Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Reagimet e qenve kur janë përballë një… Magjistari

Reagimet e qenve kur janë përballë një… Magjistari

qente magjistareC’dokush që ka parë magjistarë të ndryshëm, apo siç i quajmë ne; prestigjatorë, në një moment apo një tjetër është përpjekur ta gjejë “magjinë” dhe mënyrën sesi këta presigjatorë e realizojnë atë.

Në varësi të zotësisë së tyre (magjistarëve dhe jo tonën), herë ja kemi harritur qëllimit dhe herë jo.

Po kafshët si reagojnë kur janë përballë një magjije?

Duke dashur që të na sjellë pikërisht këto reagime, prestigjatori Finlandez Jose Ahonen ka realizuar një “magji” me qen të rracave të ndryshme.

Qenve ju është ofruar një biskotë për qen dhe në momentin që bëhen gati ta marrin atë prej dorës së magjistarit, biskota zhduket.

Qentë reagojnë ndryshëm (në varësi të karakterit dhe tipit të qenit, apo jo?).

Disa kërkojnë me sy, disa me nuhatje dhe disa i lehin magjistarit Ahonen.

Megjithë nuhatjen e tyre të fortë ata të gjithë duken të habitur nga kjo zhdukje e menjëhershme e biskotës.

Edhe unë njësoj si këta qen (dhe si shumica tuaj besoj) po përpiqem të shoh se ku përfundoi biskota? Të paktën në dy raste mu duk sikur zhdukej nën mëngën (e krahut të djathtë) të magjistarit! Po ju si mendoni?

Ahonen është kujdesur të thotë se: “ Të gjithë qenve që morën pjesë në këtë numër shpjetësie, nu është dhënë një bisktotë si para ashtu dhe pas numërit magjik”.

Ndiqni videon e realizuar e cila vetëm pas 2 ditësh publikimi në Youtube i ka kaluar 6 milion shikues.

#Revista elektronike “Mjekësia Veterinare Shqiptare ”/telegraf


Na shkruani