Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur.

Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur.

Nga Dr Agim Nelaj

keci  Në tufat e dhive të porsa krijuara (raca Alpine), pse jo dhe në tufat e dhive të vëndit, gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës(2013-2014),u vrejtën mjaft dëmtime në keca.Kryesisht në keca të porsalindur.Nga telefonatat dhe kërkesat në fb,rezulton se ka patur shtrirje pothuajse në gjithë vëndin.Nëpërmjet këtij materiali,do të shfaq disa mendime dhe rekomandime modeste,për tu ardhur në ndihmë të interesuarëve, dhe të shërbej si eksperiecë.

Keci me bark të fryrë.

 keci me bark te fryre  Keci lind normal, nëna në gjëndje të mirë të ushqyeri.I porsalinduri,që në 2-3 ditët e para, shfaq si shënjë të dukëshme, fryrje barku.Një pjesë shfaqin edhe sindromin“ i kecit të ulur”.Eksperienca e jonë tregoj se: me shfaqjen e rasteve të para me fryrje barku,veç atyre që kanë shfaqje, trajtohen paraprakisht të gjithë kecat e porsa lindur. Për arsye se: kjo shfaqje prek 25-30 % të kecave të lindur,dhe nëse nuk trajtohen në kohë,mortaliteti arrin 50%. Trajtimi me antibiotikë bëhet që tre ditët e para.Kecit i jepet nga goja 1ml, dhe njëkohësisht 1ml i/m,( tre ditë).Njërin nga antibiotikët e poshtëshënuar:Lincomycin/spectinomycin,Enrofloxacin,Tylosin,Gentamicin sulphate,Penicilline etj. Praktikohet edhe dhënia e Sulfadimethoxazine,nga goja për pesë ditë.

Sindromi “ i kecit të ulur”.

kec i semure  Syndromi është gjetur tashmë përgjithësisht në tufat e dhive.Veçojmë këtu,mbarshtrimin intensive të dhive të importuara ( alpine).Sindromi ka tërhequr vëmendjen e rritsave. Mbajtja e bagëtive me prodhim të lartë qumështi në mjedise të ngushta, bashkë me kecat, u jep mundësi këtyre, të konsumojnë sasi të tepërt qumështi.Shfaqja vrehet herët, në kecat e moshës deri në dhjetëditëshin e parë.Përjashtim bëjnë kecat që ushqehen artificialisht. Keci konsumon sasi të tepërt qumështi,në mënyrë të përsëritur. Ai nuk është në gjendje ta tresi plotësisht atë,para se ta rimbushi përsëri stomakun.Kjo krijon një gjëndje të komplikuar,hera herës me shfaqje të një gjendje toksike.E cila shkakton një ngordhje të dhimbshme, që ndodhë shpejtë.Trajtimi i tyre bëhet me elektrolite ku në të mund të hidhet pak sulfat magnezi,një klizmë me pak sapun se shpesh nuk nxjerrin jashtëqitjen.Veprimet duhet të jenë të menjëhershëme për ta shpëtuar të voglin. Sindromi mund të shoqërohet me një infeksion bakterial në zorrë, këshillohet terapia me antibiotikë.

Rënia e temperaturës(hypotermia).

Temperatura e trupit 37.8 gradë C, është rrezikshmërisht e ulët. Ajo duhet të jetë mbi 38 gradë, që trupi të funksionojë normalisht.Temperatura mesatare duhet të jetë 38.5-39.5 grad C. Nëse temperatura është nën 37.8°C, gjëja e parë që duhet të bërë është që trupi të rimarri temperaturën deri në 38°C të paktën.Një mënyrë është futja e kecit në një qese plastike deri te qafa dhe zhytet në një enë me ujë të ngrohtë ( 40 °C deri në 41°C ). Mbahet në të për 5-10 minuta. Në qoftë se është ende e ulët, përsëritet proçesi deri sa temperatura të arrij deri në 38° ose më lart. Nëse është i dehidratuar, duhet përdorur ringer laktat.Kecit i injektohet nga 30 cc në çdo shpatull.Në kushte shtëpie mund të përdoret: 5 ml kafe e fortë e zezë, e përzier me 1 lugë gjelle shurup sheqeri.

Diarea e të porsalindurit

kecat me diarre   Diarrea është simptomë e një sëmundje – jo sëmundja vetë. Ndodh nganjëherë që keci të vetëpastrohet. Kjo është gjë e mirë.Organizmi përpiqet të jashtëqiti substanca toksike. Kjo kërkon kujdes,që mos të përdoren barna për përndalimin e diarres. Nëse diarrea nuk është e ujëshme,jo kërcënuese për dehidratim ,duhet kujdes në përdorimine barnave anti – diarre. Ndodh që rritësi të përdori barna që përdoren për fëmijët e vegjël.Njëri prej tyre është dhe immodiumi.Asnjëherë s’duhet dhënë Immodium kecave.Ai ngadalëson dhe ndonjëherë ndalon lëvizjen peristaltike të zorrëve. Qumështi,ngel i palëvizur në aparatin tretës, duke e keqësuar situatën. Në qoftë se diarrea është e ujëshme i jepet të Pepto – Bismol(6-8ml) deri në tri herë në ditë, për të qetësuar stomakun. Mund të përdoret Bikarbonat sode ose elektrolite, si një zgjidhje për rehidratimin.Përdoret Neomycin sulfate nga goja. Nëse kjo nuk është efektive,përdoret Sulfadimethoxazine. Nuk duhet filluar të ushqyerit vetëm me qumësht, deri sa jashtëqitja e kecit jetë kthyer në normë. Diare është komplekse. Shkaqet janë të vështira të identifikohen.Veçanërisht diarrea e të sapolindurit. Infeksioni me E.coli mund të ngatërrohet në ato raste, kur keci është i dobët dhe shoqërohet me syndromen e” qëndrimi i ulur”. Dallimi më i dukshëm është: i porsalinduri me infeksion E. coli shoqërohet me ethe.Ndërsa keci i dobët me syndrome, ka temperaturë nën normë. Kjo ilustron rëndësinë, se gjithmonë duhet marrë temperatura rektale e një keci. Përveç kësaj, ndërsa sindromi i ndodh që në lindje ose menjëherë pas kësaj, infeksionet bakteriale mund të ndodhin në çdo kohë.Diarrea e të porsalindurit mendohet të jetë E.coli ose Cryptosporidiosis, zakonisht këto janë infeksione që takohen më shpesh.Veçanërisht në mot të ftohtë dhe / ose i lagësht, por nuk kufizohen vetëm në këto kushte moti.Pa analiza laboratorike,diagnoza e saktë nuk është e mundur. Gjithësesi,një kec vogël,i porsalindur, cili nuk është aktiv, koka e të cilit është e venitur dhe bishti është i varur, që nuk po ha, i dehidratuar, me ethe, nuk ka probleme të frymëmarrjes ,por ka në përgjithësi diare,( pak gri ose të bardhë) me një erë shumë të veçantë – të gjitha këto shënja klinike tregojnë për infeksion të E.coli.

Infeksionet koliforme

Kolibacilosa septicemike;Sëmundja më së shpeshti ndodh në 2 javët e para të jetës.I posalinduri tregon shënja depresioni progresiv dhe karavatje e ndjekur nga një diarrea e hollë e ujëshme. Zhvillimi i sëmundjes varet nga virulenca, serotipi coli dhe ndjeshmëria e kecit. Mikrorganizmat oportune të coli E. kalojnë përmes kërthizës ( më e zakonshëme),hundëve, apo rrugëve orofaringeale. Shenjat klinike zhvillohen rreth 24 orë pas infektimit.Lezionet pasngordhjes përfshijnë hemoragji petekiale dhe ekymotike në sipërfaqet serose . E. coli mund të izolohet në organet e ndryshme.Analiza (kultura fekale / është me vlerë të kufizuar për shkak se koliformet janë banorë normal në traktin e zorrëve.Me rëndësi janë: minimizim i stresit të mjedisit, kushte të ngrohta, shtresë e thatë dhe ushqim i përshtatshëm.

Kolibacilosa enterike;Diarrea zakonisht ndodh në 7 ditët e para të jetës. Jashtëqitjet janë fluide dhe me ngjyrë gri në të bardhë deri në të verdhë të zbehtë. Bishti i tyre është vazhdimisht i përlyer.Keci i prekur paraqet gradualisht: dobësi,depresion, mungesë oreksi dhe përkeqësim të dehidratimit.Të porsalindurit e prekur ose shërohen ose ngordhin brenda 5 ditëve. Keci që nuk ka marrë sasinë e mjaftueshme të kulloshtrës rrezikohet. Mjediset e pista, të ngushta pa ndriçim janë vatra të kolibacillosës enterike,e shkaktuar nga shtame te E. coli që janë enterotoxigenice. Keci me diarre ( pa marrë parasysh etiologjinë ) humbin sasi të mëdha kryprash me lëngjet si : kalium, natriumi , klorur, bikarbonat,dhe zhvillohet acidosa metabolike.Hypoglycemia është gjithashtu një gjetje e përbashkët për shkak se të posalindurit nuk kanë rezerva të mjaftueshme.

Trajtimi me barna: Rezultatet më të mira arrihen kecat injeksionekur trajtimi është “ agresiv”, i nisur herët në rrjedhën e sëmundjes. Shënim : një kec i porsalindur është në thelb një monogastrike.Terapia e vazhdueshme e lëngjeve ( 2,5-5 ml / kg / orë ) rekomandohet për të sëmurin kritike deri në rihidratim dhe stabilizim.Më tej mund të rehydratohet nëpërmjet gojës.Zgjedhje e mirë fillestare, është përdorimi i antibiotikëve.Më tej përdoren Sulfonamidet ( sulfadimethoxine ,sulfachlorpyridazine ) që kanë një spektër të mirë Gram negativ, por janë bakteriostatik. Shërbime të tjera mbështetëse janë:
Trajtimi me lëngje është trajtimi më i rëndësishme ! Dehidratimet e rënda : trajtohen me lëngje nënlëkurë. Në kecin që dehidratimi është i moderuar, terapi orale është një rrugë efektive. Zgjidhja alternative është dhënia nëpërmjet gojës e elektrolitëve në çdo 6 orë me qumësht . Të ushqyerit e vazhdueshëm me qumësht( gjatë diarres), mbështet rritjen e kecit diarreik dhe promovon rigjenerimin e mukozës së dëmtuar.Në elektrolitet e përdorur për rehydratim, bikarbonati është agjent i mirë alkalinizues gjithashtu përdore electromix ës e kombinuar sulfamicin k. Si burim i energjitik( glukozë) shtohet në radhë të parë, për të lehtësuar marrjen e zvogëluar të elektroliteve në zorrë. Niveli i energjisë në të gjitha këto formulime është i pamjaftueshëm për të përmbushur të gjitha kërkesat me kalori të kecit . Në fakt keci ngordh më shpejtë, në se nuk i jepet ushqim për më shumë se 48 orë !Trajtimi me barna; Flunixin meglumine ( 1 mg / kg IM – 12-24 orë ) për efektin anti – prostaglandin ( anti – sekretues ); Bismut subsalicylate ( pepto bismol ose përzierje korrigjuese ) 2-4 ml / kg, nga goja, çdo 6 orë për efekt anti–prostaglandin lokale.Përdorimi i antibiotikëve bëhet siç është përshkruar më lart.Kujdes! Terapia me antibiotikë është e rezervuar për rastet e diarresë, ku një agjent bakteriale është i dyshuar.Rastet e pakomplikuara janë të vetë – kufizuar dhe simptomatike për vetëm 1-2 ditë. Megjithtë, infeksionet e mesme që ndodhin zakonisht, ndikojnë në rrjedhën përfundimtare klinike., Në ethe (mbi 39.5 gradë ) mund ti jepet gjysma e një aspirine.Me efekt të mirë është dhe përdorimi i Nuflor(florfenicol) dhe Excenel RTU(ceftiofur hydrochloride)dhe Naxcel( ceftiofur natriumi).Përdorimi fillon me një gjysmë ( 1/2 ) cc për të sapolindur dhe duhet të jepet për pesë ditë rresht.

Vazhdim : Probleme shëndetësore të kecave të porsalindur-pjesa e dytë

Solli për revistën “MJekësia Veterinare Shqiptare” Dr Agim Nelaj

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë.

Në rast referimi nga ky artikull ju lutem përmendeni autorin dhe burimin e informacionit e marrë nga veterineret.com


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: