Kush jemi ne?
Jemi një grup veterinerësh që kemi krijuar këtë forum me dëshirën e mirë për të mundur të mbledhim kolegët veterinerë kudo ndodhen.
Qëllimi:
Qëllimi ynë është që si në ç’do gjuhë dhe në ç’do vënd të botës, edhe në gjuhën shqipe të kemi mundësinë të konsultohemi midis kolegësh, shkëmbejmë informacione dhe materiale të ndryshme.
Kush është në këtë grup?
Ky grup ka disa nismëtarë por anëtarët e vërtetë të ketij forumi, ata të cilet do te mund ta bëjne këtë faqe të arrijë qëllimin e vertetë të saj, janë të gjithë ata kolegë që do të jenë pjesmarrës aktivë.
Si funksinon?
Kjo faqe është ndërtuar kryesisht për te diplomuarit e Mjekësisë Veterinare, studentët e Fakultetit te Veterinarisë dhe Dashamirësit dhe Pronarët e kafshëve.Artikujt dhe materialet që do të jenë për të gjithë do të mund te lexohen nga kushdo.Konsultat midis kolegësh, artikujt dhe materialet e tjera për veterinerët do të jenë të mbrojura me fjalëkalim dhe do të mund të shihen vetëm me lejën e dhënë nga stafi i Mjekësisë Veterinare Shqiptare. THEKSOJME SE DO TË PRANOHEN VETËM REGJISTRIMET E PERSONAVE QË JANE DIPLOMUAR APO VAZHDOJNË STUDIMET NË FAKULTETIN E VETERINARISË.
Ç’farë tjetër ofron kjo faqe?
Këtu do të kemi mundësinë që përveç: konsultave, shkëmbimit të ideve ,dhënie-marrjeve të informacioneve, do të kemi mundesi të lexojmë dhe studime shkencore që kanë të bëjnë me fushën e veterinarisë, nga studiues shqiptarë dhe të huaj.Do të ofrohet një informacion i plotë në gjuhën shqipe rreth medikamenteve bashkëkohore dhe të përdorimit të tyre etj etj.
Ju falenderojmë që vizituat këtë faqe.
NDALOHEN RREPTESISHT BOTIMET E MATERIALEVE, FOTOGRAFIVE, QE GJENDEN NE KETE FAQE PA LEJEN E REDAKSISE DHE ADMINISTRATOREVE TE KESAJ FAQEJE.
_________________
Mjekësia Veterinare Shqiptare
http://www.veterineret.com/
info@veterineret.com
veterineret@yahoo.com
Ju lutemi mos harxhoni kohe duke pritur per pergjigjen tone, por shkoni menjehere tek Mjeku Veteriner. Ky eshte nje rast urgjent dhe c’do vonese mund te demtoje akoma me shume gjendjen shendetesore te qenit tuaj. Faleminderit!
Pershendetje, ne radhe te pare faleminderit qe na vini ne ndihme me pergjigjet tuaja.jam sh e shqetesuar per qenin tim*(race pekinez), pasi ka gjithe diten qe vjell vrer dhe nuk ka ngrene dhe pire asgje. ju lutem me thoni si ta ndihmoj se nuk i pushojne te vjellat?