Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Njihuni me Beyonce, këlyshi më i vogël në botë

Njihuni me Beyonce, këlyshi më i vogël në botë

Edhe pse vetëm 2 javësh , Beyoncè shumë lehtësisht mund të qëndrojë dhe mbahet në pëllëmbën e dorës.

 

 

Këlyshia e cila peshon vetëm 113 gram, rri qetë mbi një iPhone.

Sipas një raporti të marrë nga stacioni CBS , Sacramento , Beyoncè i quajtur kështu për nder të këngëtares e cila ka një këngë të titulluar ” I Mbijetuari ” ( Survivor) ,  është një nga pesë këlyshët e dalë nga kryqëzimi i Dachshund  me nje Chihuahua .

Casey është mamaja e Beyoncè e cila u gjend e braktisur dhe shtatzanë.Casey pasi u gjet nga policia e kafshëve u vendos që për arsye mbipopullimi të eutanizohej. Por ajo u mor nga fondacioni “Grace ” , një fondacion që merret me gjetjen e familjeve për birësim për kafshët e braktisura.

Pas pesë ditësh në 8 Mars, Casey lindi.Katër këlyshët e parë lindën pa asnjë problem, gjithsesi këlyshi i pestë , Beyoncè ishte jashtzakonisht e vogël,nënnormë dhe lindi pa rrahje zemre dhe nuk kishte frymëmarrjë gjithashtu.Dr Russell ,veterineri i fondacionit i cili ndodhej në momentin e lindjes mundi të rikthente atë në jetë duke mundur të vërë zemrën e saj shumë të vogël në punë , dhe themeluesja i fondacionit “Grace” , Beth  De Caprion i dha frymëmarrje gojë më gojë duke e ndihmuar që të jetonte.

Kur lindi Beyoncè ishte aq e vogël sa mund ta nxinte dhe një lugë.Që prej asaj kohe këlyshi është ushqyer c’do orë  dhe sipas fondacionit ajo është normal në gjithcka tjetër.Pas 2 javësh duke u ushqyer në mënyrë intensive ajo është rritur duke u bërë sa një iPhone.

Beyonce pritet të rritet duke u bërë jo më shumë se 3.2-3.3 kg.

Fondacioni “Grace” tashmë ka aplikuar për ta futur Beyoncè në librin Guinnes të rekordeve si këlyshi më i vogël i lindur dhe i mbijetuar.

Marrë nga stacioni televiziv CBS & ABC


Na shkruani