Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Tularemia në kafshë dhe njerëz

Tularemia në kafshë dhe njerëz

Nga Prof. Kristaq BËRXHOLI

HYRJE

Tularemia, SËMUNDJE ZOONOTIKE, është një infeksion ciklik që prek kafshët dhe njerzit. Njerzit e marrin infeksionin nga kafshët, me bakteriemi dhe toksiemi që shpesh zhvillohet në formë shumë të rëndë. Infeksioni shkaktohet nga Francisella tularensis. Para së gjithash tularemia është infeksion i brejtësve të egër, infeksion i cili ruhet në këto vatra të egra duke qarkulluar nga kafshët tek riqnat. Ajo herë pas here mund të prekë kafshët shtëpiake dhe në disa raste të vecanta dhe njerëzit të cilët ose futen në vatrën natyrore ose konsumojnë produkte e ujë të kontaminuar. Tek njerëzit ajo është ngjitëse, ku mbyllet dhe zinxhiri infektues. Tularemia pjesërisht është metazoonozë pasi transmetohet nëpërmjet arthropodeve, njëkohësisht është dhe kontaktzoonozë si dhe sëmundje profesionale.

———————————————————————————–

TULAREMIA NË KAFSHË

Tularemia është gjetur tek së paku 110 lloje të ndryshme kafshësh, 25 lloje zogjsh dhe disa lloje peshqish. Eshtë gjetur tek riqnat e gjinis Ixodes , Dermacentor, Haemophysalis spec.., etj, po kështu është parë tek tabanitet, tek morrat dhe tek mizat. Tek morrat , dhe pleshtat ato strehohen dhe transportohen.

Klikoni këtu për të lexuar të plotë materialin në pdf : TULAREMIA NË KAFSHË

——————————————————————————————-

TULAREMIA TEK NJERZIT

Nga tularemia,si sëmundje profesionale, janë të ekspozuar gjuetarët, mbarështuesit e kafshëve të egra, barinjtë e dhënve si dhe punonjësit e bujqësisë, punonjësit e laboratorëve si dhe mjekët veterinerë. Rastet kanë kryesisht karakter rajonal më shumë në vjeshtë , shumë në verën e hershme si pasojë e shtimit të aktivitetit të vektorëve ose gjatë gjithë vitit tek mbarështuesit e kafshëve të egra. Kryesisht preken të rriturit në moshën e periudhës aktive për punë.

Klikoni këtu për të lexuar të plotë materialin në pdf : TULAREMIA TEK NJERZIT


Na shkruani