Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Kafshët e shoqërimit » A është e vërtetë se macet tringjyrëshe janë gjithmonë femra

A është e vërtetë se macet tringjyrëshe janë gjithmonë femra

A është e vërtetë se macet tringjyrëshe janë gjithmonë femra ?

Shumë njerëz janë të befasuar kur dëgjojnë se macet treingjyrëshe janë shumica femra.

 

 

Lind pyetja a ka mundësi që një mace trengjyrëshe të jetë macok ?

Të flasim shkurtimisht rreth gjenetikës të ngjyrës së gëzofit të këtyre maceve.
Para së gjithash të shpjegojmë termin “mace larmane tringjyrëshe”

Macja tringjyrëshe nuk është një rracë e vecantë, por thjesht një kombinim ngjyrash .Tre Janë ngjyrat që duhet të jenë prezente : e zeza, e bardha dhe portokalli . Variatete të tjera të këtij kombinimi mund të jenë ; gri, krem dhe bezhë .

 

Pra këto kombinimë tringjyrëshe janë pothuajse gjithmone mace femra .

Por përse ndodh kështu ?

Përgjigjja lidhet me gjenetikën.

Ngjyra e gëzofit të maceve është e lidhur në mënyrë të drejpërdrejt me gjininë e tyre, është një karakteristikë fizike e lidhur me gjininë .

Macet femra kanë dy kromozone X (XX), kurse macokët kanë një kromozon x dhe një kromozon Y (XY). Kodi gjenetik përgjegjës për prezencën e ngjyrës të zezë ose portokolli gjendet në kromozonin X . Kodi gjenetik për ngjyrën e bardhë është një gen krejtësisht i vecantë .

Duke pasur parasysh se femrat kanë dy kromozone X , ato janë në gjëndje të sjellin dy ngjyrat ( apo variantet e tyre) , të zezën dhe portokallinë dhe sigurisht ngjyrën e bardhë duke sjellë kështu macen tringjyrëshë.

Kurse për shkak se macokët kanë vetëm një kromozon X , ata mund të sjellin vetëm macokë me ngjyrë portokalli ose me ngjyrë të zezë.

Ky kompleks është një proces i kromozoneve të geneve dominante ndaj atyre jodominante, proces që përcakton ngjyrgëzofin e caktuar ndaj gjinisë së përcaktuar.

 Dhe vazhdojmë me pyetjen : a ka mundësi një macok të jetë tringjyrësh apo laraman ?

Po, sigurisht që po, por këto janë raste shumë të vecanta , zakonisht në këto raste tek macoku kemi prezencën e dy kromozoneve XX dhe një kromozoni X ( XXY ) . Zakonisht macokët me këtë kombinim kromozonesh janë sterilë, të paaftë për të ripordhuar. Kjo është e ngjashme me rastet e njerëzve që kanë prezencën e kombinimit të këtyre kromozoneve të njohur si sindormi XXY (Klinefelter) .

Përshtati materialin MV Egli Ozuni

Burimet: wikipedia,org , my-cat,org

Ky material është pronë e revistës “Mjekësia Veterinare Shqiptare” dhe nuk lejohet përdorimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë


Na shkruani