Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Grerat vrasëse! Vespa mandarinia

Grerat vrasëse! Vespa mandarinia

Grerat vrasëse!
Përveç madhësisë trupore këto grera kanë një paraqitje të veçantë, me një trup si të vizatuar në filmat vizatimorë, me një fytyrë si të Spider-Man, ngjyra portokalli me viza të zeza i jep paraqitjen e një tigri dhe forma e krahëve si të një pilivese. Me një madhësi trupore rreth 5 cm i bën këto insektet më të mëdhajat të llojit të tyre.


Mbase e keni gjetur, bëhet fjalë për grerzën aziatike apo siç njihet me emrin shkencor Vespa mandarinia, është me e madhe nga të gjitha grerat, dhe nuk pickon për tu mbrojtur, por për të vrarë. Epërsia dhe egërsia që e ka e bën këtë grerë jo vetëm të dëmshme dhe të frikshme për kafshët apo insektet e tjera, por dhe për njerëzit.

Siç mund ta mendoni ky insekt e ka fituar emrin e madh falë bëmave dhe reputacionit që ka. Grerat vrasëse sulmojnë dhe janë aq të pamëshirme sa jo vetëm pickojnë dhe kafshojnë, por heqin dhe kokën e viktimës duke e shkëputur plotësisht nga trupi i tyre. Grerëza aziatike është një rrezik i madh për bletët. Ne vetëm disa sekonda këto grera mund të kapin një bletë dhe pasi i heqin trupin e marrin për të ushqyer të vegjëlit e tyre. Sic duket dhe në këtë video të publikuar nga BBC, këto grera e kanë shumë të lehtë të vrasin një bletë. Bletët europiane nuk kanë një mekanizëm mbrojtje ndaj këtyre grerave, kështo që disa grerëza aziatike mund te zhdukin një koshere të tërë në vetëm disa orë.
Ky është një rrezik i madh për popullsinë e bletëve që është tashmë në rrezik zhdukje për shumë arsye të tjera.

Po për njerëzit sa i madh është ky rrezik?

Qetësohuni, për momentin shqetesimi juaj i vetëm ngelet koronavirusi covid-19.
Por megjithëse këto grera NUK JANE aq të mëdha sa ti shkulin kokën nga vendi njerëzve (largoni pamjet horror nga mendja juaj), sërisht këto grera mund të vrasin njeriun si pasojë e një helmi të quajtur mandarotoxin, që është një neurotoxin. Në fakt duhen disa pickime që të përcillet doza fatale në trupin e njeriut, psh. nëse ju qëllon të hasni një fole të këtyre grerave dhe ato do ju sulmojnë, atëhere konsideroheni një rrezik dhe kërkoni ndihmen e duhur sa më shpejt të mundeni. Gjithsesi nëse jeni alergjik nga ky helm, rreziku për fatalitet është shumë herë më i madh.
Veshja e bletarit nuk ju mbron nga këto grera. Shumë bletërritës në Europën perëndimore janë të njohur me grerat aziatike të quajtur Vespa veluntina, dhe e njohin egërsinë me të cilën këto grera sulmojnë, por ju rikujtojmë se këto grera (vespa veluntina) mund të rriten vetëm deri në 2 cm kurse grera vrasëse (vespa mandarinia) mund të rriten deri në 5 cm.

Grerat aziatiake janë shkaktare të rreth 50 vdekjeve në vit në Japoni. Vitet e fundit Amerika ka raportuar një mësymje të këtyre grerave në kontinentin amerikan. Sigurisht rrjetet sociale facebook, the tëeeter janë mbushur me video dhe foto që tregojnë sa të pamëshirme ndaj kafshëve dhe insekteve te tjera këto grera janë.

Në videon e mëposhtme do të shihni si një grerë e vetme është në gjendje të vrasë një mij fushe në disa sekonda.

Për momentin në Europë nuk është një shqetësim që kërkon vëmendjen e menjëhershme, por të mos harrojmë se historia e pandëmise që po kalojmë na ka mësuar se është më shumë efikase nëse veprojmë në kohë.

Tashme gjendet mes nesh. Shpresojmë se shtetet e BE do na shpëtojnë nga pushtimi i këtyre insekteve tepër të rrezikshme për bletët dhe insektet e tjera që janë të dobishme për planetin tonë.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare
Burimi informacionit: EuroNews

Ju lutemi në rast referimi apo botimi të përmendet linku origjinal tek veterineret. com

Këtë e pëlqejnë %d blogues: