Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

”Raca shqiptare” Nga Dr Jakov Milaj(vazhdim)

dr-jakov-milaj raca_shqiptare-j-milaj

Përgatitur për Mjekësia Veterinare Shqiptare nga Dr Agim Nelaj

Thesari m’i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q’ai shtet mban në gji, prej shpirtit q’i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre” Jakov Milaj …Por, për këtë vepër do t’ishte ndofta m’i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që shmanget rymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historis: “Thirret racë përmbledhja e një popullsije, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të çfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike përbëjnë mbrënda kohës (historis) një njësi të dalluar.”)Ky përkufizim cakton edhe programin e përgjithshëm të punës s’onë në të cilën flitet për origjinën dhe për lëvizjet më te mëdha historike të racës shqiptare, përshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrënda kufijve toksorë që përmbajnë ata përfaqsonjës të racës që flasin një gjuhë të vetme, shqipen.Anthropologjija, për të studjuar një grup njerzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqsojnë grupin. Mbështetet, prandaj, në probabilitetin, i cili i afrohet më tepër së vërtetës sa m’i math te jetë numri i vëzhgimeve. Karakteret somatike që do t’i duhen më shumë lexonjsit të këtij libri janë këto:1. Ngjyra e lëkurës: 2-Ngyra e syvet: 3.Ngjyra e flokëve, trajta dhe grada e leshtoris: 4. Lartësia e trupit (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 në 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janë të lartë prej 142 në 180 centimetra. Shtati i gruas është mesatarisht 12 centimetra m’i ulët nga ai i burrit.5.Trajta e fytyrës dhe tregonjësi i saj.6.Trajta e hundës dhe tregonjësi i saj. Ndryshimet fizionomike që bjenë më tepër në sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën, dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër sajë. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqitet gama m’e gjërë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçorit nuk munt të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk munt të diktohen veçse ndër kafka pa mish, kurse ka veçorira që munt t’analizohen me anë masash mbi njerin e gjallë dhe janë pikërisht dimensioniet absolute e relative të fytyrës dhe dimensionet e hundës.Tregonjsi fizionomik i fytyrës ësht raporti në mes të lartësis nasion-mento ) dhe të gjërësis më të madhe e cila gjëndet duke matur hapsirën në mes të dy zigomeve (mollzave të faqes). Në tregonjsin morfologjik të fytyrës mirret si skaj krahasimi gjërsija e sajë dhe flitet për fytyra të shkurtra, te mesme ose të gjata.)Në çdo mënyrë duhet pranuar se kombi ësht një e vërtetë anthropologjike, jo vetëm si seli e një grumbulli te caktuar elementesh racore, por si seli e dalluar ku vërtetohen fenomena shkrirje (fuzionimi) e harmonizimi dhe si shtytës për lindje trajtash të reja (A. Keith). Në këtë rasje nuk duhet të shikojmë vetëm veçorit morfologjike të një popullsije, por edhe veçorit fiziologjike e psiqike. Bilé, këto të funtmet kanë rëndësi më të madhe. Shëmbullin më të saktë na e japin Israelitët, ndër të cilët zotrimi i një numri notash psiqike bie në sy më tepër se sa frekuenca e vijavet somatike të përbashkëta.Në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësin më të madhe e ka gjuha, e cila ësht ndër karakteret fiziologjike më të rëndësishme që ndan preras njerín nga kafshët. Kjo ësht një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe përzjerjen e racavet të ndryshme mbrënda një kombi. Shtetet e Bashkuara t’Amerikës janë një mozaik i vërtetë ethnik dhe, me gjithë këtë, kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë kombëtare me anën e gjuhës. Edhe Meksiku ësht një vënt me racë kryesore indide e me shumë nën-raca; por ka fituar një kulturë latine e ndjenja të përbashkëta nëpër mjet të spanjishtes. Ami Boué, si qindra të tjerë që s’po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d’Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gegët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t’artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale. Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s’onë. Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l’inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi. De Gobineau, origjinën t’onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q’e rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q’e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur. Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n’asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek…Në veri të Shqipërisë etnike ndodhen serbë, boshnjakë e malazezë. Që të tre këta popuj kanë trup më të lartë se shqiptarët… Në jugun e vendit tonë gjenden Grekët, të cilët kanë një gjatësi trupi të njënjëshme me ne: m. 1.67. Kjo veçori e disa të tjera… bëjnë të besosh se shumica e Grekëve, posaçërisht pjesa perëndimore, janë të një race me shqiptarët, e, bile, janë Shqiptarë që kanë humbur gjuhën dhe nëpërmjet të shkollës e të Kishës, kanë trajtuar një ndjenjë kombëtare që, shpirtërisht i ndanë nga ne /Ndërsa nga arkeologjia, Milaj jep si shembuj zbulimet e bëra në nekropolin ilir të Glasinacit në Bosnje, të qytetërimit Halshtatian në Austri, të nekropoleve mesjetare në Koman të Pukës dhe në Alfionë të Korfuzit. Ai bën jo vetëm analizën e rezultateve antropologjike të këtyre zbulimeve por shkon deri aty sa portretizon edhe perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Ja se ç’thotë ai enkas për më të famshmin prej tyre: “Po t’u hedhim një sy mozaikëve të Justinianit të Madh dhe të shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravena në shekullin e gjashtë, i pari në kishën e Shën Apolonarit të Ri dhe i dyti në kishën Shën Vitalit, do të na bjenë në sy menjëherë tiparet dinarike të ligjvënësit të madh kosovar, ndërsa Perandoresha duket se është e racës mesdhetare ., Jakov Milaj, argumenton se: “Grekofonët përbejnë numrin më të madh të aloglotëve…Janë të vendosur, të gjithë në nënprefekturat Delvinë e Konispol, në komunën e Pogonit e Libohovës dhe në Dropull të Gjirokastrës.Origjina e tyre nuk dihet. Po ka shumë të ngjarë që një pjesë të përbëhet prej Shqiptarësh të greqizuar dhe pjesa tjetër sidomos Vurgu i Delvinës prej grekësh të ftuar nga pronarët shqiptarë për t’iu punuar çifligjet. Merren me bujqësi dhe kurbet. Përsa i takon racës, nuk kanë ndonjë ndryshim nga vendasit që i rrethojnë, me gjithë se krushqitë i bëjnë, zakonisht mes tyre Edhe për një problem me të cilin abuzohet sot, autori na jep një pasqyrë të qartë të tij që nga mesi i shekullit të kaluar. Përveç argumenteve nëpërmjet dëshmive historike ai thekson: “Që banorët e Himarës janë të racës shqiptare nuk ka asnjë dyshim. Historia flet hapët për shqiptarizmin e tyre (Po aty, f. 129)… Besa e burrërja i lidh ata, pa as më të voglin dyshim, me malësitë e virgjërta të veriut. Edhe tri nga shtatë katundet e Bregut te detit-Palasa, Dhërmiu dhe Himara-që sot flasin një greqishte të prishur, shenjë e propagandës së fortë greke të zhvilluar me anë të shkollës dhe kishës, i ruajnë me respekt doket e zakonet që iu kanë lënë të parët. Jeta patriarkale e tyre është organizuar si në të gjitha malësitë e tjera të veriut. Lagjet e ndryshme të katundeve dhe fiset që banojnë ndër to kanë, që të gjitha emra në gjuhën tonë. Edhe tre fshatrat që flasin greqisht, në dasma dhe vdekje këndojnë e qajnë shqip (Po aty,) Ndërsa për vllehët apo arumunët një bashkësi kulturore e vendit tonë, Milaj shkruan se “Prej shqiptarëve Vllehët thirren edhe Gogë ose Çobanë, pse më të shumtën mirren me blegtori. Këta ndahen në dy grupe, në Voskopojarë dhe në Frashllinj ose Farsaliotë. Të parët vijnë nga Voskopoja…Pas rrënimit të këtij qyteti të madh, vendësit u shpërndanë në të gjithë Gadishullin dhe shumë ndër ta, në qytetet e Shqipërisë ku merren me tregti e me zeje të ndryshme.Frashllinjt kalojnë edhe sot jetë nomade ose gjysmë nomade, në kolibe të ndërtuara me thupra e kashtë. Mirren kryesisht me rritjen e deleve. Të kryesuar nga i pari i tyre që thirret çelnik, verojnë nëpër malet e Gramozit dhe Tomorrit dhe dimrojnë në fushat e Myzeqesë dhe Delvinës, nëpër kodrinat e Mallakastrës dhe Konispolit…” Midis shqiptarëve dhe vllehëve nuk ka ndryshim origjine, ashtu siç nuk ka sot ndryshime somatike e psikike. Jacques Ancel-i na ndihmon në këtë pikë. Ai thotë: “Vllehët nuk janë me origjinë rumune”. Dhe, në të vërtetë, ne dimë se pas pushtimit romak pjesa më e madhe e ilirëve u romanizua. Me shkeljen e sllavëve në Ballkanin perëndimor Ilirët e romanizuar pjesërisht shkuan në breg të detit e nëpër ishuj për t’u mbrojtur nga flota bizantine; Por një ndër përcaktimet më me vlerë të këtij libri është padyshim ai që Jakov Milaj i bën tipit fizik të shqiptarit. Ja se ç’shkruan ai: “Dijetari që do të dëshironte ta përshkruante shkurtazi tipin fizik të Shqiptarit kishte për të thënë këto fjalë: ai e ka trupin të gjatë (m. 1.67) dhe bustin të zhvilluar mirë e të fuqishëm. Koka e tij është e lartë, por shumë e shtypur nga prapa, dhe e zgjatur në të dy anët. Flokët janë të errët, aget e syve me ngjyrë të mbyllur. Hunda, e drejtë ose pak e përkulur, është e hollë dhe e ngushtë në rrëzë. Fytyra e tij zeshkane duket, përgjithësisht, mjaft e gjatë. Na del përpara tipi dinarik ose ilirik të cilin antropologët e mbajnë si një nga tipat më të bukur të kontinentit europian.
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: