Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Bletaria Shqiptare- Informacione të ndryshme » Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (përmbyllje)

Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (përmbyllje)

Nga Dr.Agim Nelaj

Agim Nelaj

Çdo lexues, artikujt e mi, ti shikoi si një përpjekje të vetëdijshëm e të ardhmes, dhe për të promovuar fuqishëm përdorimin e qëndrueshëm të bletarisë organike, nëpërmjet bioteknikës.Unë kam vrejtur se efekti i varrocidet sintetike dhe antibiotikëve ka rënë më shumë se 50% , krahasimisht me dhjetë vjet më parë. Gjithësesi për të mbajtur nivelin e kërkuar të sëmundjeve të pestave,varroosis ,nosemosis nën kontroll, gjykoj se ende mund të nevoitet përdorimi periodik i ndonjë lloj trajtimi.Personalisht zgjedh përdorimin e një shumëllojshmërie trajtime organike,, Ka një tendencë të fortë në mesin bletarëve tradicional, të cilët mbështeten në historine e shumëllojshme të produkteve organike, mënjanë bletarëve, larg agjentëve kimik, të motivuar kryesisht nga dëshira për t’u mbështetur në bletarinë “kimike të lirë”. Në komunikim me bletarë,unë gjej se ata,e kanë një ndjenjë të ngjashme kundër lëndëve sintetike.Ndonëse për shumë arsye praktike,ata janë të shqetësuar në lidhje me rënie të efektit,ndotjes së mjaltit, uljes të theksuar të aktivitetit të familje( topitjes), rënies së numërit, shëndetit të mbretëreshës etj.Përsëri hezitojnë,tek besushmëria e alternativës së bletarisë organike. Në vëndet me bletari të zhvilluar të prekur rëndë nga syndromi i emërtuar COLAPS (çregullim të jetës së familjes së bletës),”humbje pa nishan”.Dëmtimet ishin të frikëshme,aq sa u krijua përshtypja se bleta po shfarrosej.

Studimet e vazhdueshme evidentuan faktorët kryesor të kolapsit( “humbjeve pa nishan”) ndër të cilët po përmëndim:

1.Ushqimi natyral i varfër dhe i pakët.

2.Prishje e mjedisit të brëndshëm të zgjoit.

3.Të ushqyerit artificial

4.Çregullimi ekosistemeve dhe prishja e meslidhjes njeri-natyrë-bletë.

5.Përdorimi i barnave veterinare.

6.Sëmundjet.

Nder këta faktor negativ po ndalemi: Dylli. Çështja e ndotjes së dyllit që është * mëlçia” e familjes së bletës.Kjo si efekt i depozitimeve të pesticideve nga sperkatjet e pakontrolluara,përdorimit të kimikateve për kontrolline sëmundjeve,e shoqëruar kjo dhe me mos ripërtëritjen në kohë nga bletari i piteve,shkakton “cerozë të mëlçisë”. Në të vërtetë, një nga bletarët tanë më elokuencë profesionale, ka deklaruar se; ne bletarë kemi “helmuar barkun e e zgjoit.” Ushqimi. -Përdorimi i sherbetit të thjeshtë (ujë +sheqer) është me pasoja.Është sqaruar dhe më parë se difrenca midis pH të mjaltit 3.5 dhe pH të sherbetit të sheqerit 6.0, krijon situata të vështira deri në çregullim të jetës së familjes së bletës. -Përdorimi i ushqimit të gatshëm.Ky ushqim tregtohet gjerësisht jashtë çdo kontrolli.!! Ekosistemi. Shfarrosja e bimëve mjaltore spontane( sherebelë,levando,bar blete etj).Spërkatjet pa kriter,pa rregulla kanë sjell vdekje masive në bletë. Barnat. Për të nxjerrë përfundime nga gabimet e bëra në përdorimine barnave pa kriter, pa një rregull të caktuar, jashtë çdo kontrolli le ti hedhim një sy këtyre barnave që shiten ende dhe sot.

-Për keto 25 vite janë tregtuar 27 barna për kontrollin e varroas.Një pjesë e tyre me të njëjtën lëndë aktive.Kuptohet se çfarë anomali ka ndodhur dhe po ndodh në përdorimin e tyre. -Ka vite që është ndaluar përdorimi oxitetraciklinës(Terramyicin) për pestat, vazhdon ende përdorimi i saj! etj Një ndër problemet kryesore në bletari, vazhdon ende të mos ketë ligj për bletarinë.

bletet duke punuarbleta ne hoje

Të nxjerrë mësime nga të tjerët:

Kujtesë e hidhur e bletarëve Europian… …Ne bletarët kurrë nuk do të konsideronim qëllim ,futjen e donjë insekticidi direkt në zgjuan tonë,para se të shfaqeshin riqnat parazitare. Së pari , u shfaq riqna trakeale, dhe mandej Varroa shkatërroi bletët tona; Në dëshpërim , braktisëm fobin tonë të mëparshëme ndaj kimikateve dhe së shpejti vetë jemi bërë burimi kryesor i ekspozimit të bletëve tona ndaj pesticideve .Ky është një fakt i trishtueshëm. Fakt që solli një epokë të re në toksicitetin e bletëve.Kjo nuk na erdhi nga jashtë, por nga brenda zgjoit.Ashtu si bletët zhvilluan rezistencë të natyrshme ndaj riqnave trakeale, dhe na sollën jo vetëm shqetësim por dhe humbje masive.Gjëndja e tanishme eshtë më e komplikuar.Ka filluar epoka marrjes e goditjes së rëndë nga Varroa. Shpëtimi ynë ishte përdorimi i dy varrocide të tjerë sintetike, i pari ishte Apistan(fluvalinate), dhe pastaj kur riqnat zhvilluan varroarezistencë ndaj këtij varrocidi, u prodhua Coumaphos (CheckMite + ). Vini re: Këta dy varrocid i përket klasave të ndryshme të acaricideve,secili vepron në mënyra ndryshme Kujtesa historike në lidhje me “humbjet pa nishan “, të bletëve ,për shkak të kolapsit,nuk duhet harruar. Ne bletarët humbëm rreth 70% të zgjojve tona, kur riqna trakeale pushtoi bletët , dhe mandej deri në 100% të familjeve vdiqën gjatë pushtimit fillestar nga Varroosis.Por ne nuk harojmë.Ne kemi nxjerrë përfundime në vazhdimësi, duke ndjekur humbje e mëdha pasuese kur (fluvalinate) Apistani,nuk jepte më efekt, nga varroarezistenca.Ne u goditëm ende më rëndë përsëri kur (coumaphos) dështoi nga varrorezistenca në vjeshtën e vitit 2004.Humbjet si rezultat i përdorimit taktikut lëng, është e nëndheshme,më dëmprurëse, më shqetësuese se historitë e më parshme,se efekti vazhdon edhe pas mospërdorimit, ka efekt prapa veprues…

Image result for cute bee

 

Një hymn për Bletën

 

 

            BLETA

Dyzet ditët e tua mbi lule dhe barin

Me tridhjetë kilometrat e tua fluturim,

Në tremijë lule për të mbledhur nektarin

Bletëza punon me kaq përgjërim.

———————–

Ajo përulet duke lënë pas embëlsinë

Vdes pas dyzet ditëve, se ka të gjatë,

I shërben mbretëreshës me vetmohim

Por dhe njeriut në çdo pikë mjaltë.

———————–

Ti moj e mirë su përzieve kurrë në jetë

Por nëse dikush të vjen për ngacmim,

S’të fal moj fisnike, si çdo bletë

Të dhemb fort thumbi në çdo pickim.

———————–

Ajo mbrohet fort duke sakrifikuar

Jep jetën e saj për të mbrojtur bletën,

Ç’të shtyn o njeri për ta ngacmuar

Para dyzet ditëve t”ja marrësh jetën .

———————–

Vallë bleta, a ka një shëmbëllim

Me cilin është,më cilin ngjajnë?

Tek ajo unë fare mirë shoh njerinë

Që është e s,është , që janë e s,janë.

 

Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj

Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!

Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.

 

Këtë e pëlqejnë %d blogues: