Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Një shembull për tu ndjekur!

Një shembull për tu ndjekur!

Jetojmë në një kohë kur ndoshta edhe për shkak të rrethanave na është krijuar bindja negative se çdo gjë është vetëm zi sa i përket zhvillimit të sektorit të bujqësisë e më saktësisht atij të blegtorisë. Por ne me përgjegjësi mund të flasim që ka edhe njerëz profesional që dijn të udhëheqin edhe këtë sektor.
Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, e drejtuar nga z.Burim Bajrami me profesion Mjek Veterinar, është një shembull i mirë i cili duhet të ndiqet nga të gjitha komunat por pse jo edhe nga niveli qëndror, pra nga Ministria e Bujqësisë. Kjo Drejtori ka ndërmarrë shumë projekte të cilat kanë impakt direkt në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve gjithashtu edhe në aspektin ekonomik të fermerëve të Komunes së Ferizajt. Në vazhdim do ti përmendim disa projekte të realizuara për sektorin e blegtorisë të realizuara gjatë vitit 2018/2019 dhe që po vazhdojnë edhe gjatë këtij viti:
1.Vaksinimi në gjedh dhe të imta kundër sëmundjeve klostridiale
2.Dehelmintizimi në gjedh dhe të imta
3.Subvencionimi i mbarsimit artificial në gjedh
4.Vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit dhe trajtimi kundër endoparazitëve
5.Trajtimi i thundrave tek lopet qumështore në fermat komerciale
6.Repelimi i gjedheve
7.Shpërndarja e 850 koshereve të bletëve 2019 dhe 330 koshere të kombinuara plastikë dhe dru që janë inovative të cilat për momentin përdoren vetëm në Turqi
8.Shpërndarja për çdo vit e 60 krerë mëshqerra barse të rraces Simental
9.Rregullimi i tregut të kafshëve dhe ngritja e një strehimore për qentë endacak (është planifikuar buxheti të realizohen gjatë këtij viti)

Këtu kemi përmendur vetëm projektet që kan të bëjnë me sektorin e blegtorisë por ka edhe shumë projekte të realizuara në sektoret e tjere të cilët me të vërtet kan ndikuar në rritjen e interesit për sektorin e bujqësisë!

Eshtë kënaqësi të shohësh një koleg, një njeri të devotshëm vënë në shërbim të zonës ku jeton dhe punon.
Vazhdo punën e mirë që po bën dhe suksese në vazhdimësi i nderuar koleg!

Më poshtë po sjellim disa foto që paraqesin punën ndër vite të Z. Burim Bajrami: