Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Kafshët e fermave- Blegtoria » Manuali i Procedurave Për Indetifikimin E Fermave-Programi I Bashkimit Europian Për Shqipërinë

Manuali i Procedurave Për Indetifikimin E Fermave-Programi I Bashkimit Europian Për Shqipërinë

Përgatiti Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:
“MANUALI I PROCEDURAVE PËR IDENTIFIKIMIN E KAFSHËVE DHE REGJISTRIMIN E FERMAVE BLEGTORALE (PËR MJEKËT VETERINERË)”:

Ferma blegtorale janë të gjitha vendet ose mjediset, në të cilat mbahen, rriten ose trajtohen kafshët, përgjithnjë ose përkohësisht. Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e fermave blegtorale të regjistruara mbahen në bazën informatike kombëtare të të dhënave.
Përsa më sipër ferma blegtorale do të quhen:
⦁ fermat dhe vendet ku mbarështrohen kafshë,
⦁ kullotat,
⦁ thertoret,
⦁ stacionet e karantinës,
⦁ tregjet dhe ekspozitat e kafshëve
Sistemi i regjistrimit të fermave blegtorale ngrihet me qëllim:
I. garantimin e një kontrolli më të mirë të shëndetit të kafshëve dhe të mirëqenies së kafshëve që nga lindja, lëvizja, therja ose ngordhja e tyre;
II. gjurmueshmërinë e kafshëve dhe të fermave blegtorale dhe mbikëqyrjen epidemiologjike;
III. sigurimin e informacionit për popullatën e kafshëve, për të mundësuar planifikimin e masave profilaktike veterinare, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve;
IV. përmirësimin e kontrollit veterinar gjatë import-eksportit të kafshëve;
V. të shërbejë për zbatimin e programeve kombëtare të mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit blegtoral;
VI. Mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët.
Dokumentacioni
Regjistri i identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve në fermë sipas formatit të miratuar nga autoriteti kompetent, i cili ka të drejtën e kontrollit mbi të dhënat e regjistrit.
Regjistrimi i Fermave Blegtorale
a. Regjistrimi i fermës blegtorale.
Procedura e regjistrimit fillon nëpërmjet plotësimit të formularit tip të regjistrit të fermës i miratuar nga autoriteti kompetent dhe përfundon me hedhjen e të dhënave të formularit në bazën informatike të të dhënave (sistemi RUDA). Ky sistem përditësohet sa herë që ka ndryshime në fermë. Për çdo fermë ekzistuese ose të re bëhet një kërkesë në Zyrën Rajonale të Shërbimit Veterinar për regjistrimin e saj. Për fermat e reja limiti kohor është 30 ditë. Formulari plotësohet mjeku veteriner privat ose Veterineri Zyrtar me të gjitha të dhënat në çdo vend të përcaktuar sipas kritereve të mëposhtme:

  1. Informacioni personal i mbajtësit, pronarit të kafshës (emër, atësi, mbiemër).
  2. Të dhëna mbi vendodhjen e fermës; (Qarku, Rrethi, Njësia Administrative, Fshati)
  3. Gjendja e kafshëve në fermë (Iventari).
    Në formular shënohet data e regjistrimit, firmoset nga mbajtësi i kafshës ose pronari dhe nga Veterineri Zyrtar që regjistron fermën. Formulari i fermës së regjistruar dorëzohet në Zyrën Rajonale të Shërbimit Veterinar. Në rast se regjistrohet nga operator privat kjo procedurë mbaron në 7 ditë. Zyra Rajonale e Shërbimit Veterinar verifikon saktësinë e formularit. Kjo procedurë zgjat 5 ditë. Pas përfundimit të procesit të regjistrimit çdo fermë blegtorale ka një kod të vetin unik. Ky kod përbëhet nga kodi i rrethit, njësisë administrative dhe fshatit të renditura sipas rradhës. Këto kode janë të përcaktuar nga listat zyrtare të INSTAT. Kodi i fermës blegtorale është një kod me 14 shifra dhe karaktere të cilat përfaqësojnë si më poshtë:
    Identifikimi i kafshëve të llojit gjedh
    Identifikimi i Parë i Kafshëve
    ⦁ Kafshët adulte dhe të sapolindura identifikohen në momentin e rregjistrimit të fermës;
    ⦁ Identifikohen të gjitha kafshët e fermës që kanë sistem identifikimi jo në përputhje me sistemin RUDA kafshë importi (afati 15 ditë);
    ⦁ Identifikimi fillon me matrikullimin e kafshës të cilës i vendosjen nga një matrikull në secilin vesh. Matrikujt kanë të njëjtin kod unik.
    ⦁ Numri i shkruar në matrikull është progresiv.
    ⦁ Vetëm kur kodi individual i kafshës brenda të njëjtit rreth (numri i matrikullit) arrin 999,999
    ⦁ do të rifillojë nga numri 000,001 seria e matrikujve për këtë rreth;
    ⦁ Plotësohet kartela identifikuese e kafshës e cila i dorëzohet mbajtësit të kafshës;
    ⦁ Kafsha konsiderohet e identifikuar kur janë vendosur matrikujt, janë plotësuar formularët dhe është përditësuar baza informatike e të dhënave.

Identifikimi i kafshëve të llojit të imta (dhen, dhi)
Dhentë dhe dhitë identikikohen në dy forma
Matrikullim në tufë
Matrikullimi në tufë është matrikullimi i të imtave vetëm me një matrikull në veshin e majtë. Matrikulli ka kodin dy shifror AL dhe kodin 4 shifror të fshatit. Ky matrikullim kryhet në kafshët e reja të destinuara për therje brënda 9 muajve që nga lindja. Mbajtësi i kafshëve informon Mjekun Veteriner privat, ose Veterinerin Zyrtar që bën identifikimin fizik të kafshëve se cilat kafshë ai synon ti dërgojë për therje. Në rast se peridha kohore zgjat më shumë se 12 muaj që nga lindja dhe kafshët nuk janë therur, ato rimatrikullohen me matrikuj individual dhe formulari i identifikimit të kafshës dërgohet në Zyrën Rajonale të Shërbimit Veterinar për hedhjen e të dhënave në bazën informatike të të dhënave.

Matrikullimi individual i kafshëve
Të gjitha kafshët të imta që nuk janë të destinuara për therje, por për mbarështim, duhet të matrikullohen me matrikuj individual në të dy veshët. Të dy matrikujt kanë të njëjtin kod. Kafshët e importuara me qëllim mbarështimin e tyre, që janë të identifikuara më parë me një sistem identifikimi i ndryshëm nga i yni, brenda 14 ditëve nga dita e hyrjes në teritorin tonë duhet të rimatrikullohen me matrikuj individual në të dy veshët.
Rimatrikullimi me matrikuj individual në të dy veshët bëhet kur matrikujt aktual kanë humbur apo janë dëmtuar dhe janë të palexueshëm.
Regjistri i fermës përditësohet me të dhënat për kafshët e reja të matrikulluara nga ana e Zyrës Rajonale të Shërbimit Veterinar në seksionin A me të dhënat e kafshëve dhe matrikulli i vendit nga është importuar shënohet në kollonën Identifikim i i ri ose zëvëndësim matrikulli.

Mjeku Veterinar Gjobitet me 50 000 – 100 000 Lekë në rastet kur nuk kryen:
⦁ identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, sipas akteve nënligjore në zbatim të ligjit;
⦁ identifikimin dhe regjistrimin e fermës dhe matrikullimin e kafshëve të prodhimit ose i kafshëve të tjera, si dhe i kafshëve të reja në fermë, sipas rregullores përkatëse;
⦁ kontrollin e rregullt vjetor të gjendjes së kafshëve të prodhimit ose kafshëve të tjera në fermë, rimatrikullimin e kafshëve që nuk plotësojnë kërkesat e identifikimit, sipas rregullores përkatëse;

Të plotë këtë manual së bashku me formularët e nevojshëm mund ta lexoni duke klikuar në link e mëposhtëm:

Manuali i procedurave për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale

Këtë e pëlqejnë %d blogues: