinë për të kaluar materiale të infektuara midis individëve (qënie të gjalla). Njihen 2 lloje tumoresh të transmetueshme:

Tumoret venerale të transmetueshme (tek qeni), infekton zonën orogjenitale të qenve dhe transmetohen përmes kontaktit në mënyrë direkte midis qenve individualë përmes kontaktit seksual, kafshimeve apo lëpirjeve (jargëve).

Djajtë Tasmanian, është një tjetër tumor, që transmetohet nëpërmjet kafshimeve dhe ka një prognozë mjaft të dobët më një vdekshmëri gati 100%

ASNJERA nga këto, nuk është e infektive për njerëzit, dhe nuk ka asnjë evidencë nga studimet e bëra, që njerëzit, qofshin ata/ato me sistem imun të dëmtuar, janë të rrezikuar nga këto apo të tjerë tumore kanceroze në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Për më tepër asnjë transmetim i viruseve, përfshi dhe retrovirusët si psh papillomavirusi i njerëzve që mund të përhapet nga njeriu tek njeriu, apo nga kafsha tek kafsha, nuk ka rezultuar se shkakton kancer tek njeriu.

Gjatë hulmutimeve të mia, gjeta informacione dhe studime të shumta që mbrojnë teoritë se prania e një kafshe shtëpiake ul ndjeshëm rrezikun nga kancer tek njerëzit. Një studim që vjen nga San Francisko (USA) tregon se pronarët që kanë kafshë shtëpiake kanë një shkallë rreziku të ulët të preken nga nje lloj tumori i limfomës (nonHodgkin’s lymphoma) krahasuar me personat që nuk kanë pasur asnjëherë kafshë në pronësinë e tyre. Gjithsesi këto hulumtime mbeten për tu konfirmuar.

Duke ju rikthyer dhe njëherë pyetjes; Nëse rrezikon rreziku i transmetimit te tumorit nga kafsha tek njeriu-Pergjigja është: JO, nuk ka asnjë baëe shkencore që të mbështesë këtë dyshim, dua të theksoj sërisht se; përkundrazi studimet kanë treguar se njerëzit që posedojnë kafshë shtëpiake, janë më pak të rrezikuar ndaj shumë sëmundjeve të ndryshme, përfshi dhe tumoret të llojit kancer.

Përgatiti për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Dr Atalvin Zhiva.

Ju lutemi në rast referimi apo përdorimi të këtij artikulli, të përmendet autori dhe burimi informacionit që është veterineret.com

 

Burimi informacionit: Riccardo F, Aurisicchio L, Impellizeri JA, Cavallo F. The importance of comparative oncology in translational medicine. Cancer Immunol Immunother. 2015;64(2):137-148. 

Siddle HV, Kaufman J. Immunology of naturally transmissible tumours. Immunology. 2015;144(1):11-20

Këtë e pëlqejnë %d blogues: