Ky është Malachy , nje Pekingese i moshës 4 vjeçare. Ai është fituesi i shpallur nga Westminster Kennel Club Dog Show që mbahet në Madison Square Garden në New York.
Malachy fotoi titullin si qeni më i mirë mu para hundës të 2.000 rracave të pastra të qenve që morën pjesë në shown më të madh të qenve.
Në finalë ai fitoi duke pasur para rraca te bukura dhe me shumë tituj si Dalmatian, German shepherd, Doberman pinscher, Irish setter, Kerry blue terrierdhe Dachshund në Madison Square Garden. Kjo është hera ë katërt që një Pekingese merr titullin e nderit në Westminster.
Po ç’farë është ky prezantim për qen ; Westminster Kennel Club ?
Westminster Kennel Club është një show që zgjat 2 ditë dhe prezantohen të gjitha rracat e konfirmuara si të pastra dhe kombinimet e njohura tashmë dhe mbahet në New York ç’do vit.
Shfaqja e parë është mbajtur në vitin 1877. Ky klub ka organizuar 136 takime deri tani duke pasur prezantimin e 2,500 rracave qensh të paraqitura nga 179 rraca të pastra dhe variatete të ndryshme të njohura nga Klubi Amerikan që merret me shown e qenve.
Përformimi i parë i këtij prezantimi është mbajtur në 8 Maj 1877 dhe menjëherë u bë konskursi i dytë më i populluar në Shtetet e Bashkuara në atë kohë.Fillimisht ai filloi si një prezantim i qenve të gjahut , kryesisht Setters dhe Pointers.
Hera e parë e mbajtjes së këtij evenimenti ishtë një sukses duke bërë prezantimin e 1200 qenve dhe duke e shndërruar atë nga 3 ditë që ishte vendosur të mbahej në 5 ditë prezantim.
Megjithë popullaritetin dhe sukesin qe ka ky show , për shkak të hapësirës ku mbahet , nuk lejohet pjesmarrja e më shumë se e 2,800 qenve.
Sot ky prezantim zhvillohet c’do muaj Shkurt dhe zgjat 2 dite dhe 2 net.
(wikipedia.org)
Për nder të qenit fitues si qeni me i mirë për vitin 2012 , Malachy , po radhisim disa kuriozitete që i përkasin rracës Pekingesëve :
1. Shumë njerëz e dine se Pekingesët kanë qënë , qentë e preferuar për tu mbajtur në prehërin e perandorëve kinezë.Por jo të gjithë e dinë që ai e ka prejardhjen nga rraca e qenve Maltezë , të cilët janë shfaqur fillimisht në mesdhe.
2.Në kohët e lashta , stërgjyshi i pekingesëve mbahej nga fëmijët e familjeve të pasura rreth viteve 700 pes.dhe u quajt qen “ha pa “.
3.Me kalimin e kohës Pekingesët fituan statusin e një rrace të pastër dhe gjatë kohës së dinastisë T’ang , vetëm familja perandorake lejohej ti mbante ata.
4. Luanët nuk janë të përhapur në kinë , dhe kur artistët deshëm të pikturonin një luan , simboli i Budda-s , ata përdornin qentë Pekingesë ,prandaj atyre ju ngeli nofka “qeni luan”
5.Në pallatin mbretëror ata janë konsideruar si simbol i Budës dhe kështu janë futur në jetën e familjeve mbretërore.
6. Eunukët e pallatitit ishin ata që merreshin me shtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, Vetem grate , perandori dhe eunukët lejoheshin ti preknik dhe mbanin në duar ata.
7. Gjatë dinastisë T’ang , vjedhja e nje qeni Pekingnez ishte krim dhe ai që kapej dënohej me vdekje .
Rraca e qenit Pekingnes është shumë e përhapur dhe në Shqipëri dhe në Kosovë.
MV Egli Ozuni
Nuk lejohet ripublikimi i materialit pa lejën e redaksisë