Nga Dr Atalvin Zhiva.
–Demodeks (Demodex) apo Demodekoza është një sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga një parazit i vogël që nuk mund të shihet me sy.
Ky parazit jeton poshtë në rrënjët e qimeve. Të gjithë qentë në disa momente të jetës së tyre kanë prezencë të këtij paraziti , por vetëm disa prej tyre sëmuren nga rritja dhe përhapja e gjerë e këtij paraziti në lëkurën e kafshës.
Tre janë speciet që janë identifikuar tek qeni:
Demodex canis , Demodex gotoi dhe Demodex injai.Paraziti që haset më së shumti është Demodekoza e qenit ( Demodex canis)
Demodekoza është e ndarë në tre forma :
#1 –E lokalizuar-forma e lokalizuar vetëm në disa pjesë të vecanta të trupit ,
#2-E përgjithëshme- forma qe ka një përhapje të gjërë në të gjithë zonën e trupit , bishti ,këmbët e kafshës.#
#3-Demodectic Pododermatitis-Kjo forme shfaqet kryesisht në zonën e këmbëve .Infeksioni bakterial është kryësisht shkaktar i një infeksioni të rëndë i cili në disa raste është aq i thellë sa shpesh duhet bërë një biopsy për të gjetur parazitin dhe për të bërë diagnostikimin.
Simptomat përfshijnë humbjen e qimeve dhe skuqjen e lëkurës.Zona e prekur është e acaruar me kruarje të theksuara . Infeksioni i lëkurës i shkaktuar nga paraziti haset shpesh.Infeksionet e lëkurës ka raste që bëhën shumë të rënda duke rrezikuar dhe jetën e kafshës në disa raste me ulcera , enjtje dhe temperaturë.
Diagnoza :
Përgjithësisht diagnoza e demodekozës vendoset duke parë parazitin apo vezë të parazitit në mikroskop në një lamë mikroskopike të përgatitur me kampione nga vendi i lokalizuar.Në shumicën e kafshëve marrja e kampioneve kryhet lehtësisht , por gjithsesi disa qen mund të kërkojnë anestezi të pjesëshme apo qetësues të pjesshëm.
Trajtimi :
Qentë me forma të buta të demodekozës , mund të monitorohen dhe trajtohen me shampo antimikrobiale për të shmangur infeksionet sekondare .Kur duhet ndjekur një terapi intensive , pacienti duhet të ndiqen nga afër , të bëhen një rikontroll i tyre duke filluar c’do muaj dhe në bazë të shënjave klinike , përgjigjes ndaj trajtimit dhe numëri i parazitëve që shihen në mikroskop të cilat duhet të krahasohen me ato të vizitës së mëparshme.Për sa kohë kemi një përgjigje positive ndaj trajtimit , ai duhet vazhduar edhe 4 javë të tjera pas testit laboratorik negativ.
Nëse nuk shihen ndryshime 4- 8 javë pas fillimit të terapisë, atëhere duhet konsideruar ndryshimi i protokollit.Qentë me demodekozë të përgjithëshme që kërkojnë terapi nuk duhet të përdoren për riprodhim dhe duhet të kastrohen apo sterilizohen
- Amiraz: është një miticidë efikas , shpesh duke na dhënë rezultat të dëshirushëm në rrëzimin e menjëhershëm të një numëri të konsiderueshëm këpushash që shihen në lamën e përgatitur nga gërryerja e lëkurës.
Produktet komerciale duhet të hollohen menjëherë para c’do trajtimi dhe të përhapen (me një sfungjer) nëpër të gjithë trupin e kafshës.
Për qentë e prekur shumë rëndë, apo qentë me qimë të gjatë , këshillohet qethja e plotë e tyre për të pasur një rezultat më të kënaqëshëm.
Një rezultat të kënaqëshëm në më shumë se 80 % të rasteve ka dhënë përdorimi i solucionit 0.125 % duke i bërë banjë të përditëshme .
Rraca të tilla si Chihuahua dhe qentë e rracave të vogla (toy) janë shumë të ndjeshëm ndaj amitrazit prandaj ky agjent nuk duhet të përdoret në këto rraca.
- -Ivermektina (Ivermecitin) mund të përdoret injeksion ose nga goja c’do 24 orë .Është shumë efektive ndaj demodekozës së qenit si dhe tek macet.
Rekomandohet të kihet shumë kujdes në disa rraca si: Collie, Shetland Sheepdog, Old English Sheepdog, Border Collie, Bearded Collie dhe Australian Shepherd, pasi këto rraca janë shumë sensitive ndaj ivermektinës.
Ivermektina nuk duhet të përdoret në këto rraca pasi janë raportuar : depresion , ataksi , koma dhe ngordhje.
Të kihet parasysh qe fillohet gjithmonë përdorimi i ivermectinës në dozë të vogël për të parë nëse shfaqen shënja të toksicitetit nga ivermektina.
- Moxidectin dhe doramectin. Të dy këto medikamente kanë të njëjtin potencial toksik ashtu si dhe ivermektina
Trajtimet e mësipërme duhet gjithmonë të diskutohen me Mjekun Veterinar pasi vetëm ai (Veterineri), mund të përcaktojë dozën dhe medikamentin e duhur.
————-
Burimi i Informacionit: Demodekoza e qenit ( Canis demodicosis) me autor Dr Atavin Zhiva
Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare
Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë apo autorit të artikullit.