Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Legjenda e maces që nuk mund të mbytej.

Legjenda e maces që nuk mund të mbytej.

Quhet Oscar (Oskar) dhe ka shërbyer në 3 anije luftarake të ndryshme.

I lindur para 1941 në Gjermani dhe që jetoi deri në 1955.

I quajtur me nofkën macja që nuk mbytet, Oscar shërbeu gjatë luftës së dytë botërore në anijet luftarake dhe i shpëtoi 3 mbytjeve gjatë sulmeve dhe mbytjeve të anijeve ku vdiqën shumë marinarë.

Oscar e filloi shërbimin ushtarak tek anija luftarake e quajtur Bismarck dhe ishte në bordin e saj kur anija në misionin e saj të parë dhe të vetëm, u sulmua nga 3 torpido duke shkaktuar kështu fundosjen e menjëhershme dhe nga 2.200 marinarë që ndodheshin në bordin e saj, vetëm 118 prej tyre mundën të shpëtonin. Pas disa orësh macja Oscar u gjet nga anija luftarake angleze Cossack dhe ju vu emri Oscar.

Në këtë anije Oscar qëndroi për disa muaj deri në Tetor 1941 kur anija u sulmua dhe të gjithe 139 marinarët e saj u mbytën, por macja Oscar arriti të mbijetojë.

E gjetur në Gjilbratar ajo u konsiderua si një mace që i mbijetonte mbitjeve ta anijeve.

Tashmë e kthyer në shërbim pranë anijes mbretërore HMS Ark Royal, që për ironi të fatit ishtë anija që mbyti anijen gjermane Bismarck, kjo anije u sulmua në Nentor te vitit 1941 nga U-boat gjermane dhe sigurisht fati e ndoqi dhe kësaj here macen Oscar duke u gjetur dhe shpëtuar nga anijet angleze.

Macja Oscar, në të treja rastet është gjendur duke lundruar në det të hapur e kapur në pjesë të lundrueshme të mbetura nga anijet e mbytura.

Pas herës së tretë Oscar doli në pension dhe vdiq në paqe në vitin 1955.

Ja pse ndonjëherë pyesin nëse macet kanë 7 apo 9 shpirtra (sqarim: macet janë si të gjitha kafshët e tjera dhe vriten dhe dëmtohen njësoj si to)!

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

Këtë e pëlqejnë %d blogues: