Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Në makinë në një ditë të nxehtë vere

Në makinë në një ditë të nxehtë vere

Ç’do vit kemi qen (por fatkeqësisht dhe fëmijë gjithashtu ) që vdesin në parking brenda një makine të mbyllur pasi janë lënë aty për “vetëm 1 minutë” , apo në disa raste janë harruar fare që janë aty brenda. Lënia e qenit në makinë është më shumë e rrezikëshme sesa mendojmë ne. C’do vit rastet e aksidenteve të tilla janë me qindra , biles dhe qentë e policisë ka pasur raste që kanë ngordhur në makina si rezultat i një mungesë vëmendje sado të vogël .Në shumicën e rasteve këto kafshë kanë ngordhur nga “ju ka rënë pika nga dielli” “janë goditur nga dielli “.

Në gjuhën popullore me këtë fjalë duam të themi që dikush ka vdekur nga rritja e temperaturës si rezultat i ekspozimit ne diell për një kohë të gjatë.

Rritja e temperaturës ( mbi 40 grade C ) tek qeni haset shumë shpesh .Qentë hundështypur (psh rraca pekingnese), qentë që janë mbipeshë , osë që vuajnë nga probleme të zemrës dhe mushkrive ; janë më të rrezikuarit.

Shumë studime tregojnë që temperatura në një ambjent të mbyllur mund të rritet per pak minuta në 10-15  grade më shumë .Psh: në një studim të bërë në një ditë vere kur temperatura e jashtme shënonte në orën 8:00 =  27.7 grade C , brenda në makinë me xhama të mbyllur për 4 minuta arriti 42.7 ndersa në orarin e drekës ora 13:30 temperatura e jashtme nën diell shënonte 38.3 grade C , brenda në makinë për një periudhë më pak se 3 minuta temperatura arriti 48.3 grade C.

Disa persona mund të kenë dëgjuar se nëse lihen dritaret e makinës paksa hapur , qeni nuk do të ketë problem. Kjo mund të jetë e vërtetë në një ditë pranvere ( Prill apo fillim Maji ) por jo në Korrik dhe Gusht . Mbani mënd se lenia e dritareve paksa hapur nuk do ti shpëtojë jetën qenit tuaj . Shumë qen tregojnë shënja stresi kur lihen vetëm në makinë ( levizin shumë brenda makinës , lehin , etj ) dhe kjo do të shtoje rrezikun e rritjes se temperatures mbi normë.

Si duhet të veprojmë nëse qeni apo macja , apo një kafshë tjetër tuaja ka ndenjur në diell më shume sesa duhet ?

Pra ashtu sikurse është përmendur më lart shumë pak minuta mund të jenë tej mase vendimtare per qenin tuaj. Sapo të shihni se qeni juaj ” është goditur nga dielli ” masa e parë që duhet të merrni është të përpiqeni të coni temperaturën e trupit në normë ( temperatura normale e qenit ndryshon nga mosha dhe rraca por e përgjithshmja është rreth 38-38.5 grade C) .Këtë mund ta kryejmë duke e futur qenin në një vënd sa më të freskët, ti jepet ujë i freskët menjëherë ( sasia e ujit duhet monitoruar) apo dhe duke i bërë kompresa me ujë të ftohtë apo dhe një banjë me ujë të freskët.

Hapi i dytë është monitorimi i kafshës. Shpesh herë rritja e temperaturës së trupit con në dëmtim deri në mosfunksionim të organeve jetësore te tyre. Këto dëmtime mund të shihen disa orë apo dhe disa dita pasi kafsha ka qënë e ekspozuar në temperatura të larta më shumë sesa duhet.

Në c’do rast ( edhe në ato që duken më të lehta ) është e rëndësishme të viheni në kontakt me mjekun veteriner , prej tij do të merrni këshillat e duhura.

Përgatiti materialin
Mjek Veteriner Egli Ozuni
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e autorit ose redaksisë së revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare “


Na shkruani