Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:


-Një dele breda vitit ka pjellë 8 qengja dhe që të gjithë janë të shëndetshëm!

Kur delja e quajtur Polly (që në gjuhën shqipe mund të quhet vërtet pjellore) në muajin Shkurt lindi 4 qengja të shëndetëshëm, pronarët e saj u gëzuan pasi e dinë që këto pjellje janë të rralla, aq të rralla sa ka shumë fermerë që nuk i kanë hasur asnjëherë as në fermën e tyre dhe as në zonat ku jetojnë.
Por çudia dhe gëzimi i tyre u shtua akoma më shumë kur po e njëjta dele pas 10 muajsh, në muajin Dhjetor përsëriti sërisht të njëjtin ritual të lindjes së 4 qengjave po ashtu të gjithë me shëndet të plotë.
Ngjarja vjen nga Anglia dhe pronarët e deles me emrin Polly, jane fermerë të apasionuar dhe që kanë në pronësi një fermë organike modeste me rreth 150 dhen dhe 85 gjedh.
Të habitur sesi delja e tyre lindi katërnjak 2 herë brenda një viti, pronarët kanë vendosur të dërgojnë analiza gjenetike të deles me emrin Polly.
Shpresojmë se në vitet në vazhdimësi delja Polly do të kryeje pjellje të shëndetëshme! Pak rëndësi ka nëse qengjat që ajo do të lindë do të jenë katërnjak apo jo, jemi të sigurt se asaj nuk do ti mungoje shërbimi dhe dashuria nga pronarët e saj.
Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit: Dailymail