Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

 

Kemi folur për qen heronj!

Por në këtë artikull do të flasim për heronj të tjerë. MACEN!

macja heroNë videon që ka pushtuar botën e internetit do të shihni një mace që për të shpëtuar një prej fëmijëve të familjes, pa ngurruar, sulet drejt qenit duke e sulmuar atë.

Arsyeja që e detyroi të kryejë këtë veprim është thjesht pasi; ajo është një HERO e vërtetë, ajo e do shumë mikun e saj të vogël dhe për të do të bentë gjithcka!

Macja quhet Tara dhe ngjarja vjen nga Kalifornia, ShBA, ku në videon që do të shini tregohet një fëmijë, djalë i moshës 4 vjecare që po luan me bicikletë jashtë në oborrin para shtëpisë. Në momentin që fëmija po luan, qeni i komshiut nga shtëpia ngjitur, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë shkas e sulmon duke e kafshuar në këmbë.

Por ky është momenti kur vjen heroi ynë, macja Tara, që pa ngurrim do të quhet miku më i mirë i fëmijës së vogël, pa hezituar, sulmon qenin duke e shpëtuar në këtë mënyrë fëmijën nga dëmtime apo kafshimë të tjera. Në video duket sesi Tara, duke u treguar tepër e guximëshme, e ndjek dhe pasi sigurohet që qeni është larguar këthehet të kontrollojë gjëndjen e mikut të saj.

Djali i quajtur Jeremy (Xheremi), u dërgua në emergjencë ku plaga ju pastrua dhe ju qep.

Qeni është marrë nga Shërbimi i Kontrollit të Kafshëve, për tu mbajtur në karantinë sipas regullave në fuqi.

Rreth maces së tij, Tara, 4 vjecari Jeremy me të drejtë shprehet “ Tara është heroi im” .

Prindërit e djalit e morën macen para 6 vjetësh dhe thonë se gjithmonë ka qënë një lidhje e fortë mes Jeremy dhe maces tara, ajo gjithmonë flintë në krevatin e djalit!

Ajo që ne të gjithë kuptojmë nga kjo histori do të jetë: ” Nuk ka rëndësi nëse është një qen, mace, kalë apo kafshë tjetër, nëse ju do të silleni miqësisht ndaj tyre, c’ka do të merrni në këmbim do të jetë shumë herë më shumë”

Burimi informacionit: Foxnews.com

Telegraf/veterineret,com

Ju lutemi në rast referimi nga ky artikull përmendeni burimin e informacionit që është veterineret,com

Ndiqni videon e përgatitur nga Mjekësia Veterinare Shqiptare:

 


Na shkruani