Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Trajnimi i qenit të ri në familjen tuaj. Bazat dhe Këshilla!- pjesa e dytë

Trajnimi i qenit të ri në familjen tuaj. Bazat dhe Këshilla!- pjesa e dytë

 

 

foto ilustruese

Vendosni se ku doni që qeni juaj të shkoje për nevojat e tij personale në shtëpinë tuaj. Një zonë e mbyllur me gardh jashtë që nuk e ekspozon qenin tuaj ndaj qenve të të tjerëve është ideale. Nëse ju e keni këtë, ju mund ta trajnoni qenushin tuaj direkt për të dalë jashtë – dhe ndoshta me pak letër brënda për rastet kur ju e lëni qenushin tuaj brënda për shumë kohë gjatë punës ose kur ai nuk duron dot gjatë natës. ———————————————————————–

 

qeni duke mesuarNëse nuk keni një oborr, ju mund të jeni në gjendje të përdorni një kuti me bar ose diçka të ngjashme në ballkon ose verandë. Nëse i mësoni qenit të përdori vendet jashtë që i vogël, kjo krijon një koncept të qartë të ambjenteve brënda si vendi i pastër, dhe të vendit jashtë si vendi ku mund të shkojë për nevojat personale. Kjo është metoda më e shpejtë, qartë, dhe më rezistente mbi trajnimin për shtëpi.

 

Nëse ju nuk keni ambjente të sigurta të jashtme para vaksinimit të plotë, ju mund t’ju duhet të prisni të kaloni në trajnim për jashtë deri në rreth 16 javësh, ose çfarëdo kohe që veterineri ju jep për të vazhduar. Është e rëndësishme që qeni juaj të ketë DISI eksperince urinimi apo nevojat e tjera personale,  në bar sa më shpejt të jetë e mundshme. Nëse personi qe e ka pasur kelyshin para jush i ka dhënë tashmë mësimet e para, atëhere jeni në rregull. Nëse jo, ndoshta ju duhet të gjeni një zonë me bar që të jetë sigurtë për ta lënë qenin të shpënzojë pak kohë që të mund të mësohet.

Disa rritës qensh të cilët janë shumë të kujdeshëm, i mbajnë qentë e vegjël derisa imunizimi përfundon. Nëse rritësi është në gjendje të sigurojë eksperiencat e duhura sociale për qenin, kjo është idealja.

Qentë shumë të vegjël janë të brishtë ndaj shumë gjerave, ku përfshihen edhe trompoza nga shumë kohë midis vakteve. Rritësit e qenve duhet të kenë eksperiencën, orarin dhe ambjentet për t’i dhënë kujdesin e nevojshëm.

Qenushët kanë nevojë për vakte më të shpeshta se qentë e rritur. Mësoni se çfarë orari ushqimi dhe vaktesh ka patur këlyshi në mënyrë që të keni ca nga ai ushqimi para se këlyshi të vijë. Gjatë vizitës së parë veterinare, pysni mbi ushqimin dhe bëni çdo ndryshim të rekomanduar.

kelyshi po haVetëm me sugjerimin e veterinerit mund të ndryshoni ushqimin e këlyshit. Qentë duhet të kenë kohë të zhvillojnë bakteriet e duhura të dobishme në sistemet e tyre tretëse para se të mund të tretin ushqim të ri. Një qenush i ri në shtëpinë tuaj është nën stres, dhe sistemet tretëse nuk janë gati. Ju duhet të bëni tranzitime graduale për sa kohë që nuk ka ndonjë arësye të fortë për të bërë të kundërtën. Një ndryshim i papritur ushqimi mund të shkaktojë diare.

Çdo gjë që qenushi juaj ha është pjesë e dietës. Për trajnimin për shtëpi, ju keni nevojë për dietë me pak fiber. Qentë kanë sisteme të ndryshme tretëse nga njerëzit, dhe shumë fiber nuk është mirë për ta. E bën gjithashtu dhe më të vështirë për ta të kontrollojnë zorrët.

Mos lejoni askënd ta mbiushqejë ose t’i japë mbeturina. Derisa veterineri juaj t’ju rekomandojë të kundërtën, jepini qenushit tuaj ushqime në orar në vend që të lëni ushqimin jashtë gjithë kohës. Kjo ka përfitime sjelljeje si dhe përftime shëndeti. Ndiqni instruksionet e veterinerit tuaj sepse situata të ndryshme kërkojnë ushqime të ndryshme.

Kurrë mos e ndëshkoni qenushin tuaj mbi trajnimin për shtëpi. Nuk funksionon dhe krijon më shumë problem se aksidentet gjatë trajnimit për shtëpi. Këto përfshijnë të bërit e qenit mbrojtës për gjëra të tjera, të bërit e qenit t’ju fshehihet para eleminimit, duke i shkaktuar qenit të humbasë besim tek ti, dhe madje të krijojë dhe një personalitet agresiv. Ndëshkimi nuk zgjidh problemet e trajnimit për shtëpi aspak, kështu, do jetë sidoqoftë një problem shtesë.

Kur vini për here të parë në shtëpi me qenushin tuaj çojeni në fillim tek vendi që keni zgjedhur për qenin për nevojat personale të tij. Nëse ka ndonjë pjesë të vogël të oborrit tënd, markoje atë zonë me disa kufi të dallueshëm fizikë. Një gardh dekorativ, apo drurë dhe trungje do funksiononin.

te dalim jashteKur do që dilni jashtë me qenushin tuaj thoni “Le të dalim jashtë!” Ju mund ta pyesni, për sa kohë që lidhet fjala “jashtë” me daljen jashtë derës. Mos përmendni kurrë këto fjalë brënda pasi përvec së ai do të bëhet konfiuz ka mundësi të shtohet aksidentet në shtëpi.

Në vendin e duhur thoni “kryej nevojat”( apo fjalët që keni zgjedhur ju ), dhe prisni që qenushi të eleminojë. Lavdëroje butësisht, dhe mundohu ta shpërblesh në një mënyrë që do i pëlqejë – ndërsa e njeh më mirë qenushin, ju do keni më shumë opsione për shpërblime. Kjo mund të përfshijë lavdërim, përkëdhelje, ushqime, dhe më shumë kohë luajtje jashtë, duke u kthyer menjëherë, ose duke dalë për një ecje. Kini kujdes me kohën e shpërblimit për t’u siguruar që qenushi ka përfunduar plotësisht eleminimin. Disa qenusha kanë nevojë të dalin dy here për të mbaruar. Shumë qenushë dhe qen të rritur duhet të vrapojnë pak më parë.

Mos e lini qenushin jashtë vetëm. Ju duhet të dini se kur qenushi kryen nevojat personale në mënyrë që ta shpërbleni në kohën e duhur dhe për t’u përshtatur me orarin, dhe qenushi duhet të jetë i lire nga shqetësimi i të qënit mbetur vetëm. Disa njerëz e gjejnë të dobishme të mbajnë një regjistër (bllok shënimesh )të shkruar të çdo here që qeni del jashtë. Sigurisht që do do ju duhet një regjistër i çdo here që qenushi ka diare, sepse nëse vazhdon, veterinerit do i duhet ky informacion.

qeni mos, gabimNëse ju kapni “qenin gjatë aktit” të një aksidenti, rregulli mbi mosndëshkimin prapë vlen! Nxirre qenushin jashtë shpejt, me më pak se një “jo—jashtë” të thënë në një zë normal, me ton të qetë. Kur të jeni aty, thojini “kryej nevojën” dhe prit. Nëse qeni e bën këtë, ky është një sukses shumë i madh, dhe duhet t’i jepni shumë lëvdim dhe shpërblim. Nëse nuk ishit mjaft të shpejtë, prapë nxirreni jashtë sa më shpejt. Thjesht të QËNIT aty e bën qenin të ndiejë aprovimin tënd.

Qentë nuk e kuptojnë trajnimin për shtëpi për shak se në instiktet e tyre urina dhe fekalet nuk janë ofensive, të pista, ose shokuese. Nëse qeni juaj nuk është shumë i vogël dhe shtëpia juaj nuk është tepër e madhe, qeni mund të krijojë shpesh një sens “dhome gjumi” për shtëpinë dhe ta mbajë të pastër. Në të kundërt, ju duhet të mbyllini qenin në atë lloj zone që ai e menaxhon. Ndonjëherë njerëzit me qen shumë të vegjël nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë, duke menduar se qeni nuk do marrë mjaft ushtrim. Por një qen i vogël ka nevojë për më pak hapësirë për ushtrim!

Trajnimi për shtëpi nuk transferohet automatikisht tek shtëpia e dikujt tjetër, kështu që mbajeni qenin tuaj në litar, në një kafaz, ose në një gardh ushtrimi portable gjatë vizitave. Kjo vlen për qen të çdo moshe. Meshkujt në veçanti do ndihen të lidhur nga detyra të shënojnë një vend të ri. Hiqjani këtë përgjegjësi qenit tuaj!

Ju nuk keni nevojë për një oborr të madh për trajnimin për shtëpi, por duhet të mblidhni fekale shpesh, rekomandohet çdo ditë. Nëse po mundoheni të kultivoni bimë të këndshme tek zona ose nëse nuk ka shumë diell, ju do ju duhet dhe të ujitni shpesh për të shpërbërë urinën.

Siç mund të shihni, trajnimi për shtëpi kërkon shumë vëmendje individuale. Është e vështirë deri e pamundur të arrihet kjo për dy këlyshë në të njejtën kohë. Ekspertët do e shmangnin këtë detyrë, dhe kushdo tjetër do ketë vështirësi ekstreme për t’ia dalë mbanë! Për rezultatet më të mira në trajnimin për shtëpi si dhe për pothuajse çdp aspect tjetër të rriturit një qenush me sukses, rrisni njërin para se të merrni një tjetër.

Artikulli u soll nga Mjeke Veterinere Blerina Angoni.

Falenderojmë doktoreshën për këtë material shumë të vlefshëm.
Nuk lejohet ripublikimi i materialit pa lejën e redaksisë

Në rast referimi nga ky artikull, ju lutemi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com


1 Koment

  1. maksiambulanc thotë:

    Suksese dhe Ju faliminderit kolege !

Na shkruani