Nga Dr.Agim Nelaj
Vazhdim nga pjesa e parë “Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë”
(Shkenca zhvillohet në saj të dyshimit.Vëzhgimi i i vazhdueshëm të shpie drejt të vërtetës)
DISA TË DHËNA NDËRVEPRUESE DHE MESLIDHËSE -Kujtesë e hidhur e bletarëve europian
…Ne, bletarët kurrë nuk do të konsideronim qëllim futjen e ndonjë insekticidi direkt në zgjuan tonë para se të shfaqeshin riqnat parazitare. Së pari u shfaqën riqnat trakeale, dhe mandej Varroa shkatërroi bletët tona; Në dëshpërim,braktisëm fobin tonë të mëparshëme ndaj kimikateve dhe shpejtë vetë jemi bërë burimi kryesor i ekspozimit të bletëve tona ndaj pesticideve.Ky është një fakt i trishtueshëm.Fakt që solli një epokë të re në toksicitetin e bletëve.Kjo nuk na erdhi nga jashtë,por nga brenda zgjoit.Ashtu si bletët zhvilluan rezistencë të natyrshme ndaj riqnave trakeale,dhe na sollën jo vetëm shqetësim por dhe humbje masive.Gjëndja e tanishme është më e komplikuar.Ka filluar epoka marrjes goditje të rëndë nga Varroa. Shpëtimi ynë ishte përdorimi i dy varrocide të tjerë sintetike, i pari ishte Apistan(fluvalinate), dhe pastaj kur riqnat zhvilluan varroarezistencë ndaj këtij varrocidi, u prodhua Coumaphos (CheckMite + ).
Vini re: Këta dy varrocid i përkasin klasave të ndryshme të acaricideve,secili vepron në mënyra ndryshme. Kujtesa historike në lidhje me “humbjet pa nishan ” të bletëve për shkak të kolapsit,nuk duhet harruar. Ne bletarët humbëm rreth 70% të zgjojve tona kur riqna trakeale pushtoi bletët dhe mandej deri në 100% të familjeve vdiqën gjatë pushtimit fillestar nga Varroosis.Por ne nuk harojmë.Ne kemi nxjerrë përfundime në vazhdimësi,duke ndjekur humbjet e mëdha pasuese kur (fluvalinate) Apistani,nuk jepte më efekt nga varroarezistenca.Ne u goditëm ende më rëndë përsëri kur (coumaphos) dështoi nga varrorezistenca në vjeshtën e vitit 2004.Humbjet si rezultat i përdorimit taktikut lëng janë të nëndheshme,më dëmprurëse, më shqetësuese se historitë e më parshme,se efekti vazhdon edhe pas mospërdorimit, ka efekt prapa veprues. Një numër i bletarëve që u mungoi një “Plan B” emergjence patën rezultate katastrofike, thjeshtë se familjet e tyre shkuan pa trajtimin e duhur… -Të nxjerrim mësim nga historit e hidhura të të tjerve. Nëse një bletar ndërvepron me barna të tjera pa e ditur se është anatgonist(kundërshtar) apo sinergjist (bashkveprues), ndërveprime të tilla, sot janë një shqetësim i madh për bletarin dhe specialistin.Pikërisht për këtë arsyeja specialistet duhet të pyesin paraprakisht”Cilat barna janë përdorur?”,Kombinimet dhe rradha e barit që përdor një bletar kërkon një rregull.Tashmë është zbuluar një ndërveprim potencialisht vdekjeprurëse mes Apistanit ( tau-fluvalinate , përbërës aktiv ) dhe Chekmite+,Cumavar etj (coumaphos përbërës aktiv ). Në studimet e fundit janë vërtetuar ndërveprime midis disa varrocideve. Përveç tau-fluvalinatit dhe coumaphosit, është përfshirë dhe amitraza (përbërës aktiv në Amivar, Apivar,Biovar ) dhe Acidi oxalic dhe Thymoli (ApiLive Var dhe ApiGuard) Për të provuar ndërveprimet midis varrocideve, janë trajtuar grupe të bletëve me një dozë të ulët uniforme. Një bashkëveprim ishte vërtetuar,nëse përdorej një dozë me varrocide jo vdekjeprurës. Doza e dytë papritmas filloi duke vrarë disa ose të gjitha bletët pasi ato bletë kishin qenë trajtuar me një dozë sublethal të një varrocidi më parë. Demonstrimi ndërveprimit mes tau-fluvalinatit dhe coumaphos , ky ndërveprim ishte potencialisht më vdekjeprurëse se ndonjë kombinim varrocid tjetër i testuar. Tau-fluvalianti u bë 20-herë më shumë toksik për bletët e trajtuara me parë me Cumafos.Apistani u bë më toksik edhe pa marr parasysh se çfarë varrocidi ke përdorur më parë.. Përsëri gabimet e së kaluarës?Pothuajse gëzojmë për rezultate të njëjta( të vjetra).Atëherë kjo ishte një mënyrë e shpëtuar shpejtë,ishte emergjencë, kur infestoheshin përdorej një mënyrë apo lëndë për të shpëtuar ç të mundnim. Analizat kimike tregojnë se bletët (Apis mellifera) dhe produktet në zgjua përmbajnë shumë pesticide që rrjedhin nga burime të ndryshme. Pesticidet më të bollshme janë akaricidet e përdorura nga bletarët për të kontrolluarVarroa Destructor. Bletarët zbatojnë programe të ndryshme me barna antimikrobiale për të kontrolluar sëmundjet bakteriale,mikrosporidial dhe Fungicide.Varrocidet,barnat antimikrobiale dhe mykotike nuk janë shumë toksik(helmues) kur përdoren si të vetme si parandaluese apo kuruese. Por në kombinime rritet potenciali për toksicitet për shkak të efekteve interaktive. Në fytyrën e sfidave serioze të paraqitura nga Varroa, bletari është bërë i varur nga teknikat e menaxhimit të kontrolluar infestimit varroa. Gjithësesi, gjetja e agjentëve selektiv të kontrollit kimik ndaj varroas paraqet një sfidë unike farmakologjike. Pesticidët sintetike që janë përdorur si akaricide përfshijnë: Piretroid tau-fluvalinate (Apistan); Coumaphos organofosfat (CheckMite +, Perizin,Asuntol50,Cumavar);Amitraz,Formamidine(Apivar,Amivar,Biovar) dhe fenpiroksimati pirazol (Hivastan dhe FujiMite. Bletët çlirohen nga ngarkesa e rëndë e popullsisë Varroa nëpërmjet përdorimit efektiv të acaricideve në kombinim me teknika të tjera të menaxhimit. Produkte natyrore po bëhen faktor përcaktues në parandalimin dhe kurimin e sëmundjëve të bletëve.Ndër to: Thymol monoterpenoid (ApilifeVar dhe ApiGuard);Acide organike, acid oksalik (Oxivar),Acid formik,Acid laktik,Acid acetik,Acid citik.Vajra esencial Mente,lemon,eukalipt,rozmarie,dafin,trumze, levando etj…
Në vazhdimësi po nga Dr Agim Nelaj mund të lexoni:
“Si e kanë krijuar bletarët Varroarezistencen? Tactik”
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.