Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Të njohim racat e vendit/autoktone » Raca Autoktone e Gjedhit “BUSHA”

Raca Autoktone e Gjedhit “BUSHA”

Revista Mjekesia Veterinare Shqiptare: Rraca e lopëve “BUSHA”

Përgatiti :As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema

Shqiptarët janë marrë kryesisht me blegtori qysh në kohrat më të lashta. Kjo lidhet me kushtet klimatike – tokësore që ofron rajoni për mbarështimin e kafshëve. 

Në fillim të shekullit XX, në Shqipëri ka ekzistuar vetëm gjedh i racës lokale i cili përmendet në disa shkrime të kohës me emërtimin Ilyric Dwarf Cattle. Ai klasifikohej në grupin e Bos.Taurus Branchycherous. 

Për shekuj, gjedhi është konsideruar si një tregues i shëndetit, edhe sot për disa popuj e kultura, pronarët e gjedhit mbeten si simbol i shëndetit dhe kryesor në ekonominë ku shiten ose blihen, në treg. 

Karakteristikat fenotipike të lopës BUSHA 

Lopa Busha është një lopë autoktone e Alpeve të Shqiperisë populacioni i së cilës ka ekzistuar në këto treva. Kjo gjë është vërtetuar nga shumë studiues të vendit dhe të huaj ku në shkrimet e tyre e kanë quajtur me emërtimin Ilyric Dwarf Cattle. Po sipas këtyre autorëve nga lopa Busha e Lekbibajt origjinon lopa Busha e mbarështuar në Mal te Zi, Kosovë dhe në disa treva të veriut si Dukagjini i Shkodrës, fshatrat malore të Kukesit e më gjerë. 

Përshkrimi: Trup të shkurtër, skelet të fortë, vithe të ngushta dhe gji të pazhvilluar. Kokë të madhe, mandibulat të zhvilluara, sy me orbit të zhvilluara. Ngjyra e mantelit e kuqerremtë, kafe ose kafe e hapur, me nuancë gri. 

Për të kryer vlerësimin fenotipik u selektuan 3 ferma nga 14 të tilla në këtë zonë: Pjetër Leka, Gjergj Kol Buçaj, Viksan Lek Lekaj. 

U vlerësuan disa tregues të përmasave trupore në 12 krere lope “Busha” si më poshtë:

Në vitet e fundit të shekullit XX kjo lopë nuk u ndikua nga proçesi intensiv i kryqëzimeve ose zëvëndësimi me raca ekzotike për arsye të shtrirjes gjeografike të këtyre zonave Alpine dhe për epërsinë e saj në disa tregues kryesore të prodhimit që i përshtaten kushteve konkrete të këtyre trevave. 

NË KËTË ZONË MBARËSHTIMI I SAJ PËRBËN NJË FAKTOR TË RËNDËSISHËM PËR PRODUKTET QUMËSHT E MISH E NËNPRODUKTET NGA QUMËSHTI. 

Brirë të shkurtër të kthyer përpara lartë, të hollë e dhe me majë. Buzët të bardha dhe ekstremitete të zbardhura, vulva e zezë. Project: Conservation of Agrobiodiversity in Rural Albania (CABRA) 60 61 GIZ GIZ Project: Conservation of Agrobiodiversity in Rural Albania (CABRA) Nga matjet biometrike rezulton zhvillimi tipik i ekotipit në arealin e vet. Lopa Busha hyn në grumbullin e lopëve Europiane me brirë të shkurtër e cila sipas kërkimeve të shumë studiuesve rrjedh nga lopa e vogël prehistorike, e egër. Adametz–i e quajti lopa Ilirike, ku sipas ndërtimit të kokës dhe skeletit ka lidhje të ngushta gjenetike me disa lloje lopësh të maleve Karpate, prej të cilave rrjedh lopa e kuqe Poloneze. 

Treguesit fenotipikë të Bushës, pësojnë ndryshime në vartësi të zonave ku shtrihen, mbarështimit dhe të ushqyerit, ku në kullota e livadhe të mira ka një zhvillim më të mirë të trupit (lartësia në xhidavi) peshë më të mëdha trupore etj. Në vëndet e varfëra në kullota , lartësia në xhidavi shkon mesatarisht 100 – 115 cm dhe pesha trupore 180 – 200 kg. Kurse në zona me kullota të mira, këta tregues ndryshojnë (lartësia në xhidavi 120 – 125 cm, pesha trupore 250 – 280 kg e me shumë). Thundra ngjyrë gri në të zezë, gjatësia 5.2-6.5 cm, gjerësia 7-10 cm. 

Këto përmasa të thundrës garantojnë një qëndrim solid gjatë veprimtarisë jetësore të lopës. 

 LOPA BUSHA NË ZONA TË NDRYSHME NDRYSHON EDHE SIPAS PIGMENTIT TE MANTELIT , ATO PARAQITEN: NGJYRË HIRI E HAPUR, GRURI, NGJYRË GËSHTENJË , GËSHTENJË E ERRËT, E KUQE DHE KREJT E ZEZË. 

Lopa Busha me mantel ngjyrë të zezë – janë më të rralla, ato ngjyrën e zezë e kanë të hapët dhe shumë rrallë krejt të zezë, dallohen me vijën në formën e ngjalës gjatë kurrizit dhe turirin si të kaprollit. 

Lopa Busha me mantel ngjyrë të kuqe – Ngjyrën e ka të shkallëzuar që nga e kuqja e errët deri në vishnje por shumë rrallë me ngjyrë të kuqe të hapët, turiri është i errët ose i zi, thundrat e errëta ose të zeza, brinjët ngjyrë gri me maja të errëta, xhufkën e bishtit e ka të zezë. Nga pikëpamja e ndërtimit të trupit, kokën e ka të ngushtë e të gjatë, ballin të ngushtë e të shkurtër në krahasim me pjesën e gjatë të fytyrës, brirët dalin anash prej eshtrave ballore me drejtim përpjetë, me maja të kthyera përbrënda. Kraharorin e ka të thellë e të ngushtë, si rezultat i lëvizjeve të shumta në kullotat malore, bishti është i hollë dhe i gjatë i cili mbaron me një zhufkë prej qimeve të gjata e të zeza, këmbët të thata e të holla dhe shumë të forta, gjiri në shumicën e rasteve është i pigmentuar me qime të dëndura dhe shpesh herë të gjata.

Lopa Busha me mantel ngjyrë të murme – (gështenjë) – lëkurën, thundrat dhe majat e brirëve i kanë të pigmentuara errët. Shpesh herë tek këto lopë dallohen pika të bardha në ballë, bark etj . Lopa Busha me mantel ngjyrë të zezë – janë më të rralla, ato ngjyrën e zezë e kanë të hapët dhe shumë rrallë krejt të zezë, dallohen me vijën në formën e ngjalës gjatë kurrizit dhe turirin si të kaprollit.

Lopa Busha me mantel ngjyrë të hapët – Turirin e kanë të dukshëm mirë (si të kaprollit), vithet dhe faqet i kanë të pigmentuara më errët , barku, pjesët e brëndëshme të këmbëve dhe gjiri janë më ngjyrë të hapët. Lëkurën, thundrat dhe mukozën e kanë të pigmentueshme. 

Të dhëna krahasuese morfologjike

Siç del nga tabela , për rreth 90 vite, ndryshimet në treguesit morfologjike janë të vogla. Mendojmë që këto ndryshime nuk vijnë si rezultat i një kryqëzimi ose zëvëndësimi me raca ekzotike, por nga:

• Seleksionimi i vazhdueshëm i vetë fermerit për rritjen e prodhimit;

• Ritja e kujdesit për mbarështimin dhe të ushqyerit e kësaj lope.

Për këtë arsye, forcohet mendimi se gjedhi i sotëm në këto treva, është pasardhës direkt i popullatave të dikurshme të gjedhit lokal të Alpeve të Shqipërisë. Sistemi i prodhimit: Lopët mbarështohen në ferma të vogla familjare, 1-2 krerë/fermë, në kushte e sistemit extensive. Lopët strehohen në mjedise të thjeshta të ndërtuara pranë shtëpise. Në periudhën mars – nëntor ushqimi kryesor është kullota, me pak shtesë ushqimi të koncentruar për lopët që janë në muajt e parë të laktacionit. Gjatë dimrit mbahen në stallë. Ushqehen kryesisht me ushqime të thata të pergatitura gjatë verës dhe me rreth 2-3 kg misër ose hime/ditë. 

Të ushqyerit dhe Ushqimet -Duke u nisur nga kullotat gjeo-klimatike të shtrirjes së zonës Nikaj – Mërturit ( mes Alpeve të Shqipërisë ) ku lopa Busha mbarështohet, në ekonomine familjare të kësaj zone Alpine, që shtrihet nga lartësite 300 – 1000 m mbi nivelin e detit, ( fshatrat e banuara ) të ushqyerit dhe ushqimet për lopën Busha kanë një specifike të veçantë, pasi janë të ndryshme gjatë vitit: 

• Të ushqyerit dhe ushqimet gjatë dimrit;

• Të ushqyerit dhe ushqimet në pranverë dhe vjeshtë; 

• Të ushqyerit dhe ushqimet gjatë periudhës së verës. Siç del nga tabela , për rreth 90 vite, ndryshimet në treguesit morfologjike janë të vogla. Mendojmë që këto ndryshime nuk vijnë si rezultat i një kryqëzimi ose zëvëndësimi me raca ekzotike, por nga: 

• Seleksionimi i vazhdueshëm i vetë fermerit për rritjen e prodhimit; 

• Ritja e kujdesit për mbarështimin dhe të ushqyerit e kësaj lope. Për këtë arsye, forcohet mendimi se gjedhi i sotëm në këto treva, është pasardhës direkt i popullatave të dikurshme të gjedhit lokal të Alpeve të Shqipërisë. 

Sistemi i prodhimit: Lopët mbarështohen në ferma të vogla familjare, 1-2 krerë/fermë, në kushte e sistemit extensive. Lopët strehohen në mjedise të thjeshta të ndërtuara pranë shtëpise. Në periudhën mars – nëntor ushqimi kryesor është kullota, me pak shtesë ushqimi të koncentruar për lopët që janë në muajt e parë të laktacionit. 

Gjatë dimrit mbahen në stallë. Ushqehen kryesisht me ushqime të thata të pergatitura gjatë verës dhe me rreth 2-3 kg misër ose hime/ditë. Për shkak të kushteve të krijuara nga reshjet e shiut e sidomos të dëborës dhe temperaturave të ulta që janë të pranishme nga fillimi i muajit nëntor deri në mesin e muajit prill, pra rreth 6 muaj, lopët mbahen në regjim stallor. 

Ushqimet që përdoren gjatë kësaj periudhe, sigurohen gjatë muajve të verës dhe vjeshtës. Ushqimet që përdoren janë : bari i thatë i liavdheve, bar jonxhe, kashta e misrit, kashtë fasule, koçane misri dhe koncentratë (misër i bluar dhe hime). Gjatë kësaj periudhe, ushqimet e njoma dhe silazhi nuk përdoren pothuajse fare. Përgatitja e ushqimeve për periudhen e dimrit: Ushqimi bazë gjatë periudhës së dimrit është bari i thatë i livadheve. Bari i jonxhës përdoret shumë pak pasi sipërfaqja e pamjaftueshme e tokës are përdoret për misër, perime, patate etj. Bari i thatë sigurohet nga livadhet e bjeshkës dhe tokat inproduktive afër shtëpive ( mezhdat ).

Fermerët kanë një traditë shumë të mirë në përgatitjen e barit i cili kositet në muajin qershor në mezhdat dhe në fundin e qershorit e fillimin e korrikut në livadhet e bjeshkëve. Bari ka një vlerë të lartë ushqimore ( 0.54 NjU për Kg/fizik ). 

Bari përbëhet nga graminore 48.5 % , bishtajore 23.36 % dhe specie të tjera 28.13 %. 

Aktualisht rendimenti i barit të thatë nga livadhet e bjeshkëve e kullotave alpine varion nga 2 – 3 ton masë e thatë për Ha, një nivel i ulët prodhimi si rezultat i praktikave të pamjaftueshme të mirëmbajtjes së livadheve e kullotave . 

Bari i thatë ruhet kryesisht në mullarë ose në hangarë të përgatitur pranë stallave.

Kashtërat (misër, fasule) koren në fundin e muajit shtator dhe gjatë muajit tetor. Ruhen në mullarë dhe përdoren si ushqim për lopët gjatë dimrit, pasi u hiqet kërcelli (kashta e misrit). Koçanet e misrit përdoren nga shumë fermerë, pasi bluhen së bashku me misrin në mullinj të posaçëm (disa varietete misri) të zonës. Nga mesi i muajit Prill dhe gjatë muajve Maj, Shtator, Tetor si ushqim kryesor në racionin ditor për lopët, janë kullotat afër shtëpive (verri) ku shfrytëzohen bimët e tokave inproduktive bari e gjethet e bimëve në zonat e shkurreve e të dushkut, dhe tokat e liruara nga kulturat bujqësore në muajt Shtator – Tetor. Gjatë kësaj periudhe lopëve të qumështit u jepet në mëngjes 0.5 – 0.7 kg. koncentrate (miell misri + hime) si supplement . Të ushqyerit dhe ushqimet (Qershor – Korrik – Gusht.- Gjatë kësaj periudhe, lopët mbahen në bjeshkë (livadhet e kullotat alpine) 1000 – 1800 m mbi nivelin e detit. Në bjeshkë çdo familje apo grup familjesh ndërtojnë stanet (stallat) për lopët. Stanet ndërtohen me gurë ose shtylla druri të mbuluara me dërrasë, për të mbrojtur kafshët nga rreshjet ku, përpara çdo stani janë të ndërtuara vathet (padok) për qëndrimin e lopëve. Meqënëse në bjeshkë burimet e ujit janë të shumta, stanet ndërtohen pranë burimit të ujit dhe në livadhe piktoreske. Diversiteti i lartë i habitateve të zonës Alpine, me shumllojshmërine e bimësisë, burimeve ujore dhe klimën e përshtatshme malore, krijon kushte shumë të favorshme për mbarështimin e lopës Busha në këtë periudhë. Ajo u është përshtatur mjaft mirë këtyre kushteve duke i shfrytëzuar ato me së miri për ti dhënë fermerit prodhime qumështi, mishi e nënproduktet e tyre shumë cilësore dhe të preferuara. Kullotat në këtë zonë duke qënë heterogjene, përmbajnë të gjithë elementet e nevojshëm ushqimorë për mirëmbajtjen trupore dhe prodhimin e qumështit etj.

Racionet ushqimore të përdorura kanë nevojë për suplementime dhe veçanërisht këto vite të fundit që thatësira është prezente në bjeshkë. Suplementimi i racionit ushqimor me concentrate në periudhën e ndërzimit është mjaft efektiv.

Busha cattle of Kosovo - Home | Facebook

Riprodhimi në gjedhin Busha: Lopa Busha, pjekurinë seksuale e arrin më vonë se lopët e kultivuara dhe për pasojë edhe zhvillimin trupor. Gjithashtu edhe demushet e arrijnë me vonesë pjekurinë seksuale edhe atë trupore. Afshi i parë shfaqet rreth 14 muaj për mëshqerat dhe futen në ndërzim rreth 14-15 muaj me peshë 160-180 kg. Aktualisht në tufat e lopëve Busha në këtë zonë, fermeret priren t’i nderzejnë mëshqerat më herët dhe me peshë më të vogël çka ka sjellë pasoja negative në prodhimin e tyre. Në zonë ka fermerë që janë shumë të kujdesshëm dhe vlerësojnë këto momente kritike për prodhimin e ardhshëm. Tufa e tyre e tregon qartësisht me peshë trupore të kënaqshme dhe prodhim qumështi gjithashtu. Zhvillimi trupor është një tregues mjaft i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë nga fermerët për të te ardhmen e prodhimit të qumështit.

• Riprodhimi i lopëve realizohet nëpërmjet ndërzimit natyral të pa-kontrolluar. Ndërzimi i lopëve bëhet natyral me dema të prodhuar brenda tufave. Demat e ndërzimit ndërrohen çdo vit për të evituar bashkëgjaksinë. Në përgjithësi lopët shfrytëzohen deri në pjelljen e pestë.

• Kemi sezonalitet të theksuar nga ku pjelljet e periudhës janar-mars evidentojnë ndërzimet e kryera gjatë periudhës prill-korrik dhe pjelljet e periudhës shtator- dhjetor i korespondojnë ndërzimeve të kryera dhjetor-mars. Ky sezonalitet kushtëzohet nga të ushqyerit dhe zhvillimit të vegjetacionit në kullotat natyrale.

Fermerët jane këshilluar rreth trajtimit të demushave reproduktorë duke filluar nga trajtimi suplementar i racionit ushqimor, para dhe gjatë sezonit të ndërzimit. Për këtë moment të rëndësishëm jane argumentuar gjerësisht efektet positive në rritjen e nivelit të fekondimit dhe për pasojë rritjen e nivelit të riprodhimit të tufat e lopeve. Gjithashtu, eshte trajtuar edhe suplementimi i racionit ditor gjatë periudhës së ndërzimit. 

Burimi informacionit: Autorë: As.Prof.Dr. Fatmira Sula / Atif Dema

Ndalohet ribotimi pa lejën e redaksisë së revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Në rast referimi përmendni autorin dhe burimin e informacionit

Këtë e pëlqejnë %d blogues: