Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Kafshët dhe ndryshimi orarit

Përgatitur nga Mjekësia Veterinare Shqiptare:-
Ndryshimi i orës nuk kalon pa u vënë re nga të gjithë ne. Fakti kryesor ka të bëjë me sinkronizimin e asaj që quhet rëndom ora e brëndëshme (ora biologjike), si dhe me ndryshimin e rutinës së përditëshme. Megjithëse vetëm 60 minuta duket si një kohë jo shumë e gjatë për të sjellë ndryshime, trupi ynë reagon ndaj prishjes së rutinës edhe pse flitet vetëm për 60 minuta.

Njerëzit në ditët e para të ndryshimit të orës shfaqin shënja lodhje dhe shpërqëndrimi, prishje të humorit, nervozizëm etj, efekte këto të cilat do të duan disa ditë të largohen, pra deri sa të bëhet sinkronizimi i orës sonë biologjike duke bërë të mundur që gradualisht cdo gjë të kthehet në normalitet.

Pa a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse kafshët vuajnë nga ndryshimi i orës?

Sigurisht që po.

Rutina e tyre do të ndryshojë, po ashtu ajo c’ka është më e rëndësishmja edhe kafshët kanë orë biologjike.

Po ashtu si njerëzit dhe për kafshët do të ndryshojë orari i ushqimit, orari i fjetjes, orari i zgjimit etj.

Ora biologjike (ajo që ne e quajmë ora e brëndëshme) apo e quajtur ndryshe dhe ritmi kardiak funksionon në lidhje me ndricimin diellor. Gjithsesi tek kafshët ky ndryshim është i minimizuar nga ndricimet artificiale të ambjentit ku kafshët jetojnë. Ashtu si dhe njerëzit, pra, kur ndizen dhe fiken dritat, jo kur lind dhe perëndon dielli.

Rutina e kafshëve është e varur nga rutina e njerëzve.

Kafshët si psh lopa janë shumë të varur nga kjo rutinë; momenti i zgjimit, momenti i ushqimit, koha e mjeljes, pastrimi dhe ajrosja e ambjentit etj etj.

Akoma më shume këtë ndryshim e ndjejnë kafshët që jetojnë në ambjentet familjare, qentë dhe macet. Koha e shëtitjes, zhurmat e mëngjesit dhe qetësia e darkës do të pësojnë një ndryshim që megjithëse do të jetë vetëm prej 60 minutash ndo të kalojë pa u vënë re nga kafshët.

Një studim i kryer në Australi sjell të dhëna të përaferta me studimet e kryera tek njerezit.

Pra ashtu si dhe tek njerëzit, do të vëmë re ndryshim në sjelljen e kafshëve. Javën e parë disa kafshë do të jenë më shumë nervoze, mundet të shfaqin shënja lodhje dhe probleme të tjera të shkaktuara nga problemet psikologjike.

Sigurisht këto shenja do të vihen re më shumë nga pronarët e kafshëve që i mbajnë kafshët në ambjente familjare dhe kujdesen për to.

Kafshët e fermave, megjithëse mund të kenë më pak vëmendje, sigurisht nuk do të kalojnë pa shfaqur reagimin e tyrë ndaj ndryshimit të orës.

Tek lopët për prodhim qumështi ky ndryshim do të vihet re në prodhimtarinë ditore, kryesisht në javën e parë.

Tek kuajt është parë se shfaqin shënja lodhje që kryesisht janë ngaterruar me lethargji të përgjithëshme të trupit duke dyshuar për sëmundje si shkaktarë të kësaj lodhje.

Imagjinoni një qen që shkon tek ena e ushqimit në orarin e përditshëm dhe e gjen atë bosh!

Po ashtu kafshët e fermave janë të mësuara më këtë orar rutinë.

Ju rekomandojmë që të mos e ndryshoni orarin e kujdesit ndaj kafshëve menjëherë me 1 orë të plotë, të paktën javën e parë veproni me disa minuta duke i rritur gradualisht dhe më pas javën e dytë mund të përpiqeni të vendosni një rutinë sipas orës së re.

Kjo këshillë është akoma më shumë e vlefshme tek orari i mjeljes së lopëve, ndryshoheni atë gradualisht pasi këto ndryshime mund t’ju kushtojnë jo pak të ardhura që siguroni nga shitja e qumështit.

Dëshirojmë të theksojmë se në rastet që vini re se stresi, lodhja apo letargjia e kafshëve nuk ndryshon për 1 apo 2 ditë, duhet që të kryhet një vizitë tek Mjeku Veteriner për tu siguruar se nuk është vetëm ndryshimi i orarit arsyeja që ka sjellë këtë gjëndje.

Shpresojmë se ora juaj biologjike do të sinkronizohet sa më shpejt me këtë ndryshim orari!

Ju urojmë një javë të mbarë!

Përgatitur nga Mjekësia Veterinare Shqiptare.

Në rast referimi ju lutemi përmendeni burimin e informacionit që është Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare