Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » TELEGRAF » Qenushja që lindi 19 këlyshë

Qenushja që lindi 19 këlyshë

Great Dane lindi 19 kelysheNjë qenushe mama e rracës Great Dane, kohët e fundit është shumë e zënë me rritjen e këlyshëve të saj. Jo vetëm si shkak i përkushtimit instiktiv ndaj këlyshëve, por dhe pasi lindi plot 19 këlyshë.

Pronarët e saj në Pensilvenia, SHBA , tregojnë sesi kur u paraqitën tek Veterineri për të bërë një grafi paralindjes, nuk mundet të besonin parashikimin e Mjekut veteriner se mund të ishin 15 apo më shumë këlyshë (Mjeku Veteriner me anën e grafisë kryen numërimin e kafkës apo shtyllave kurrizore të këlyshëve të ndodhur në barkun e nënës).

Këlyshët e lindur para 3 javësh ( 28/10/2014) janë të gjithë me shëndët të mirë dhe së shpejti të gatshëm për të shkuar në familjet e tyre adoptuese !

Kjo qenushe mama si dhe pronarja e saj meritojnë një dekoratë si “Nënë shembullore”!

Gjithsesi ky nuk është numëri më i madh i këlyshëve që një qen ka lindur. Rekordi i shënuar në librin Guinness është i vitit 2004 nga një qenushe e rracës Neapolitan mastiff në Angli e cila lindi plot 24 këlyshë.

guinness-rekordi-mastiff-puppies-blog

Po ju si veproni me këlyshët që lindin qentë tuaj?

JU LUTEMI; STERILIZONI DHE KASTRONI KAFSHET E SHOQERIMIT

PER MOMENTIN NUK KEMI NEVOJE PER ME SHUME QEN DHE MACE TE PASTREHA!

Burimi informacionit : yahoo,com


Na shkruani