Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » TELEGRAF » Kinë: 100 Studenta të Veterinarisë preken nga Bruçeloza

Kinë: 100 Studenta të Veterinarisë preken nga Bruçeloza

Insituti Kinez i Agrikultures po heton mënyrën sesi 100 (njëqind) studenta të Veterinarisë u infektuan me bakterin Brucella (Bruçelozë), i njëjti infeksion i cili haset në kafshët bujqësore por që mund te shkaktojë probleme fatale në njerëz.
Insitituti Veterinar i kërkimit “Lanzhou” në Kinën Qëndrore konfirmoi më datë 7 Dhjetor 2019, se 97 persona të stafit studentor rezultuan pozitiv me këtë infeksion. Në një deklaratë Insituti deklaroi se shumë nga të prekurit akoma nuk kanë shfaqur shënja klinike të sëmundjes të cilat kanë simptoma të njejta me shënjat e gripit.
Ndër të tjera Insituti deklaroi mbylljen e laboratorit ku u përhap infeksioni. Ndër të tjera vlen të theksohet se dhe disa minj që po përdoreshin për të tjera eksperimente, rezultuan pozitiv me bruçelozë.
Datë 10 Dhjetor 2019, një komision shëndetësor i ngritur posaçërisht për të hetuar këtë rast, deklaroi se dhe 13 studentë të tjerë rezultuan pozitivë. Këta ishin pjesë e grupit prej 49 studentësh që kishin punuar më parë në të njëjtin insitut kërkimesh (Lanzhou).
Sipas të dhënave të deri tanishme, në Nëntor të po këtij viti (2019) disa studentë kishin filluar të shfaqnin shënja të infeksionit, në atë kohë u testuan minjtë e laboratorit që dolen po ashtu të prekur me brucelozë (pozitivë njësoj si studentat). Sipas lajmeve nga Agjensia Kineze e Lajmeve (Bejing News) më pas u testuan 317 studenta nga ku 97 rezultuan pozitivë. Agjensia Kineze e Lajmeve raporton se disa studentë nuk përdornin maskat e nevojshme që përdoren nga punonjësit e laboratorëve për të mbrojtur veten e tyre.
Dëshirojmë të theksojmë se bruçeloza është bakteria që raportohet më së shumti që përhapet aksidentalisht në laboratore. Disa nga faktorët që ndikojnë në rrezikun e infektimit janë si psh mos respektimi i nivelit të bio-sigurisë që rekomandohet për laboratoret.
Ju kujtojmë lexuesve të Revistës Mjekësia Veterinare Shqiptare, se dhe një prej shkencëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Dr Bilal Golemi , po ashtu u infektua nga Bruçeloza në laborator gjatë periudhës që punonte në Shqipëri.
Në vitin 2011 gjithashtu në Kinë në të njëjtin provincë 28 studentë dhe punonjës të laboratorit u infektuan më bruçelozë. Ata morën një kompesim prej 61,000 yuan (78.9.28 euro) secili.
Disa fjalë rreth Bruçelozës:
Lloje të ndryshme brucelozash prekin lloje të ndryshme kafshës, por më të njohur janë llojet që prekin kafshët e fermave si; gjedhin, dhentë, dhitë dhe derrat.
Infeksioni transmetohet tek njeriu nëpërmjet kontaktit direkt ose indirekt nga dhentë dhe dhitë (Brucela melitensis), nga gjedhi (Brucela abortus) dhe derrat (Brucela suis).
Njeriu preket nga ky infeksion i rrezikshëm nëpërmjet konsumimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij të kontaminuara dhe të patrajtuar me nxehje, nga rrjedhjet vaginale gjatë dështimeve, si dhe nëpërmjet inhalacionit të pluhurit të stallave apo vrndeve të ndenjes së kafshëve, që ngrihet gjatë lëvizjeve të tyre. Po kështu njeriu infektohet edhe nëpërmjet konsumimit të organeve të brendshme. Rreziku i kontaminimit nga mishi i kafshëve brucelare është më i ulët dhe nëpërmjet këtij (mishit) ne infektohemi, në rast se ai është i kontaminuar me brucelë gjatë procesit të përpunimit dhe manipulimit me të.
Luftimi i brucelozës natyrisht nuk është i lehtë. Shumë vende fqinje me ne, por edhe të tjera në zonën e Mesdheut, kanë vite që kanë përqindje të lartë të infeksionit brucelar në kafshë, por kanë infeksion shumë të ulët në njerëz.
Shkaku është tek konsumi i produkteve të sigurta, qumështit, djathit, gjalpit, gjizës, të pastra nga brucela.
Strategjia e luftimit të brucelozës është e bazuar në disa kritere, të cilat janë të lidhura me përqindjen e infeksionit në tufë, mbi bazën e mungesës së një shërbimi veterinar adekuat, apo një sistem kontrolli adekuat dhe i fuqishëm për të përballuar këtë infeksion. Në këtë kuadër, në rastet kur përqindja e infeksionit në shkallë vendi është e ulët, por sistemi i kontrollit të infeksionit është i pafuqishëm për të përballuar situatën e krijuar, atëherë rekomandohet kryerja e vaksinimit total të krerëve si atyre të rriturve (adultëve) ashtu dhe të brezit të ri, sipas një strategjie të hartuar dhe të miratuar paraprakisht nga ekspertët e fushës së veterinarisë.

Burimi informacionit: The US Centers for Disease Control , The Beijing News, Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Ju lutemi në rast referimi të përmendet burimi informacionit dhe linku përkatës nga veterineret.com

Këtë e pëlqejnë %d blogues: