Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Mjek Veterinerë që kanë dhënë kontribute dhe në fusha të tjera! » Dr.Vasfi Samim Visoka, jo vetëm personalitet i shquar i Mjekësisë Veterinare(vazhdim)

Dr.Vasfi Samim Visoka, jo vetëm personalitet i shquar i Mjekësisë Veterinare(vazhdim)

Unë jam një “muxhahid”

vazhdim

.Por V. Samimit i japim të drejtë kur do të nënvizojë karakterin shqiptar të Janinës, që shpesh historianët tanë i marrin krahët apo nuk guxojnë ta thonë me plot gojën. Janina, kryeqendër e Çamërisë, e vilajetit shqiptar të Epirit, kryeqytet i Shqipërisë së Jugut, nuk ka si të ishte ndryshe nga hinterlandi i vet përveçse shqiptare. Populli tregon se Janina kish 18 lagje shqiptare, një lagjë vllehe dhe një çifute, po dhe këto dy të fundit shqipfolëse. Në 18 lagjet pjesa më e madhe qe e besimit kristian, e cila sipas traditës së njohur në Perandorinë Osmane kish shkollat rume, domethënë në greqisht, kurse pjesa tjetër muslimane në gjuhën turke-osmanisht. Mungesa e shkrimit të shqipes dhe mosnjohja e saj si gjuhë zyrtare e shqiptarëve kish këto konseguenca që fqinjët tanë grekë e të tjerë i kanë përdorur, që në bazë të ekuacionit ortodoks=grek të nxjerrin popullsinë shqiptare të krishterë si greke e të na nxjerrin “grekë” në Epir, në Çamëri.”.,. në punimin e vet për Samiun me përkthimet që ka bërë nga faqet e revistës, ato kanë të bëjnë me fushën e shkencës e të arsimit. Në secilin prej tyre shohim firmën e Samimit “Dr. V.S.”, si një “okej”
të viteve ’70 dr. Samimin, që e kish mbrojtur doktoraturën në Gjermani në vitet 1931-1932 për veterinari para një komisioni profesorësh të nderuar të Universitetit të Berlinit, u përpoqën ta detyrojnë ta rimbrojë atë përsëri, tashmë në moshën rreth të 60-ve. Dhe kur tani, pas katër dekadash bash në vitet 1971-1972, ajo nuk i njihej nga shteti monist. Për më tepër duhet të jepte provimet e filozofisë markiste etj. etj.

Unë jam një “muxhahid” thoshte ai, fjalë arabe e përdorur në turqisht në kuptimin “luftëtar”, i kish nxjerrë gjoksin jetës dhe e kish përballuar burrërisht atë., Por… Samimi “mbeti” zyrtarisht tek pragu i (gjermanë, rusë, turq, francezë, italianë, ballkanas etj.) e thërrisnin “herr profesor”. Bile në bisedat e tyre ata flisnin për “akademikun” Samim apo “akademisienin” Vasfi, dijetarin, savantin Vasfi Samimi. Po ç’të thuash për këto gjëra! Samimi ka shkruar deri në ditët e fundit që jetoi mbi 20000 (dymijë) faqe. Ku e ka gjetur kohën ky njeri për të shkruar kaq shumë? Kur ka ngrënë, kur ka pushuar? Kur ka fjetur?… Ç’mendje njerëzore! Ç’inteligjencë! Është për t’u admiruar”….

vasfi-samimi-nena-kosoveShkrimtari nga Shqipëria, Vasfi Samim Visoka, e kishte vizituar Kosovën disa herë në vitet 1940.
Nga këto vizita, ai kishte shkruar një libër të cilin e kishte titulluar “Shqipërija e vërtetë – Nëna Kosovë”. Libri ishte botuar në Shtypshkronjën e Shtetit në Tiranë në vitin 1943. “Shqipërija e vërtetë – Nëna Kosovë (1938 – 1943)” të autorit Dr. Vasfi Samim Visoka (1908 – 1981). Ky libër, i cili asht një udhëpërshkrim nga vizitat në Kosovë të këtij intelektuali dhe publicisti nga Mallakastra, asht botue nga Shtypshkronja e Shtetit në Tiranë, në vitin 1943 (Një citim i shkurtë nga libri: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor. Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut. Atmosfera e saj është e mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saj të shenjta valon një fuqi magjiplote. Në Kosovë për të parën herë njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar. Aty një qetësi e këndshme, një besim i sigurtë dhe një vetmohim i ëmbël, ia pushton zemrën, trurin dhe shpirtin çdo udhëtari. Aty parën herë besoni në vetvehten… Bukuria e Kosovës është bukuria e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë dhe shkëlqimi i saj është drita e së vërtetës…Botimi i këtij libri është shkak i arrestimit dhe burgosjes…

KALI I SKËNDERBEUT ËSHTË MONGOL

dr-vasfi-semimi-per-skenderbeun
Dihet se Dr. Samimi kishte një pasion të veçantë e admirim për kuajt. Dikur, në një bisedë me stafin që do të bënte të mundur instalimin e veprës madhore të skulptorit të popullit, Odhise Paskali, “Skënderbeu”, që sot mbretëron në Tiranë prej dekadash, ai thuhet se kishte shprehur rezerva për përmasat dhe racën e kalit që do mbante Heroin e madh shqiptar.Sipas Dr. Samimit, ai i përkiste racës mongole, gjë e cila sipas tij, nuk ishte e drejtë dhe realiste. Gjithsesi, ky fakt nuk na përcillet nga i biri, Genci, por vjen nga një studiues tjetër i veprës së tij, Dr. Laurant Bica, i cili ka njohur çdo detaj të jetës dhe veprës së Samimit, në Shqipëri e Stamboll. Vetë Dr. Bica është shprehur diku për të se: “Akademinë e kërkoja gjetkë, kur e e kisha kaq pranë…

Prof.Dr.Hamit Boriçi.

Dr.Vasfi Samimi-gazetar dhe publicist krijues.

nga-vasfi-samimi-dr-bilal-golemi

Përmes shkrimeve ne shohim Dr.Samimin gazetar dhe publicist krijues, që mbart dhe përcjell tiparet më të mira të publicistëve të brezit ‘30-’40, duke qenë vetëvetja dhe në këtë lëmë.Samimi me mjeshtëri praktikoi laryshinë e shkrimeve gazetarisë , lëveroii reportazhin, skicën , përshkrimin , portretin e vizatimit publicistik, duke u dhënë këtyre llojeve “jetë” nga jeta evet, nga bota etij letrare.Do të mjaftonte një vëzhgim, një sy vrojtues , pa pretendime , për analiza tërësore apo shteruese , për të krijuar një parfytyrim për mjeshtrinë dhe ndihmesën që Dr.Samimi Visoka ka dhënë dhe në këtë lëmë….

Autorit nuk do ti shkonte nëpërmend se po ai artikull publicistik i shkruar në gazetën (“Bashkimi Kombit” do të përdorej nga prokurori i gjyqit special të”armiqëve të popullit”, si akt akuzë kundër dijetarit , publicistit , kulturologut dhe sociologut Visoka… Në një Çast të tillë anarkie , komandanti i famshëm Alqiviadhi sulmoi brutalisht burrin e shtetit Themistokliun … ky i fundit nuk e mbrojti vetveten por mjaftoi vetëm duke thirrur :”Goditëm , por dëgjomë” (Patakson men,akuson dhe!) Në këtë thirrje emocionante të senatorit helenik fshihet sinqeriteti i madh atdhetar , të nderuarit e mendimit të tjerëve , një gjakëftohtësi , një logjikë e qartë një maturitet karakteristikë për burra shteti dhe një dëshirë e flaktë për gjetjen sëbashku të rrugës së drejtë !Më vonë, fjalët e Themistokliut hynë në historinë njerëzore dhe, me kalimine kohës , morrën kuptimine thellë të verseteve të librave të shenjt…

Klikoni këtu për të parë veprat e botuara ndër vite nga Dr Vasfi Samim Viskoka

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës