Sëmundja e ekinokozës cistike (CE) ndodh si shkak i infektimit me larvat e Echinococcus granulosus të cilat janë parazitë të vegjël ( me madhësi 2-7 mm) dhe gjenden në kafshët si: qeni (dhe kafshë të tjera nga familja e kanineve të cilët janë bujtës përfundimtar), gjedhi, dhentë, dhia, derrat, dhelprat, etj (dhe në bujtës të ndërmjetshëm).
Tek njerëzit shpesh sëmundja nuk shfaqet me simptoma të plota dhe të qarta por mund të paraqitet dhe me shënja si masa të ndryshme tumorale që mund të paraqiten në mëlçi apo në mushkëri. Zakonisht trajtimi i sëmundjes tek njerezit, mund të kryhet nëpërmjet trajtimeve me medikamente apo dhe me ndërhyrje kirurgjikale.
Kurse sëmundja e Ekinokozës alveolare (AE) ndodh nga larvat e fazës Echinococcus multilocularis i cili është një parazit tepër i vogël (1-4 mm) që gjendet tek qeni, ujku, çakalli, dhelpra dhe macja (bujtës përfundimtar).
Ekinokoza alveolare (AE) është me e rrallë tek njerëzit gjithsesi mund të haset me shënjat e tumoreve parazitike që formohen në mëlçi dhe më pak raste në mushkëri, tru apo organe të tjera. Fatkeqësisht nëse njeriu preket nga AE mund të jetë fatale!
Në vendin tonë, zakonisht bartësi i sëmundjes së Ekinokokozës janë qentë e infektuar, të cilët me anë të jashtëqitjeve eliminojnë ato në mjedisin e jashtëm, duke krijuar kështu mundësinë e infektimit të bagëtive dhe të njeriut.
Rruga e infeksionit është kontakti i drejtpërdrejtë me feçet (jashtëqitjen) e qenve të prekur. Veçanërisht të rrezikuar janë fëmijët të cilët luajnë me qentë dhe pa pastruar duart e tyre hanë ushqime të ndryshme. Po ashtu kontakti me dheun, ujin e kontaminuar mund të jetë një burim infestimi.
Njerëzit mund të marrin vezët e parazitit duke:
⦁ Duke ngrënë ushqime, apo duke rënë në kontakt me ujin apo dheun e kontaminuar me feçet e qenve të infektuar. Po ashtu bëhët fjalë dhe për ;bar,, bimë të ndryshmë, fruta të ndryshëm (manaferra etj) që mund të konsumohen direkt siç janë në natyrë pa u larë më parë ato.
⦁ Duke përkëdhelur qenin e prekur. Qeni mund të ketë veze te ekinokozës në trupin e tij pas kontaktit të gezofit apo qimeve me fekalet që përmbajnë vezët e parazitit.
Mos harrojme së vezët e parazitit janë shumë rezistente dhe jetojnë për një kohë të gjatë dhe në temperaturat ekstreme si ngricat apo zonat e mbulura më dëborë.
Duke pasur mundësi që të qëndrojë në kullota për një kohë të gjatë, këto vezë lehtësisht mund të konsumohen së bashku me barin e kullotave nga dhentë, lopët etj.
Tek qeni kryesisht nuk kemi shënja klinike të qarta, kurse tek kafshët e tjera bujqësore , vihet re një humbje e peshës së tyre trupore si dhe bie ndjeshëm prodhimtaria.
Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nëse bien në kontakt me kafshën e infektuar (sidomos fëmijët) por për shkak të profesionit të tyre më të rrezikuar janë: veterineret. çobenët dhe gjahtarët si dhe punonjës të tjerë të fushës së blegtorisë.
Parandalimi është masa më e rëndësishme kur flasim për Ekinokozën.
Parandalimi duhet të përfshijë:
⦁ Mësojini fëmijët që të jenë të kujdesëshëm me higjenën, të lajnë duart e tyre gjithmonë para se të hanë dicka.
⦁ Të lahen duart menjëherë pasi keni prekur një qen që është i dyshuar apo nuk i dihet historia e trajtimit kundër parazitëve, po ashtu të lahen duart gjithmonë para ushqimit që do hamë.
⦁ Të shmanget përdorimi i produkteve pa i larë ato (kastravecat, domatet, specat, lyleshtrydhet, apo edhe fruta dhe bimë të tjera).
⦁ Të mos lejohen qentë të hanë pjesë nga kafshë të ndryshme pa i gatuar (zjerë) më parë ato.
⦁ Të mos theren kafshët si dhentë, dhitë, derrat në kushte dhe ambjente jo të përshtatshme. Ju kujtojmë se këto therje janë të paligjëshme!
⦁ Nëse mendoni se qeni juaj (por edhe macja) ka ngrënë mish të infektuar (të freskët, të pagatuar) nga një kafshë që dyshohet se është e prekur nga ekinokoza, të kontaktohet Mjeku Veteriner për konsultim dhe informacion të nevojshëm.
⦁ Qentë duhet të paraqiten tek Mjeku Veteriner ç’do vit dhe të marrin rregullisht trajtimet kundër parazitëve të brendëshëm.
⦁ Të mos lejohet qeni që të hajë ushqime të pakontrolluara.
⦁ Veçanërisht porosisim çobenët që therin bagëti; Gjithcka qe ju i jepni qenit nga kafshët që therni në stane (pjesë nga organe të brendëshme etj) janë një rrezik i përhapjes së koksidiozes në kafshët që ju mbarështoni apo çka është më keq akoma, në përhapjen e koksidiozës tek ju apo pjestarët e tjerë të familjes. Zjeni çdo ushqim apo pjesë të bagëtive që do tja hidhni qenve tuaj.
⦁ Dhe në fund të këtyre këshillave dëshirojmë që sërisht të përcjellim mesazhin aq të fortë që është Higjena: LANI DUART, LANI DUART, LANI DUART tuaja!