Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Përfitimet që kanë fëmijët nga kafshët e shoqërimit

Përfitimet që kanë fëmijët nga kafshët e shoqërimit

Kafshët e shoqërimit (qentë dhe macet) kanë një rol të rëndësishëm në jetën e njërëzve dhe ato shpesh janë cilësuar si një “pjestar i familjes”. Ato janë burim i vazhdueshëm i kënaqësisë, miqësisë dhe argëtimit.

Shumë familjarë e dine rëndësinë e mbajtjes së një kafshe shoqërimi në familjet e tyre, veçanërisht nëse ata vetë si fëmijë kanë pasur mardhënie të ngushta të sukseshme me kafshët.

Prindërit tradicionalisht kanë inkurajuar fëmijët që të respektojnë dhe të kujdesen për kafshët me besimin se kjo do t’iu mundësonte fëmijëve të bëhen më të kujdeshëm, të dhimbshëm dhe përgjegjshëm në jetë.

Ka një rritje të kërkimeve që provojnë se shoqërimi me kafshë ka përfitime të konsiderueshme edukimi tek fëmijët. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët bashkëveprojnë me kafshët kanë nivele më të larta të vetë-vlerësimi, kanë më tepër besim, janë më të ndjeshëm dhe kanë aftësi sociale më të mira.

Shpesh kemi dëgjuar histori ku tregohet sesi kafshët kanë ndihmuar për të rritur besimin tek fëmijët.

Shembujt tregojnë sesi fëmijët me vetë-vlerësim të ulët flisnin më kafshët në një mënyrë që nuk do ta bënin me njerëzit. Këta fëmijë ndjehen më të qetë dhe më të sigurt ta bëjnë një projekt që ju është besuar, në praninë e një qeni apo kafshe tjetër shtëpiake. Për ta është shumë lehtësues fakti se nuk do të hasin shikimin qortues të të rriturëve kur bëjnë një gabim. Ata (fëmijët) e kuptojnë se qeni apo macja që është prezent nuk do ti paragjykojë për gabimet e bëra. Shpesh këta fëmijë ( në studimet e kryera) krijojnë dhe bashkëbisedime me kafshët që janë prezënt në dhomën e studimit dhe kjo gjë i ndihmon ata në mënyrë për ta kuptuar më mirë një problem apo vështirësi që hasin gjatë kryerjes së projektit. Prindërit, mësuesit dhe terapeutistët mud të shfrytëzojnë interesin e fëmijëve në kafshët për ti inkurajuar ata të flasin për problemet, për të kapërcyer druatjen dhe për të lehtësuar shoqërimin me fëmijët e tjerë.

Ka edhe dëshmi që tregojnë sesi fëmijë me çrregullime emocionale apo sociale, kanë përfituar jashtëzakonisht nga prezenca dhe lidhja me një kafshë shoqërimi.

Studimet të kryera në një shkollë eksperimentale në Australi zbuluan pjesëmarrje më të mirë në klasat e shkollës ku nxënësit dispononin maska kafshësh. Në këto klasa u vu re se nxënësit vinin jo vetëm me dëshirë në shkollë por tregonin dhe më shumë interes gjatë orës së mësimit.

Po ashtu në Austri në një studim u zbulua një përmirësim në sjellje, pjesmarrje më të mirë, nivel më të lartë bashkëpunimi midis fëmijëve, dhe reduktimin e nivelit të zhurmave në klasa pas futjes së qenve dhe prezencës së tyre në klasat e një shkolle filloreje.

Në SHBA qentë po përdoren sa vjen dhe më shpesh në programet ku fëmijët lexojnë për qentë. Qentë paraqiten për të dëgjuar me qëllim që, të mos ndërpresin dhe mos korrigjojnë fëmijën. Leximi i fëmijëve ka pasur një përmirësim të shkëlqyer.

Studimet e fundit evropiane kanë treguar se pronësia e qenit ushtron ndikim mbrojtës mbi sjelljen e të rinjve – duke reduktuar gjasat e tyre për t’u bërë të përfshirë me kulturën e bandës, drogës apo krimit.

Fëmijët në familjet që posedojnë qen kanë gjithashtu vlera më tradicionale, arritje akademike më të mirë dhe respekt më të madh për prindërit e tyre.

Kur fëmijëve ju mësohet sesi të sillen dhe të kujdesen për kafshën, këta fëmijë gjithashtu fitojnë aftësi themelore të nevojshme që do ju nevojiten si prindër të ardhshëm. Përveç kësaj, kalimi nëpër vitet e adoleshencës – një kohë e vështirë për shumë të rinj- lehtësohet nga shoqërimi me një mik ( kafshë ) jo-gjykuese, ndonjëherë përkrahës, ku këta të rinj mund tu tregojnë apo besojnë sekretet dhe shqetësimet e tyre.

Qeni dhe kafshët e tjera janë gjithashtu një ndihme vërtet e madhe për fëmijët me autizëm. Ndonjëherë fëmijët që kanë shfaqur probleme në të folur, fillojnë të flasin me qenin dhe gradualisht mësojnë aftësitë bazë të komunikimit.

Magjia e kafshëve shkon përtej terapeutikës dhe edukimit duke sjellë përfitime fizike gjithashtu edhe shëndetësore.

Një nga përfitimet më të dukshme është ajo e stërvitjes –

Ecja me qenin ose duke luajtur me një mace është një mënyrë e shkëlqyer për njerëzit që të djegin disa kalori. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur stilet e jetës po bëhen gjithnjë me aktivitet të kufizuar dhe obeziteti është një problem në rritje për fëmijët dhe të rriturit.

Shumë familje tani po blejnë kafshë shtëpiake për të inkurajuar fëmijët, veçanërisht djemtë, që të shpenzojnë më shumë kohë në botën e “vërtetë”, dhe jo “virtuale”.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se kafshët shtëpiake kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit të imunitetit të një fëmije. Fëmijët që jetojnë me një mace ose qen në vitet e para të jetës kanë prezenca më të ulta të astmës dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë alergji të ndryshme.

Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se sistemi imunitar i fëmijëve (veçanërisht në mes të moshave pesë dhe tetë vjeç ) tek familjet që mbajnë kafshë shtëpiake janë më të qëndrueshme se ato të fëmijëve nga familjet që nuk zotërojnë kafshë – duke rezultuar që fëmijët që zotëronin kafshë janë më mirë në gjendje për të shmangur sëmundjet.

Ndërveprimi me kafshët shtëpiake gjithashtu mund të ndihmojë për lirimin e endorfinës në tru. Nje numer i spitaleve tani përfshijnë një program të terapisë për kafshë shtëpiake, qëllimi është që pacientët të ndihen të relaksuar dhe të rehatshëm duke pasur kafshë në një mjedis mjekësor. Bashkëveprimi pozitiv duke përkëdhelur kafshët është provuar gjithashtu që ta përshpejtojë procesin e rimëkëmbjes së pacientit.

Shumë organizata mund të ofrojnë vizita dhe në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe të kujdesit social dhe të shkollave nga kafshët e licensuara dhe të diplomuara për terapi të ndryshme.

Ju mund të pyesni përse prezenca e kafshëve është një ndihmë kaq e madhe?

Kjo ndodh për shkak se fëmijët shpesh e kanë më të lehtë të lidhen me to (bota e të rriturve shpesh është mjaft konfuze) dhe ata e dinë se kafshët nuk do t’i gjykojnë, nuk do të ‘tradhëtohen’ nga ato, dhe nuk do t’iu tregojnë përralla.

Prania e kafshëve në institucione krijon një atmosferë më të thjeshtë dhe më pak frikësuese.

Fuqia e magjisë së kafshëve është në të vërtetë shumë e madhe.

Teksti nuk lejohet të përdoret pa lejë të redaksisë të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare.
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Artikulli u soll për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare nga studenti Marjo Zaka.

Student pranë Fakultetit të Veterinarisë Tiranë.

Maj 2017