Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Figura të Shquara të Mjekësisë Veterinare Shqiptare » Mjek Veterinerë që kanë dhënë kontribute dhe në fusha të tjera! » Mjeku Veteriner Mehmet Akif Ersoj autor i himnit kombëtar turk pjesa e dytë

Mjeku Veteriner Mehmet Akif Ersoj autor i himnit kombëtar turk pjesa e dytë

Vazhdim pjesa e dytë

 

 

Mehmet Akif Ersoy

Një shqiptar në shërbim të njerëzimit: Mehmet Akif Ersoj

I pari Mjek Veterinar me origjinë shqiptare është autor i himnit kombëtar turk!

MEHMET AKIF ERSOY

20.10. 1873 – 27.12. 1936

Tre million njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru.

Shqipëria po digjet… Kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha
Babë, nëna jote më e dashur, mëmëdheu më i vërtetë,
A të bëhet viktimë e tre horllukëve hajdutë?!
Kudo që të ndodhem, para syve po më del një fushë e përgjakur… A je ti, apo përfytirimi yt? Kosovë e papërkrahur!
Cili është shkaku me mijëra here i pushtimit tënd!
Cili është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese

e “rrufesë” mbi varrin tënd?

O rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?
Të gjitha shpresat, mendoj perjetë u shuan.
Ku je “bashkim” i shkelqyer, fantazi e lartë e krijuar?
Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.
Truallin mos e ke mbytur përnjeherë
Horizonti i mëngjesit të përgjakur?

Dëgjojeni këtë prej meje, që vertetë, jam shqiptar…
Gjë tjetër s’mund të them…Ja, atdheu im është rrënuar!
Ngrihu baba, ngrihu nga varri!
Dhe shih për qejfin e tre vetave kokëkrisur
se si vritet një popull tre milionësh!
Eja shpejt, sepse të gjallët nuk po vijnë
të shpëtojnë atdheun tonë…
Shqipëria po digjet ne flakë…
Baba! Nëna jote më e dashur, që është atedheu yt,
vendlindja jote po flijohet
për ambiciet e tre vetave kokëtrashë
Tokë e lëvruar nga gjyshërit tanë
dhe aratë e mbjella po i merr lumi…
Sa keq, që tashmë po ngulitet në tokë kryqi i të huajit…
dhe të vallëzojë ne te këmba e squat (ushtarit serb)… ?
Oh! Kudo më del përpara Kosova!

Mehmeti kontribuonte me jetën, pasurinë, mendimin, poezinë e shpirtin e tij, deri në frymën e fundit për idealet që ai mbarte. Kontributi dhe vepra e tij duhen trajtuar në mënyrë tepër të kujdesshme, sepse kjo ishte periudha kur një perandori qindra vjeçare do të kthehej në një republikë. Proçes që detyra më e rëndësishme binte mbi intelektualët, të cilët me shkrimet, konferencat apo ligjëratat dhe sjelljen e tyre, duhet të motivonin një shoqëri të dobët psikologjikisht e materialisht.Në këtë kontekst duhet të shihet dhe veprimtaria e tij,e cila pasqyron karakterin e poetit të madh. Analizat e bëra nga kritikët letrarë për poezinë e Akifit e në veçanti për Safahat, shprehen që poezia e tij më tepër se mjeshtërinë e fjalës, në vete përmban një kuptim shumë të gjerë, që në gjuhën shqipe ka kuptimin; “fletët-periudhat”. Nga vet emërtimi i veprës letrare së tij, shihet se në veprimtarinë e tij, poeti përshkruan (pothuajse) një epokë historike, jo vetëm të Turqisë, por të tërë botës islame.Jeta artistike e tij mbart një mision. Si një shëmbull i kësaj teze përmendet fakti që në poezitë e Mehmet Akifit ka një dendësi të madhe fjalësh. Sipas kritikëve është e vërtetë që poezia shkruhet me fjalë, por fjalët duhen kursyer. Do të thotë që poezia e mirë është të përçuarit e mesazhit me sa më pak fjalë. Si pasojë mund të thuhet që poezia e Akifit më tepër se një vepër artistike është funksionale. Duke patur parasysh faktin që fjalët në poezinë e tij e kanë gjithnjë një adresë, atëherë teza e poezisë funksionale merr rëndësi.Në këtë kontekst mund të thuhet që poezia e Mehmet Akif Ersojit është edukuese. Përmes problemeve, dialogjeve, ndjenjave që trajtohen në shkrimet e tij, Akifi mundohet ta përçojë mendimin dhe zgjidhjen, që ai i jep problemit të trajtuar në poezi. Në këtë rast lexuesi bëhet vetë pjesë e ndjenjave që përçohen me anë të poezisë, por në të njëjtën kohë kalon edhe një proçes edukimi përmes poezisë.Tematika e shkrimeve të tij është e lidhur ngushtë me sistemin e mendimit të tij dhe me problematikat e shoqërisë. Pikërisht këtu fshihet dhe një lidhje emocionale mes lexuesit shqiptar dhe Mehmet Akif Ersojit. Ai e shpreh në këtë mënyrë shqetësimin për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej atdheu:

Për shkak të hallit të tre të patruve, një popull tre million

Pa shih si grihet! Ngrihu, ati im nga varri ku po pushon!

Të gjallët s’vrapuan në ndihmë, të paktën ti u shko…

Shqipëria digjet…. Dhe, kësaj radhe, për tmerr!”

Ndërsa keni për shembull shqiptarët, ç’është ende

Kjo politikë e ngatërruar, kjo çështje pa kuptim?

Më duket se biri juaj nuk e njeh rrugën kah kalon…

Përzejeni, më në fund, hajdutin që ju udhëzon!

Përfundim

Si përfundim mund të themi që, kombi shqiptar përgjatë shekujve i ka dhënë shumë bij njerëzimit. Është e vërtetë që ne si komb nuk i kemi dhënë një qytetërim njerëzimit, por bijtë e këtij kombi kanë shkëlqyer në përparimin e njerëzimit. Shqiptarët kanë dhënë kontribute të mëdha si perandorive të qytetërimit perëndimor, ashtu dhe atyre lindore. Njëri ndër këta njerëz të mëdhenj që i kanë shërbyer njerëzimit, pa dyshim është dhe Mehmet Akif Ersoj. Ky njeri vlerash me origjinë nga fshati Shushicë i Pejës Kosovë, është autor i himnin të flamurit turk, por dhe njëri ndër mendimtarët dhe aktivistët më të mëdhenj turq të shekullit të kaluar.Mehmet Akifi na del përpara, si një njeri idealist, si në mendime, ashtu edhe në shkrimet dhe veprimtarinë e tij. I gjendur përballë vështirësive të mëdha në të cilat po kalonte qytetërimi të cilit i përkiste por dhe e gjithë bota, ai e ndiente shumë thellë hidhërimin dhe dhimbjen e shkaktuar në shoqëri. Si një idealist që ishte, Mehmet Akif Ersoji ka kontribuar fizikisht, shpirtërisht e materialisht në plotësimin e idealeve të tij dhe orientimin e shoqërisë drejt vlerave njerëzore. Ai është një bilbil që vajton dhimbjen që ndiente shoqëria të cilës i përkiste. Dy nga shtatë librat që formojnë librin e tij Safahatin, i janë dedikuar veçanërisht luftës ballkanike në të cilën humbën jetën me miliona njerëz të pafajshëm, u shkatërrua e u varfërua i gjithë gadishulli ballkanik. Ai ndien dhimbje e vuajtje për problemet në të cilat gjenden bashkëkombësit e tij, aspekt të cilin e shpreh në poezi të ndryshme kushtuar Kosovës. Problemet e ndarjes së Shqipërisë e trojeve shqiptare dhe sulmet që iu bëheshin këtyre trojeve, zënë një vend të veçantë në botën e tij shpirtërore dhe pasqyrohen gjithashtu edhe në veprën e tij.

Në të vërtetë vetëm ky punim është mëse i mjaftueshëm për të treguar figurën shumë-dimensionale dhe karakterin e mendimin e Mehmet Akif Ersojit.

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.