Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Informacion i përgjithshëm rreth vaksinimit tek kafshët e shoqërimit!

Informacion i përgjithshëm rreth vaksinimit tek kafshët e shoqërimit!

Kur një këlysh ose kotele lind, sistemi imunitar i tij nuk është ende i maturuar; ai është  si një portë e hapur për infeksionet.Fatmirësishtë natyra ka një sistem mbrojtës.Nëna prodhon një qumësht special në ditët e para pasi ajo ka lindur. Ky qumësht quhet kulloshtër dhe është i pasur me gjithë antitrupat që nëna ja jep këlyshit\koteles.Në momentin që këlyshët e pijnë kulloshtrën, marrin imunitetin e nënës. Mbas disa ditëve prodhohet qumësht i zakonshëm , dhe zorrët e këlyshit tashme kalojnë në një tjetër fazë dhe duke filluar që këtu këlyshët /kotelet nuk munden më të marrin antitrupa nga nëna e tyre.Ditët e para janë mjaftë vendimtare për të vendosur se çfarë imuniteti do të marrin këlyshet/kotelet deri në momentin që sistemi i tyre të funksionoj vetë.

Sesa është kohëzgjatja e këtyre antitrupave maternal të marra nga këlyshët kjo është tërësisht individuale. Mundet të varet nga rendi i lindjes së këlyshve, sesa mirë kanë mundur të pijnë kulloshtër/qumësht, dhe një numër faktorësh të tjerë. Imuniteti i nënës kundër sëmundjeve të ndryshme përfundon mbas një farë kohe. Dihet se që në javën e 16 deri 20 , imuniteti i nënës është larguar dhe në kjo është koha që këlyshi duhet të jetë i aftë që të vazhdojë me sistemin e tij imunitar.

Për aq kohë sa këlyshët kanë imunitetin e nënës, asnjë vaksinë nuk është efektive. Vaksinat nuk mund të jenë të afta të përvetësohen nga këlyshi/kotelja, për aq kohë sa vazhdojnë të kenë në trupin e tyre antitrupat e marrë nga nëna. Këlyshët dhe kotelet marrin një seri vaksinash në fundin e kohës kur dihet se sistemi imunitar i këlyshit/koteles është i aftë që të përgjigjet .Mundet dhe që thjesht të presim derisa këlyshi të rritet dhe të mund të marrë të plotë imunizimin e dhënë nëpërmjet vaksinave ashtu siç edhe bëjmë me vaksinën e tërbimit, por kjo mund të na lërë një dritare të madhe të hapur të ndjeshmërisë.Ka raste kur antritupat e nënës veniten(humbasin) me shpejtë. Që ti japim këlyshëve një shanc të mirë që ti përgjigjet sa më mirë vaksinës ,e fillojmë vaksinimin rreth moshës 6-8 javëshe dhe e vaksinojmë (zakonishtë ç’do 2-3 javë) përgjatë kësaj kohe,me shpresën që të fitojmë mbrojtje të parakohëshmë.

Kur një vaksinë është bërë për herë të parë kundër një sëmundje specifike, madje edhe në kafshët e rritura, është mirë që të bëhen sëpaku dy vaksina.Kjo përshkak se vaksina e dytë do të jetë me efikase dhe do të mund të prodhojë më shumë antitrupa nqs do të ndiqet skema e vaksinimti e bërë ç’do 2-3 javë.

Nqs vaksina e njerëzve zgjatë gjithë jetën , përse duhet që unë ta vaksinoj qenin/macen time ç’do vit?

Në disa shtete vaksinat janë të licensuara në bazë të minimumit të kohëzgjatjes së tyre. Është e kushtueshme që të testohen vaksinat në një hark kohe të gjatë dhe kjo në përgjithësi nuk realizohet.Ne dimë që shumica e vaksinave zgjasin së paku një vit dhe nuk janë marrë shancet për të provuar për jetgjatësi më të madhe pa u siguruar më parë me anën e testeve.

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se disa sëmundje mundet të parandalohen me anën e vaksinave dhe disa të tjera jo.

Cfarë duhet të bëj në qoftëse qenit/maces sime i kam lënë pa bërë vaksinën për 1 ose me shumë vite?

Kjo varet nga vaksina dhe nga spitali. Spitalet të ndryshme kanë rekomandime të ndryshme, pasi politika e vaksinimit ka tendencë të jetë individuale nga praktika dhe vendndodhja e saj gjeografike. Në disa spitale, rekomandime për kafshët e rritur që nuk kanë bërë një vaksinë vjetore përfshijnë:

Tek macet

  • Herpes virus, calicivirus, reovirus, vaksina e leukemisë(FeLV) – vaksinohet normalisht.Nuk është e nevojshme që të riniset nga e para e gjithë seria.
  • Tërbimi mund të jepet ç’do 1 ose 3 vjetë mbasi i është dhënë vaksina e parë vjetore. Kjo do të thotë që nqs një vit nuk është bërë, vaksina e radhës e tërbimit do të jetë përsëri vaksina 1 ose 3 vjecare(gjithmone varet nga klinika )
  • Infeksioni i peritonitit tek macet: nqs ju nuk ja bëni një vit atëhere duhet të siguroheni që kafsha juaj ka imunizim të mirë, seria e parë duhet të përsëritet.

Tek qentë

  • Lija e qenve,Parvoviroza, Bordetella (vaksina e kollës) – vaksinohet normalisht.Nuk është e nevojshme që të riniset nga e para e gjithë seria.
  • Koronaviruset tek qente – disa veterinerë nuk e shikojnë të rëndësishme këtë si sëmundje tek kafshët e rritura,megjithatë, nqs ju dëshironi të mbani kafshën tuaj të imunizuar nga kjo sëmundje, por nuk i keni bërë vaksinën vjetore,ju mund të përsërisni serinë e parë.
  • Borrelia- Nëse qeni le një vit pa u vaksinuar në një zonë të infektuar, atëherë disa veterinerë mund të rekomandojnë për të bërë një seri të plotë të vaksinës.

C’farë vaksine duhet të përdor unë për këlyshin tim?

Se ç’farë vaksine është e rekomanduar për një kafshë të veçantë kjo varet nga shumë faktorë:ç’farë ekspozimi ka kafsha rreth sëmundjeve,ç’farë sëmundje janë të zakonshme në atë zonë, ç’farë lloj stresi kalon zakonish në shtëpi, etj, prandaj nuk ështe e çuditëshme që secili veteriner rekomandon një grup të ndryshëm vaksinash.

Këshilla më e mirë është që të lidheni me një veteriner që ju i besoni dhe të proçedoni me rekomandimin e tij.

Cfarë vaksine duhet ti bëj nqs kafsha mbahet pothuase gjithëkohës në shtëpi?

Vaksinat janë të ndara në vaksina “bërthamë” që ç’do kafshë duhet ta ketë, dhe “jo-thelbësore”, vaksinat që një kafshë duhet ta ketë në varësi të rrezikut të ekspozimit.

Për macet, vaksinat kryesore janë kombinimi polivalent , vaksina e leukemisë dhe vaksina e tërbimit. Shumë njerëz janë të habitur që tërbimi është një vaksinë bazë dhe është konsideruar e rëndësishme edhe për macet shtëpiake, por kur ju konsideroni pasojat e ekspozimit të tërbimit  (që me siguri mund të ndodhë edhe në ambiente të mbyllura) ,duke pasur parasysh se me raste, është një virus vdekje prurës edhe tek njerzit, atëhere nuk është e vështirë për të parë se pse kjo vaksinë është e rëndësishme.

Për qentë, vaksinat kryesore janë kombinimi distemper-parvo dhe vaksina e tërbimit. Që nga qentë që dalin për shëtitje, që çohen për parukeri ,për tek klinika e veterinerit, etj, pothuajse ç’do veteriner rekomandon dhe vaksinën kundër kollës(Bordetella) për pacientët qen.

Cili është ndryshimi i një vaksine të gjallë dhe një të vrarë?

Ky term i referohet vaksinave kundër sëmundjeve virale.

Qëllimi i vaksinimit është që të paraqesi virusin ndaj sistemit imun të pacientit në mënyrëm më të natyrshme të mundur që të   imitoj stimulimin e marrë nga infeksioni natyral.

Ka dy mënyra për të arritur qëllimin. Një mënyrë është të përdoren vaksina të vrara(ngordhura).Kështu, një sasi e madhe vaksine e vrarë injektohet tek pacienti. Ato futen në sistemin imun dhe nxisin stimulimin.Mënyra tjetër është të përdoren vaksina të gjalla që janë modifikuar, në mënyrë të atillë që sëmundja nuk rezulton si infeksion.Duke përdorur vaksina të gjalla kemi fituar një stimulim më natyral  dhe virusi i gjallë ndjek të njëjtën rrugë për replikimin siç ndodh në botën e viruseve.

Cila është metoda më e mirë kjo mbetet disi e diskutueshme. Disa ekspertë mendojne se vaksinat e vrara janë më të mira kjo sepse pacienti nuk do të ketë shans që të mund të kontaktojë sëmundjen aktuale të vaksinës në qoftë se një vaksinë e vrarë është përdorur. Përkrahësit e vaksinave të gjalla kanë qenë në gjendje të tregojnë se imuniteti është ndërtuar shumë herë më i fortë nga vaksina të gjalla.

A mund të shkaktojnë dhimbje vaksinat tek kafshët shtëpiake?

Një mpirje e lehte muskulore, letargjia, dhe  temperaturë që vazhdojnë për disa ditë konsiderohen reagime të zakonshme ndaj stimulimit që i bëhet sistemit imunitar. Reaksione të vaksinave me të rënda nuk janë të zakonshme por janë të mundshme. Reaksionet alergjike të karakterizuara nga fryrje të fytyrës dhe urtikarje(skuqje të lëkurës) janë një tregues i fortë që duhet të tregohet kujdes i vecantë gjatë kryerjes së vaksinimeve. Duke qenë se reaksionet alergjike mund të përkeqësohen pas ç’do here është e rëndësishme që ti kushtohet vëmendje këtyre shenjave pasi reaksione të rënda mund të cojnë në gjendje shoku ose deri në vdekje.

Përgatiti artikullin MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë . Ripublikimi i këtij materiali pjesërisht apo i plotë është i ndaluar të botohet pa lejen e marrë nga redakisa e revistës”Mjekësia Veterinare Shqiptare”. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në veterineret.com


Na shkruani