Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » I mbrojtur: Edukuese » Kush janë 10 dezinfektantët më të përdorshëm ndaj COVID-19!

Kush janë 10 dezinfektantët më të përdorshëm ndaj COVID-19!

Koronavirusi: 10 dezinfektantët më të përdorshëm ndaj COVID-19!

1-Detergjentët-Megjithëse normalisht detergjentët nuk futen tek dezinfektantët është vërtetuar se sapuni (që përmban detergjent) e vret virusin. Prandaj larja e duarve me sapun për 20 sekonda është futur në një prej masave më të rëndësishme për të vrarë virusin.

2-Klori/Sodium hypochlorite– Klori që përdorim rëndom në shtëpitë tona, nëse përdoret me formën 1:49 apo 1:99 e vret SARS-CoV-2 brenda 5 minutave. Kini parasysh se klori dëmton sipërfaqet dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm në përdorimin e tij.


3-Accelerated Hydrogen peroxide-Përpunimi i peroksidit të hidrogjenit më formën 1:64 jep efekt në eleminimin e virusit brenda 5 minutave. Ky solucion pas përzjeries në dozën e duhur përdoret me sukses për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme.


4-Potassium peroxymonosulfate është një kripë që duhet të përdoret si solucion 1% dhe aplikimi i kësaj kripe e vret virusin brenda 10 minutash kontakt.


5-Ethanol- Alkoli që përmban 60% apo më shumë Ethanol ka treguar se vret virusin brenda 5 minutash apo dhe më pak. Përqindja prej 60% është minimumi që duhet për të vrarë virusin.


6-Chlorhexedine, 0.05 %- Ky dezinfektant eleminon virusin brenda 5 minutash.


7-Alkoli Isopropyl 70%- Solucionet që përmbajnë alkol Isopropyl 70% kanë treguar efikasitet ndaj shumë virusëve të ndryshëm. Sugjerohet se koha e duhur për të eleminuar virusin është 1-3 minuta ose pasi thahet. Piceta të lagura me këtë alkol rekomandohet të përdoren për të dezinfektuar sipërfaqe që mund të demtohen nga picetat me solucion klori.


8-Hydrogen peroxide, 3%- Përdorimi i ujit të oksigjenuar 3% vret rhinovurisët brenda 6-8 minutash.


9-Povidone-iodine, 7.5%-Betadinë- Jodio e vret virusin brenda 5 minutash apo më pak kohë pas kontaktit.


10- Acidet e familjeve të ndryshme psh acidi citric, L-lactic, glycolic, dhe produktet e acidit phenolic, mund të konsiderohen për dezinfektime por duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në përdorimet e formulave dhë përzjerjeve me dezinfektant të tjerë.

KUJTESE: Uthulla e bardhë, alkoli ethanol më pak se 60 %, methanol, vaj ulliri, nuk kanë dhënë efekte në luftën ndaj SARS-CoV-2.

-Thymol, ekstrakt vaji që përfitohet nga thyme, futet tek dezinfektantët natyralë. Ky produkt konsiderohet si i padëmshëm (jotoksik) ndaj kafshëve dhe fëmijëve të vegjël, por gjithsesi deri tani asnjë kompani nuk ka vërtetuar se produktet e tyre që përmbajnë këtë solucion mund të eleminojnë COVID-19.

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare.
Ju lutemi në rast përdorimi të përmendet burimin e informacionit dhe linku përkatës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: