Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Kur duhet të shkojmë tek Mjeku Veteriner menjëherë.

Kur duhet të shkojmë tek Mjeku Veteriner menjëherë.

Shumë herë pyesim veten nëse duhet shkuar tek Mjeku Veteriner tani apo të presim dhe pak se mbase “Balo” do të bëhet më mirë.
Shpesh në klinikat tona shohim që shumë nga klientët presin duke shpresuar se nëse qeni apo macja që kanë do të bëhet disi më mirë në ditët që vijojnë.
Por ka raste kur gjëndja përkeqësohet dhe sa më vonë të shkojmë tek Mjeku Veteriner aq më i veshtirë dhe i shtrenjtë bëhet trajtimi .Kur nuk je Veteriner është e vështirë të vendosësh se kur është situate emergjente dhe kur mund të presësh për të parë ecurinë.I kemi të shpeshta rastet emergjente te cilat kërkojnë shpenzime më shumë dhe kohe trajtimi më të gjatë sesa do të ishte nëse pacienti do të vinte në kohën e duhur në klinikë.
Të kihet parasysh se disa klinika kanë filluar te jenë të mbyllura ditën e shtunë apo të djelën,apo disa ditë pushimi në periudhën e verës .Kjo do të thotë nëse shohim dicka që nuk shkon me “Balon”, atëhere është mirë të marrim masat në kohën e duhur.Duhet e pakta të bëjmë një telefonatë dhe te flasim me Veterinerin për të ditur mendimin e tij, nëse mund të pritet dhe për disa ditë apo duhet çuar menjëherë në klinikë.
Ja disa nga shënjat qe quhen emergjente dhe nuk mund të presin:
• Nëse qeni shfaq shënja epilepsie, këputje(gjendje të fikët)
• Dëmtim i syrit, nuk ka rëndësi se sa është dëmtuar.
• Vjellje apo diare-ç’do rast i cili përsëritet më shume se 2 ose 3 herë brenda një intervali kohor 1-2 orësh.
• Reaksionet e ndryshme, si: enjtje të fytyrës, rreth syve apo skuqje të pjesës se barkut.
• Ç’do dyshim për rastet e helmimit, duke përfshirë helmet për minj, antifrizën. Macet të kihet parasysh se jane shumë të ndjeshme ndaj insekticideve (larjet apo lyerjet kundër pleshtave etj)
• Kafshimet nga gjarpri apo insekte te tjera helmuese(akrepat, merimangat).
• Stresi (çrregullimet)i shkaktuar nga temperaturat ekstreme (nga vapa apo e ftohta ekstreme).
• Ç’do dëmtim apo plagë e hapur që rrjedh gjak ose ç’do plagë kafshimi.
• Traumat e ndryshme si psh goditje nga makinat megjithëse qeni apo macja mund të duket normal(të kihet parasysh se situta mund të jetë emergjente në brendësi si psh organet e brendëshme apo hemoragjite e brendëshme).
• Problemet e frymëmarrjes, kollitje kronike, vështirësi në frymëmarrje etj.
• Pamundësi apo veshtirësi për të kryer jashtëqitjen(urinimit apo feçeve).
Të kihet parasysh se disa nga rastet që nuk janë paraqitur më lart por tregojnë se kafsha juaj ka shenja dhimbje duhet të klasifikohen si raste emergjente gjithashtu.
Dhe në përfundim deshëm të shtojmë se në ç’do rast që nuk jeni të sigurt sesi duhet të veproni bëni një telefonatë tek klinika juaj dhe Mjeku Veteriner do ju thotë nëse është një rast urgjent apo mund të prisni.
Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Materiali është pronë e revistës onlinë “Veterinerët” , nuk lejohet publikimi , apo përdorimi i këtij materiali , pa lejën e redaksisë .


Na shkruani