Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Shpendët » Lija e shpendëve në Shqipëri

Lija e shpendëve në Shqipëri

Gusht 2021

Përgatiti Profesor Kristaq Bërxholi

Virolog-imunolog

LIJA E SHPENDEVE NE VENDIN TONE

Ka filluar të shfaqet ne vendin tone, semundja e difteriovarioles. semundje mjaft demprurese. Prek me shume shpendet qe nga mosha 8 javeshe deri ne 12 javeshe. Por semundja mund te preke edhe shpendet e rritur. Shenjat klinike jane karakteristike. Me poshte do ju tregojme foto te shpendeve te prekur.


Difteriovariola apo lija e pulave, shkaktohet nga nje virus i familjes se poxviruseve. Prek thuajse te gjitha llojet e shpendeve. Prek edhe shpendet e egra si shqiponjat etj.
Klinika eshte mjaft e qarte. Lezionet shpesh jane te shprehura me se miri. Semundja, me te rene ne tufe, perhapet shume shpejt.
Nese verehet ne nje tufe, fatkeqesisht gjithe tufa duhet te eliminohet. Ne shpendet familjare shkakton deme te medha.
Shkaku i shfaqjes se kesaj patollogjije eshte mungesa e profilaksise, si pasoje e mosvaksinimit ose perdorimi i vaksinave qe nuk japin efektin e duhur (psh te skaduara).
Ne tufat, ku nuk eshte bere vaksina, semundja perhapet shume shpejt dhe shkakton vdekje masive.
Luftimi
Lija e shpendeve ka nje vaksine te efektshme.
Mos vaksinimi rrezikon tufen. Shperthimi eshte i lidhur gjithmone me mungesen e imunitetit. Imuniteti nga vaksina eshte mjaft i forte dhe zgjat thuajse 1 vit.

Vemendje per ju: fermere, shpenderrites, pronare te komplekseve te shpendeve:
VAKSINONI shpendet kunder difteriovarioles. Vaksinimi garanton tufat e shpendeve. Vaksina krijon imunitet te forte e afat gjate.

Virusi qarkullon vazhdimisht ne vendin tone. Shpendet grabiqtare qe preken nga difteriovariola, si pasoje e konsumimit te kufomave te shpendeve te vdekura nga kjo semundje, mund te bejne perhapjen e semundjes.
Semundja perhapet me anen e mushkonjave te llojit culex dhe aedes.
Vaksina eshte e suksesshme. mjekimi paliativ, nuk eshte efikas.
Difteriovariola nuk eshte zoonoze e rrezikshme. gjithsesi mos lejoni femijet te qendrojne afer shpendeve te semura!
Mos lejoni femijet te merren me shpende te semura!

Gusht 2021

Nga Prof. Dr. Kristaq BËRXHOLI
Ju lutemi në rast referimi të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: