Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Rraca “Lara e Kallmetit”

Të njohim rracat autoktone:
Rraca “Lara e Kallmetit” është dhia më bukur dhe më tërheqëse në Ballkan e më gjerë.
Pjesën e shpatullave, qafën e deri te edhe veshët i ka të mbuluar me ”shall”,në ngjyrë të zezë; ka të bardhë, të pa mbuluar nga ”shalli i zi” vetëm një pjesë të fytyrës, ballin dhe hundën.
Mesin, kurrizin dhe barkun e ka të bardhë, ndërsa pjesën e vitheve dhe të këmbëve të prapme i ka mbuluar me ngjyrë të zezë.
Qafën e ka të gjatë, që ja shton edhe më tej elegancën. Këmbët të drejta e të gjata, me thundra të bardha e të forta, që i vendos e sigurt në të përpjetën e tatëpjetën e malit të Velës e vargmalit në krah të tij.
Lartësia në xhidavi te dhitë shkon 65-75 cm, ndërsa te meshkujt shkon 75-80 cm.
Gjatësi e trupit te dhitë 70- 75, ndërsa te cjeptë 80-85.
Thellësia e gjoksit te dhia 50-55, ndërsa te cjapi 55-60 cm.
Perimetri i gjoksit te femrat e rritura shkon 85-90 cm, ndërsa te meshkujt 90-95cm.
Me një prodhimtari prej 100-170 litra për kokë për një periudhë prej 170-180 ditë të vitit e bën atë edhe më të përzgjedhur për banorët e zonës.

Burimi informacionit:

Prof. Dr. Kristaq Kume
Prof.As. Dr. Xhevdet Bashllari
Zooteknik Atif Dema