Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Veprim heroik i qenushit Geo

Geo dhe CharlieNjë qen i rracës German Shepherd, është aksidentuar dhe ka marrë plagë të rënda pasi i shpëtoi jetën mikut të tij, djaloshit 10 vjecar Charlie (Çarli). Emri i tij është Geo, ai është një qenush i përzjerë mes rracës German Shpeherd dhe Collie, pothuajse akoma këlysh, i moshës 8 muajsh, por i shpallur një hero i vërtetë jo vetëm nga familja e tij por dhe nga gjithë ata që dëgjuan sesi Geo pa u menduar u hodh për të shpëtuar Çarlin duke evituar kështu një tragjedi në familje. Ngjarja ndodhi në Angli kur familja e përbërë nga mamaja dhe 3 cunat e saj, po ecnin në rrugët e qytetit kur ndodhi aksidenti. “Po prisnim të kalonim rrugën , kur dëgjova zhurmën e një makine që po ecte me shpejtësi dhe sapo ktheva kokën pashë një kamion që humbi kontrollin dhe u drejtua pikërisht në vendin ku kishte qënduar dhe po më priste Charile. Në këtë moment pashë qenushin tonë ( Geo) i cili kërceu menjëherë duke e shtyrë djalin me këmbët e para kur në këtë moment u godit nga kamioni, dhe si kur të mos mjaftonte kjo por kamioni e goditi për herë të dytë duke u përpjekur që të largohej sa më shpejt” -tegon Zonja Riley, mamaja e Çarlit.

geo2Çarli nuk pësoi asnjë gërvishtje por trimi Geo ka pësuar disa dëmtime të rënda, thyerjen e këmbës, frakturë të shtyllës kurrizore, si dhe disa dëmtimë muskulare si pasojë e goditjes nga kampioni.

Megjithëse faturën e lartë të shërbimeve mjekësore, Znj Riley thotë ” Ne do të bëjmë cështë e mundur që ti sigurojmë paratë, as që diskutohet që do të bëjmë të pamundërën që Geo të shërohet, me c’farëdo kosto që të ketë. Ai është pjestar i familjes tashmë”

Policia pas dëshmisë është vënë në kërkim të shoferit të kamionit.

geo3

Telegraf/veterinerët

Përgatiti MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë

Ju lutemi në rast referimi përmendeni burimin e veterineret.com

 

 

Burimi informacionit: dailymail.co.uk


Na shkruani