Qeni i shtepis është një (kafshë shtëpiake ) variatet me prejardhje nga Ujku ( Canis lupus), ku është përdorur nga njeriu si kafshë shtëpiake para afërsisht 15.000 vjetësh.
Qentë janë kafshë që jetojnë në lukuni dhe në përgjithësi duhet dikush ti mbajë të grupuar.
Është e rëndësishme edhe kelyshet të rriten në grupe, ku atyre gjatë rritjes u mesohet sjellja shoqerore me rregullat e lojës. Mbi te gjitha duhet sigurisht që personi që kujdeset për kafshët të njihet prej tyre si individi që ka vendin më të lartë (lideri) dhe të ketë autoritet të padiskutueshëm.
Vecorite tipike në mënyrën e të sjellurit
Format shprehëse të qenit janë komunikimi me zë të lartë (lehjet ) dhe shprehja me anë të shënjave të trupit.
E shprehura me zë të lartë , Lehja
Nga të lehurat e qenit ne mund të dallojmë ; Lehjen miqësore apo të egërsuar, qeni ulërin, kuit , hungëron , qan , rënkon etj; Këlyshët shpesh kuisin ( p.sh. Kur thërrasin mamanë, kur ndihen që janë vetëm, apo kur janë të uritur ). Të lehurat me zë të lartë nuk janë rastësore; volumi i larte i tyre varet nga gjëndja shpirtërore e qenit.
Leximi i shenjave trupore
Mënyra e mbajtjes së bishtit tek qeni shfaq botën shpirtërore të qenit. Atëhere kur : Mbahet bishti ulët (poshtë) qeni është indiferent por edhe i kënaqur .
Kur bishti qëndron lartë, tregon që qeni po shfaq interes dhe vëmendje të lartë ndaj diçkaje që po e tërheq ,apo tregon ngacmim deri në agresivitet të lartë.
Kur qeni do të shprehi gëzim , krenari , shenja dashurie , apo kur qenit i shijon ushqimi atëhere qeni tund bishtin lehte ose fort, ngadalë ose shpejt.
Nëse e shtrëngon bishtin ndërmjet këmbëve,atëhere qeni shpreh frikë.
Mimika
Pozicioni i kthetrave dhe i vesheve si dhe lëkura e zverkut janë shumë të varura nga njëra-tjetra :
Ngritja veshëve, mbyllja e kthetrave e bashkëngjitja e qimeve në zverk kuptohet se qeni po shfaqvëmendje, interes , vigjilencë.
Kur veshëet tregojnë kthim nga njëra anë, atëhere tregon që një zhurmë interesante për qeninpo vjen në një drejtim të caktuar
Vendosja prapa e veshëve, buzët e ngritura e të tërhequra , dhe hapja e kthetrave ngritja e qimeve te zverkut e shoqëruar me apo pa hungerima – i paraprin një sulmi të shkurtër që mund të ndodhë.
Ngritja e qimeve të zverkut e bën qenin të duket më i madh e me trup më të madh- kundërshtari duhet të frikësohet i nisur nga zhgënjimi i madhësisë .
Llojet e Aromave
Qentë shënojne zonën e influencës së tyre ( mbi te gjitha qente zagar [langua] ) duke mbuluar llojin e aromës së qenve apo zagarëve te tjere.Gjithashtu përmes bërjes së urinës apo jashqitjes,ku njekohesisht lëshojnë një lëndë me aromë të veçantë të dala nga gjendrat anale (anal gland) duke vendosur kështu kufirin e tyre.
Gjithashtu nga nuhatja e aromava që kanë lëshuar qen të tjerë , qeni mund të njohë nëse qeni tjeter është shoku apo armiku i tij duke përcaktuar gjithashtu dhe shkallën e rrezikshmërisë,apo duke përcaktuar nëse kundërshati i përket një rangu më tulët apo më të lartë se ai vetë.
Rregulli i rangut ( Dominanca ndaj qenve të tjerë –Alfa dog)
Qentë duke qënë se janë kafshë që jetojnë në lukuni duan një rregull rangu( një dominant).Njeriu duhet të jetë në c’do rast në shkallën më të lartë të këtij rangu .
Kur dy qen ndjehen të një rangu, atëhere fillon dyluftimi midis tyre për të përcaktuar se kush do të jetë dominant.
Qentë me karakter më të fortë luftojnë gjatë,deri sa vendoset dominanca e nevojshme.
Inferiori ( pra i dobti) tregon dobësi duke u larguar , apo lutet duke u shtrirë në dysheme dhe shfaq të pambrojtur fytin dhe barkun me gjest nënshtrimi, përulësie.
Fitimtari njeh keto gjeste, ai nuk kafshon më , në këtë mënyrë është vendosur tashmë kush do të jetë qeni ” alfa “.
Organet shqisore:
Shqisat e nuhatjes,dëgjimit.shijes dhe të prekjes janë më të zhvilluara, më pak aftësi drejtuese ka shqisa e shikimit.
Fusha e nuhatjes së qenit është rreth 25 herë më e madhe sesa ajo e njeriut.
Parimi është që shqisat e nuhatjes tek qeni janë një burim i rëndësishëm perceptimi.
Në qoftë se ne njerezit parandiejmë një erë të papërcaktuar, qeni është në gjendjetë dallojë llojin dhe nga vjen aroma.
Dëgjimi tek qeni ndryshon në mënyrë të trefishtë nga ajo e njeriut.
Me 17 muskujt e ndryshëm qeni është në gjëndjë të ndryshojë vendosjen dhe këndin e qëndrimit të veshë duke pasur kështu mundësi ti mënjanohet apo përkushtohetmë mirë burimit të tingullit .Përmes kësaj aftësie qeni është në gjëndje të lokalizojë zhurmat apo duke bërë të mundur dëgjimin e zhurmave më të vogla apo në largësi të mëdha.
Të prekurit; Vecanërisht e zhvilluar tek qeni është shqisa e të prekurit me pasqyren(sipërfaqen)e hundës, me gjuhë dhe me pjesën e butë të putrave të këmbëve.Per te ndihmuar shqisat e te prekurit qeni zotëron mbi të gjitha një lëkurë vecanërisht të ndjeshme dhe thellë në lëkurë lidhen qimet ndijuese në fushën e kapjes.”
Materiali u përgatit per revistën nga Mjeke Veterinere Suzana Balog Barolli .
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autores. |