Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Ruminantët – Të mëdhenj dhe të vegjël » Tejmbushja e plëndësit me gaze (TIMPANIA,FRYRJA,METEORIZMUS RUMINIS)

Tejmbushja e plëndësit me gaze (TIMPANIA,FRYRJA,METEORIZMUS RUMINIS)

Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare:

  • Timpania është grumbullimi i një sasie të konsiderushme të gazeve në plëndës, brënda një kohe të shkurtër.Mund të ndodhi në stallë por më shumë në kullotë.

Timpania çfaqet në dy forma :
1-Timpania ruminale me gaze të lira( dytësore)
2-Timpania ruminale shkumore( parësore)
Para pak ditësh një koleg në ekzaminimin e një lope të fryrë konstaton se : përmasat e fryrjes ishin të theksuara, shtrirja e plëndësit po shkatonte frymarrje të vështirë, aq sa po e detyronte lopën të hapte gojën.Lopa fillimisht u mjekua me bikarbonat Sode,vajra ushqimor,antitimpanik, emulsion Dimethicone etj gjëndja po keqësohej, Lopa u shpua me trokar dhe nëpërmjet tij doli vetëm shkumë jo gaze.
U vendos për rumenotomi.Në momentin që hap rumeni vërshoi jashtë një masë shkumbore si llavë( materiali shkumbor në foton )

Cilat janë disa nga shkaqet e kësaj timpanie?

-Kryesisht leguminozet, të cilat kanë veti shkumore.
-Drithi kokër, kur është i bluar shumë imtë.
-Disa foragjere,proteinate tretshme të tyre kanë veti shkumore
Shkuma dhe shkumëzimi i përmbajtjes ruminale është faktori bazë në shfaqjen e kësaj timpanie.Në rumen formohet një masë shkumore e qëndrueshme e cila formohet nga ushqime që përmbajnë Saponinë,pektinë dhe hemicelulozë etj

Faktorët që influencojnë

1-Faktori Kafshë.
-Ndërtimi i plëndësit,-motaliteti-sasia e pështymës dhe përbërja proteinike-raporti midis sasis së vogël të pështymës dhe kapacitetit të madh të plëndësit.-sasia e mukoproteinave etj- Të pa mësuarit e lopëve më këto kullota.

2-Faktori dietë.
Kullotja në kullota të begata,-rritja me shpejtësi e leguminozeve, faza e paralulëzimit.-Të ushqyerit me bimë si; batha,, lakër, bizele etj.Kjo veçanërisht pas vaditjeve dhe plehërimeve me më plehra azotikë.Kullotja në mot të lagët.Një shkak tjetër është përmbajtja e lartë e nitriteve et,Jonxha në zona të larta që vaditen me vështirësi.
Lopa a që konsumon një racion mesatar jonxhe para lulzimit prodhon afërsisht 100 litra gaz në plëndës..

Bulzat e gazit nuk grumbullohen , por ato qëndrojnë të shpërndara në përmbajten e rumenit, pa mundur të dalin në sipërfaqe .Dhe e gjithë masa ushqimore të jep përshtypjen se është shkumë.Kjo e rrit ndjeshëm volumin duke shkaktuar një tejmbushje të plëncit e cila paraqet mjaft rrezik
Djagnoza diferenciale me timpanin dytësore( me gaze të lira).Kjo vërtetohet: nëse mjekimet dhe veprimet klasike të fryrjes nuk japin rezultat, ska shënja përmirësimi, atëherë bëhet shpimi me trokar, nese nxjerrë shkumë, flitet për timpani parësore.

Kujdes! Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme( rumenotomi).Çdo vonesë është me pasoja.

Përgatiti artikullin për Revistën Mjekësia Veterinare Shqiptare Dr Agim Nelaj 

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë osë autorit.


Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: