Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Fakte interesante rreth Gomarit!

Fakte interesante rreth Gomarit!

1Për mijëra vjet, gomari ka ndihmuar njerëzimin pa u kursyer. Në shumë vënde të botës në kushte, terrene dhe në situata nga më të ndryshmet, janë përdorur si mjet transporti i vetëm dhe i sigurt. Po ashtu, Gomerët janë kafshë mjaft inteligjente, pavarësisht keqkuptimit që është krijuar rreth tyre.23

A e dini se:

Skeleti i gomarit është gjendur pranë qëndrave të banuara nga njerëzit (vendbanimet Egjiptiane) rreth 4 mijë vjet më parë!

Një gomar mund të jetojë deri 50 vjet jetë!

Gomari është disa herë më shumë i fuqishëm, se një kalë apo mushkë me të njëjtën peshë trupore!

Gomari ka një memorie të pabesueshme. Ata mund të mbajnë mend vendet ku kanë qënë apo dhe gomerët e tjerë, për një periudhë prej 25 vitesh më parë!

Si rezultat i veshëve të gjatë, gomerët mund të dëgjojnë shumë herë më shumë se kuajt. Në shkretëtirë një gomar mund të dëgjojë thirrjen (pëllitjen) e gomerëve të tjerë, afërsisht në 100 km largësi.

Tek tufat me gomerë të egër, gomari që zgjidhet prijës i kopesë, i bën ballë c’do rreziku me vetmohim për të mirën e kopesë. Pra nësë tufa e gomerëve sulmohet nga një tufë ujqish, prijësi i tyre do të qëndrojë dhe luftojë deri në vetflijim për ti dhënë kohë tufës që të largohet në një vend të sigurt.

Këto dhe shumë merita të tjera kanë gomerët, miqtë shekullorë të njeriut !

Prandaj ju lutemi; respektoni këtë kafshë punëtore dhe të zgjuar dhe mos e përdorni fjalën “GOMAR” kur i drejtoheni një politikani!

Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me linkun përkatës!

54


Na shkruani