Nga Dr.Agim Nelaj
“ Shkenca zhvillohet në saj të dyshimit”
Ka ardhur koha të zgjidhim me profesionalizëm problemet që ka nxjerrë koha në bletari, të jemi më bashkëkohor në mbarështimin dhe mbrojtjen e bletëve. “Paraziti Varroa destruktor e ka fituar”betejën” me agjentin kimik”
Sëmundja parazitare varroosis përbën sot kërcënimin më serioz të bletarisë në botë. Në një botën ideale, bleta është një superorganism i pavdekshme që mund të përshtatet me çdo gjë që nëna natyrë sjell në rrugën e tyre.
Por, në botën reale e fillimit të shekullit të 21-të, familjet e bletëve janë dobësuar,shpesh vdesin brenda një viti dhe janë zhytur në aftësinë e tyre për tu përshtatur lëndëve kimike dhe ndotjes së biosferës,sëmundjeve, luhatjeve sezonale të motit dhe burimeve të ushqimit jo të besueshme. Në dallim nga gjallesat e tjera,bleta ka veçori,që e bëjnë atë më të vështirë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve.Kjo lidhet me mënyrën e riprodhimit,organizimit dhe marrëdhënieve të tjera brënda një tërësie unike,e cila ka pjesën e dukëshme,por më shumë jetë sekrete.
Përdorimi i barnave për parandalim i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre po bëhet përafërsisht me rregulla,forma dhe mënyra që përdoren edhe në gjallesat e tjera.Ndërsa biologjia,fiziologjia,reaksionet biokimike dhe një alkimi e panjohur shpesh bie ndesh me ndërhyrje të pa menduara dhe të panjohur nga ana jonë. Ne e kemi të pamundur të zotrojmë të gjitha dijet që na nevoiten për të çuar përpara punët dhe aktivitetin bletar..Gjithnjë kemi nevojë të mësojmë nga ata, që e kanë çarë rrugën para nesh. Kjo nuk lidhet me madhësin e bletores, qoftë ajo e vogël, apo kompani e madhe. Është e pajustifikueshme kur bëjmë të njëjtin gabim,që e kanë bërë dhe kolegë para nesh.Pra mësimet e nxjerra nga gabimet e të tjerëve na ndihmojnë të shmagim vështirësit. Por nuk duhet harruar se ne mund të përfitojmë edhe nga dituria dhe sukseset e të tjerëve.Me vlerë nuk janë vetëm gabimet që bëjmë,por dhe rezultatet pozitive,frymëzimi,sqarimet dhe idet pozitive që ofrojnë miqët dhe kolegët.Na ndodh të kontaktojmë më ndonjërin që mendon se di gjithëçka.Kjo njihet më termin mediokritet. Ne,veterineret që merremi me trajtimin dhe përdorimin e barnave, shpesh bëjmë gabime.P.sh, kur i ofrojm dikujt një bar, i flasim shumë për efektin pozitiv dhe leverdin që ka blerësi.Ekzagjerojmë atë,duke tejkaluar edhe etikën tonë profesionale.Ndërsa për efektet anësore,kundërindikacionet,mbetjet dhe rrjedhojat nuk flasim,ose flasim pak.Të shkelësh kodet bazë të të etikës dhe të marrëdhënieve reciproke specialist- klient,tregon se je më shumë një shitës i rëndomt se sa një mjek.Këto marrëdhënie në nxisin për disa pyetje. Midis tyre, na sjell në pyetjen më të mprehtë dhe më shqetësuese që lidhet me konntrollin e parazitit Varroa: Cila është “thembra e Akilit” e varroas? Përgjigja më e saktë është: aftësia për tu riprodhuar me sukses. Mendoni pak për këtë.Një mijë varroa nuk janë asgjë për një zgjua. Asgjë për t’u shqetësuar. Nese ato nuk janë në gjendje për tu riprodhuar.Ato thjeshtë janë një shqetësim i zakonshëm i bletëve, që eventualisht vdesin nga pleqëria.
Studimet në fusha të ndryshme kimike,biologjike,gjenetike dhe hormonale,në lidhje me përdorimin e kimikateve dhe metodat e luftimit,të provuara në shumë vende, të cilat kryesisht mbështeten në përdorimin e kimikateve me lëndë aktive si: fluvalinat,fosfororganik, amitraz, flumetrin etj. Këto produkte kanë treguar se nuk kanë patur një të ardhme.Secila prej tyre mbas 4-5 vite përdorimi, shfaq menjëherë varrorezistencë.Kjo solli rënien e ndjeshëme të efektit varrocid të tyre.Nga historia duhet të kemi nxjerrë mësime. Shpëtimi është evitimi i “varrorrezistenca direkte” dhe veçanërisht “varrorezistenca e kryqëzuar”,që vjen nga përdorimi i akaricideve që qarkullojnë që prej 20 vitesh.Përdorimi i tyre pa kriter , përsëritja e tyre në kohë të ndryshme,pa e ditur secila e ka rradhën,mosnjohja e papajtushmërisë, antagonizmave(kundërshtive) apo sinergjizmave(pajtushmërisë).
Kjo ka sjell një situatë që e vështirëson përdorimin e secilit akaricid.Tashmë këto produkte njihen.Ato veprojnë vetëm mbi format e rritura, që ndodhen mbi trupin e bletës. Kohët e fundit, duke vlerësur nivelin e rënies së efektit të këtyre lëndëv,si dhe rrjedhojat efekteve negative në prishjen e disa parametrave të harmonisë së familjes, duke i shtuar kësaj dhe mbetjet, është arritur në një përfundim që, duhet kaluar në forma të tjera me efektive dhe më pak të dëmshme.Studimet kanë si qëllim zgjidhjen e problemeve që lidhin acaricidet sintetike me kontrollin e Varroas.Situata e krijuar po i lënë vëndin kërkimeve të lëndëve të tjera, veçanërisht grupit të acideve organike edhe vajrave esenciale, cilët janë përbërës të natyrshëm të mjaltit. Pra të kthehemi te nëna natyrë…
Artikulli u përgatit nga Dr.Agim Nelaj
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast referimi duhet të përmendet autori, burimi i informacionit dhe linku përkatës.
Lexoni në vazhdim Meslidhja Njeri-Natyrë-Bletë (pjesa e dytë)