Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Manifestim Kinologjik : Poppins Cup Prishtina 2021

Manifestim Kinologjik : Poppins Cup Prishtina 2021

Federata Kinologjike e Kosoves se bashku me shoqatat e veta organizon manifestime kinologjike ne qytete te ndryshme te Kosoves.
Manifestimet kinologjike jane evente ku mblidhen kultivuesit dhe dashamiret e racave te ndryshme te qeneve nga e mbare bota.
Kesaj here u mbajte Poppina Cup ne Prishtine ne daten 30.11.2021 dhe 01.12.2021.


Gjate ketyre diteve u mbajten tre gara: dy gara me karakter nderkombetar dhe nje gare me karakter kombetare.
Anetaret e FKK-se dhe anetaret e Shoqates Kinologjike Prishtina punuan zellshem qe ta bejne te mundur kete manifestim.
Perveq tyre ndihmuan dhe kontribuan kompania per prodhimin e ushqimit per qen “Poppins” me pronare Xhevdet Duken.
Ne keto tri gara qe u mbajten per dy dite ne rradhe moren pjese mbi 200 qen nga shtete te ndryshme te Evropes. Ishin prezent rreth 80 raca te ndryshme te qeneve.
Gjithashtu si gjyqtare kinologe qene te ftuar persona perkates dhe profesionist nga Kosova, Mali i Zi dhe Turqia.
Qenet e racave dhe kategorive te ndryshme sfiluan nje nga nje, e moren vleresimi e gjyqtarit perkates dhe me i miri i seciles race u kualifikua per garen kryesore Best In Show, ku pati mundesine te fitoj cmime te ndryshme.
Te gjithe qenet qe ishin me te miret e races u shperblyen me nje rozete dhe fituesit e Best In Show me kupe dhe nje thes ushqim qe iu dhurua nga kompania Poppins.
Perveq ketyre titujve vleresimet e qeneve behen ne menyre qe tiu ipet leja e mbaresimit dhe te vleresohen se a jane te afte te mbaresohen dhe sa te perafert jane keta ekzemplare me standardin perkates.
Garat e bukurise tanime jane bere tradite ne Kosove, dhe cdo vjet po rritet numri i tyre dhe gjithashtu edhe interesimi i njerezve per te marre pjese.
Ekspozita e rradhes e titulluar “Dukagjini Cup”do te mbahet ne Peje me date 9 dhe 10 Maj.

Përgatiti për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare: Zerina Kajtazi

Këtë e pëlqejnë %d blogues: