A e dini kush është akuariumi më i madh në botë?
Akuariumi që ze vëndin e parë në botë për nga madhësia gjendet në Georgia (lexo Xhorxhia), Atlanta në SHBA.
Në këtë akuarium jetojnë afërsisht 120.000 kafshë, që përfaqësojnë 500 specie të ndryshme të cilët jetojnë në 32.000 m3 ujë oqeani të freskët.
Akuariumi i Georgias është i vetmi insitut jashtë Azie që ka në përbërjë të tij Peshkaqenët Balena. Peshkaqenët mbahen në një hapësirë gjigande ku ndodhen plot 24 milion litër ujë.
Ky akuarium është hapur në Nëntor 2005, për hapjen e tij u shpenzuan 250 milion dollarë amerikanë të mbeldhura nga donacione të ndryshme. Miliona turistë ë vizitojnë këtë akuarium përgjatë 1 viti.
Për të bërë të mundur që të vizitohen gjithë ambjentet e tij duhen disa muaj kohë dhe shumë energji!