Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Bletaria Shqiptare- Informacione të ndryshme » Gjysëm shekulli luftë kundër varoas (Varroa destructor)

Gjysëm shekulli luftë kundër varoas (Varroa destructor)

Nga Fadil Kuleci

Ndër të parët, të cilët formuan listën e preparateve kundër varoas (Varroa destructor), këtij paraziti të bletëve ishin shkenctarët japonezë, Nakano dhe Kita më 1969 ( vetëm dy vite pas invazionit të këtij paraziti në Japoni).
Në mesin e këtyre preparateve ishin Fenotijazin, Dikofol dhe Klorbenzilati, ndërsa në vitin 1972 preparati më i suksesshëm në Japoni ishte Dani Koroper (malation + tedion).
Në këtë periudhë edhe në Evropë fillojnë të prodhohen preparate të ndryshme kundër këtij paraziti.
Shtëpia farmaceotike ,,Krka’’ nga Sllovenia prodhon preparatin Varatin ( në baza të fenotiazinës), përdorimi i të cilit shkaktoi dëmë të mëdha në bletarinë e ish –Jugosllavisë, duke mos e ditur se qysh në vitin 1981, shkenctarët japonez kishin konstatuar rezistencën e varoas ndaj fenotiazinës. Në vitin 1979 në Gjermani fillon të përdoret preparati i ashtuquajtur K – 79, prodhim i firmës ,,Hekst’’, i cili si substancë aktive ka klorodimeformim.

Reziltatet e para të këtij preparati në literaturën bletare janë dhënë më 1980, mirëpo, për shkak të toksikocitetit në njerëz dhe dyshimit në substancë kancerogjene është menjanuar nga përdorimi, dhe për këtë shkak nuk është lejuar as të regjistrohet në listën e barërave, mirëpo në vitin 1982 rigjistrohet preparati me emrin Folbeks me përmbajtje të brompropilatit (prof Dr. F.Ruttner me bashkëpunëtor), pastaj kumafos (emri komercial perizin) në Gjermani, ndërsa në Zvicër cimiazolhidrohlorid (apitol).
Nga largimi i përdorimit të K- 79 e deri me paraqitjen e Apitolit në tregun e Kosovws, e ndoshta edhe në Shqipëri (sepse për Shqipërinë nuk kam të dhëna), janë përdorë shumë preparate duke u munduar të zgjidhet ai më efikasi, pothuaj se të 18 preparatet e njohura në atë periudhë siç ishin: Fenotiazini , Varoatin – tableta, Noftalin – tym Varoatin – aerosol , Keltan, Tedion, Sulfati i efirit, Folbeks ( benzilati i klorit) Bil Beks – pluhur dhe fletë, DanokorEper , Varostan tableta , Klorfenol flor, squfur – pluhur, mentol – pluhur i trashë , Timol – pluhur, K- 79 (klorodimeform, acidi i thneglave Malation – pluhur kundër marrove dhe Varitani në vitin 1987 Varitani.
Në vitin 1987 Mussen konstaton se gjer më tani janë regjistruar 146 preparate të ndryshme kimike si : akaricidet, insekticidet dhe vajra eterike, mirëpo pa ndonjë sukses të dukshëm, sespe rriqëra shumë shpejt fiton rezistencë ndaj këtyre barërave. Platt më 1986 zbulon se varoa së pari krijon imunitet ndaj përdorimit të preparatit të parë e pastaj shumë shpejt fiton imunitet edhe ndaj preparateve të tjera.
Nga viti 1989 në Kinë kanë filluar të përdoren preparate, të cilat mbytin ( vrasin ) varoat edhe në pjellë të mbyllur. Këto preparate janë : Mitecid – 1, Mitecid – 2 . Instituti Kinez për bletarinë ka prodhuar disa preparate shumë efikase siç janë: Shaman, Diman dhe Mapri të cilët në masë të madhe përmirësojnë kontrollën mbi varoa.

Në Gjermani dhe Zvicër, hulumtimet kanë shkuar në drejtim të gjetjes të një preparati kimik efikas, i aft që të vrasë varoat 100%, apo duke i lënë ato sterile, e i cili jepet së bashku me ushqim. Eksperimentet janë bërë me : Varostan, Sinometionat, Sineakar dhe Dikogol.
Në ish Bashkimin Sovjetik , hulumtimet kanë shkuar në drejtim të aplikimit të mjeteve alternative në eliminimin e varoas nga bletët me qëllim të ruajtjes së vlerave natyrale të mjaltit dhe dyllit, pra aplikimin e barrnave që nuk bëjnë në mjaltë dhe dyllë, ndërsa në mënyrë efikase vrasin varoat, respektivisht mbajtjen e tyre në kufijt tolerues, gjë që mundëson një prodhim të lartë të mjaltit. Këto substanca janë acidi formik, si dhe substanca të përfituara nga bimët e ndryshme siç janë anisi , kanabisi, pelim, sythet e brëdhit etj. e që kanë cilësi antikparazite.
A.M Smirnov me bashkëpunëtorë në institutin VNI me trajtimin e 1000 familjeve të bletëve me acid formik kanë arritur të konstatojnë se efikasiteti i vrasjes së varoave në familje të bletëve ka qenë 90% – 94%.

O.F. Grobov, V.V Mikitjuk dhe L.N. Guseva në hulumtimet e tyre kanë konstatuar efikasitetin e timolit, i cili sillet prej 73% deri në 97,7 % dhe mundësia e aplikimit të tij edhe në temperatura të ambientit të jashtëm prej 8 – 27 gradë celsius.
Në Suedi, Norvegji dhe Finlandë, vende me dimra të gjatë dhe të ashpër ne të cilat mund të mbijetojnë vetëm familje të shëndosha dhe të forta, më i suksesshmi është treguar timoli. Në një kornizë speciale në të cilën ndodhet një hulli në të cilën qiten 10gr. Timol pluhur dhe nga bletët që ndodhen në zgjoje të mbuluara me borë bien rriqërat, të cilat mundë të vërehen në dyshemet me rrjet.
Në SHBA, Dr Colderone në laboratorin hulumtues në Batusvil, Merilend shfrytëzon timolin si bazë për prodhime të reja. Ky ka vërtetuar se preparati i fituar nga përzierja e timolit dhe vajit të eukaliptusit ka efekt deri në 93% në vrasjen e varoave, mirëpo sipas këtij shkencëtari vetija kryesore e tij është toksiciteti i ulët.

Po apo jo – amitraza?
Në mes të dy kongreseve për çdo vit në mënyrë alternative mbahen simpoziume këshilluese me karakter ndërkombëtar se si të luftohet varoa. Një këshillim i tillë i mbajtur në mars të vitit 1983 në Shtutgard të Gjermanisë, konstaton se si mjete kemiterapeutike më efikase për përdorim kundër rriqërës janë : Folbeks VA që për bazë ka brompropilatin dhe, preparatet në baza të amitrazës. Mirëpo, vetëm një vit më vonë, në Simpoziumin e III ndërkombëtar, të mbajtur më 30 shtator deri me 3 tetor 1984 në Split (Kroaci), shkencëtarët e Evropës Perëndimore (në radhë të parë nga Gjermania), shumë bindshem tregojnë për rrezikun që kanoset nëse përdoren preparatet me përmbajtje të amitrozës. Këto preparate janë shumë helumese për bletarinë dhe bletët, si dhe janë ndotës të mëdhenj të mjaltit dhe dyllit. Posaqërisht akcent i veqantë i është kushtuar efektit komerogjen të tyre.

Në simpozimin ndërkombëtar të mbajtur në Zagreb me 1986, Dr Tolpay, drejtor i Universitetit për zhvillimin e bletarisë dhe hulumtimeve në mjalt, në Bremen të Gjermanis u njofton mbi rezultatet që janë bërë mbi veprimin e amitrazës, të cilat vertëtojnë prodhimet e shkencëtarëve të paraqitura në Split mbi efektin konvergjen të amitrazës.
Përpos që preparatet, të cilat janë në baza të amitrozës konvergjene, metabolitët e amitrozës janë edhe nutogjeni, thotë Dr. Tolpay. Degradimi dhe eliminimi i pesticideve nga organizmi i gjallë është shumë më i shpejt se sa kur ndodhet në mjaltë dhe dyllë sipas Dr. Dushan Todoroviq.
Profesorët e nderuar në botë Dr.N.Koeninger dhe Dr Fuchs më 1986, kanë vu dyshimin mbi rregullshmërinë e amitrazës dhe kanë treguar për veprimin kancerogjen të saj.

Në një projekt të përbashkët të tri shteteve: Holandës, Kenisë dhe Zimbabves, të udhëhequr nga A.A. Oladimeji, M.H.S. Kraak, W.Admiraal në vitin 2001, kanë hulumtuar veprimin e amitrazës dhe metabolitëve të tij ( 2,4 dimethylalinina) në rritjen, zhvillimin dhe efektin teratogjen tek bretkosa Xenopus laevis ku si vendbanimi natyral ka liqenin Viktroija.
Edema e frytit të posafilluar është si rezultat i veprimit të amitrazës.

Shllunga e tymit në bletoret tona pas përdorimit të amitrazës – foto e cila duhet të shporret nga bletoret tona

Tek 100% të embrioneve të mbijetuara vije deri te edema në koncentracion prej 5mg /l. në koncentracion prej 25mg/l të të gjitha embrionet e mbijetuara vije deri te humbja e pigmentit dhe encefalomegalia (zmadhimi jo normal i trurit).
Kështu që, sipas të gjithë treguesve shkencorë 2,4 dimethylalinina, metabolit i amitrazës karakterizohet si teratogjen ( që ndikon në zhvillimin e embrionit në barkun e nënës).

Në hulumtimet, të cilat janë bërë më minjë, me qëllim të vërtetimit të veprimit të amitrazës në funksjonin reprodukues, të cilin e ka udhëhequr Dr Fiona Young me 2003 (Flinders University, Adelaide, Australia School of medicine, Department of medical biotechnology, fjona.young@flinders.edu.au), është konstatuar se minjtë femra, të cilët kanë marrë amitrazë për 5 ditë nëpërmes të ushqimit (50 mg/kg), para mbarësimit kanë humbur një numër të madh të fetuesve me lindje të parakoshme, për dallim nga femrat, të cilat nuk kanë marrë amitrazë. Efekt i ngjashëm është vërejtur edhe tek lepujt, mirëpo nuk kemi të dhëna për veprimin e tij në njerëz.

Suedia qysh në vitin 1986 amitrazën e vë në listën e pesticideve konvergjene.
Organizata botërore e shëndetësisë (WNO), amitrazën e ka shpall si substancën më të rrezikshme për bletari.
Kongreset e Apimondijes në funksion të mbrojtjes së bletëve nga varoa dhe mjaltit nga substancat kimike.
Në kongresin e 30 të Apimondijes të mbajtur në vitin 1985, dr.Schmit njofton për preparatin e ri kundër varoas,sistemikun (Apitol), në testimin e të cilit kanë punuar 5 vite Ciba Geigy, ndërsa profesori Ruttner i prezanton rezultatet e bëra me Apitol dhe Perizin.
Në kongresin e 31 të Apimondijes, të mbajtur në gusht 1987, profesori Ruttner prezenton rezultatet e hulumtimeve dhe mundësin e aplikimit të Apitolit si medikament të ri kundër varoas tek bletët me veprim sistemik, ndërsa dr Jedruszuk nga Polonia në mënyrë afirmative flet për Perizinën, si medikament shumë efikas kundër varoas, pa lënë pasoja në bletë.

Tema kryesore në kongresin e 34 të Apimondijes të mbajtur në Lozan më 1995 ishte se si të mbrohet mjalti me dyllë nga substancat kimike që përdoren gjatë trajtimit të bletëve, një kohë të gjatë dhe në doza të pakontrolluara.
Në bazë të analizave dhe gjendjes mbi mossuksesin e largimit të varoas nga bletët në seksionin e patologjisë se bletëve kanë dominuar referatët, të cilët preferojnë që në të ardhmën të aplikohen preparatet që mënjanojnë (vrasin) varoat, ndërsa ruajnë vlerat biomedicinale të mjaltitit dhe dyllit.

Si medikamente të tilla janë acidet organike: acidi formik, acidi oksalik dhe acidi llaktik.


Ena për trajtim me acid formik
– Masat apiteknike (mënjanimi i pjellës mashkullore, formimi i rrëshemave artificial etj.
– Masat bioteknike zgjedhja dhe kultivimi i llojeve të bletëve, të cilat kanë aftësi për vetëpastrim nga varoat dhe rezistenca ndaj varoas si dhe sëmundjeve tjera të bletëve.

Mbushja e enës me acid formik

Kongresi ka aprovuar strategji të re me emrin ,,Metodat alternative të mënjanimit të varoas’’ , e cila obligon instuticionet qeveritare si dhe asociacionet bletare në tërë rruzulin tokësor, t’u përmbahen këtyre rregullave me qëllim të ruajtjes së cilësisë së mjaltit dhe mbrojtjen nga ndotësit kimikë, si dhe ruajtjes së fondeve të bletëve.

Vendosja e enës me acid formik në familjen e bletës

Rezoluta, dhe kërkesat strikte të Organizatës Bletërore të Shëndetsisë (WHO) si dhe Organizatës Botërore për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), obligon çdo bletar, asociacionet bletare dhe instuticionet shtetrore të marrin iniciativa për realizimin e këtyre qëllimeve.
Pas mos suksesit të kimioterapisë në eliminimin e varoas nga bletët, Shtetet e Unionit Evropian, së pari nëpërmes të realizimit të rezolutës së kongresit të 34 të Apimondijes të mbajtur në vitin 1995 u inaugurua një qasje tjetër në luft kundër varoas, dhe prodhimit të produkteve të bletës të liruar nga mbetjet kimike.
Shtetet e Unionit Evropian, respektivisht ,, Komiteti për ekonomi dhe çështje sociale’’ i Parlamentit Evropian kanë pruar urdhëresë numër 1804 të datës 19 korrik 1999 me të cilën obligohen që me ligj të rregullohet përdorimi i acideve organike (acidi formik, oksalik dhe acetik) si dhe vajrat eterike ( timoli, mentoli dhe eukaliptoli).

Trajtimi me acidit oksalik

Këshilli i Evropës me vendimin numër 2001/110/EC të datës 20 dhjetor 2001 ndalon qarkullimin, marketingun dhe shitjen e mjaltit i cili nuk i përmbush kriteriumet nga aneksi I dhe II të këtij vendimi.

Timoli dhe acidet organike në radhë të parë në luftë kundër varoas

Në kongresin e 34 të apimondies është aprovuar një strategji e re në luftë kundër varoas duke përdorur timolin dhe acidet organike (acidin formik dhe oksalik) si dhe aplikimin e masave teknologjike dhe zoohigjenike duke u përcaktuar për metoda biologjike të shërimit të bletëve, aplikimi i të cilave menjanon mundësinë e rezidueve në mjaltë dhe dyll.

Për këtë qëllim shkenctarët zvicerian nga Instituti për Bletari në Libefelt, në Kongresin e 84-të prezentojnë preparatin Api – Lajf – Var i cili si agjent bazë ka timolin.
Në Kongresin e 36-të të mbajtur në Vankuver ( Kanada ) më 1999, dhe Kongresin e 37-të të mbajtur në Durban (Republika e Afrikës Jugore) më 2001, është vërtetuar rezuluta e Kongresit të 34-të dhe 35-të për menjanimin e substancave kimike nga përdorimi i tyre në bletari dhe mbrojtja e mjaltit dhe produkteve tjera të bletës nga ndotësit kimik.
Në Kongresin e 38-të të mbajtur në Lubljanë ( Slloveni) më 2003, timoli promovohet në formë të Apigardit.
Në Kongresin e 39-të të mbajtur në Dublin të Irlandës më 2005, dhe Kongresin e 40-të të mbajtur në Melburn të Australisë më 2007, përkrahet strategjija e luftës kundër varoas dhe sëmundjeve të bletës me mjete që nuk lënë rezidue në mjaltë dhe produkteve tjera të bletës, gjë që vërteton vlerën e përhershme të rezolutës së Kongresit të 34-të dhe 35-të të Apimondijes.

Fadil Kukleci

Prill 2018