Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për veterinerët » Zoonozat » Koronaviruset dhe rëndësia e Mjekut Veteriner

Koronaviruset dhe rëndësia e Mjekut Veteriner

Njëherë një shkencëtar i famshëm ka thënë: Mjeku Human shëron njerinë, kurse Mjeku Veteriner shpëton njerëzimin!

Shkalla e gjerë e vëmendjes dhe reagimi internacional që mori shpërthimi i koronavirusit me të fundit që u shfaq në Wuhan, Kinë, ishte mbreslënëse dhe e nevojshme. Duke identifikuar virusin brenda një kohe të shkurtër, do ju jepet mundësi shkencëtarëve për përshpejtimin e gjetjes së mënyrës së trajtimit, parandalimi dhe ndërtimin e një vaksine sa më shpejt që të jetë e mundur.

Çfarë është një koronavirusi?
Emri “coronavirus” i referohet një familje të përgjithshme të viruseve. Dy nga koronaviruset e hershme të transmetueshme që do të zbuloheshin në mesin e shekullit të 20-të mendohet se janë përgjegjës për një numër të madh të rasteve të ftohjes së zakonshme. Ky virus i ri është coronavirusi i shtatë që është identifikuar tek njerëzit, dhe deri më tani thjesht është emëruar 2019-nCoV.

Pavarësisht nga disa coronaviruse që paraqiten si relativisht të padëmshëm për shumicën e njerëzve, dy prej shpërthimeve më të rrezikshme globale virale në vitet e fundit u janë atribuuar coronavirusëve të sapo shfaqur: SARS dhe MERS.
Përhapja e SARS në vitin 2003 filloi në Kinë, me virusin që kaloi së pari nga disa kafshë tek njerëzit. Mbi 8,000 raste u konfirmuan në tërësi, me 774 vdekje të konfirmuara – një shkallë fataliteti prej 9.7 për qind.
Ndërsa coronavirusi MERS u identifikua së pari në fund të vitit 2012 dhe përhapja e tij më e mprehtë ndodhi midis 2012 dhe 2015 në Arabinë Saudite, përcjell Telegrafi.
Deri më tani ka pasur mbi 1.200 raste të konfirmuara, dhe gati 400 vdekje, duke shënuar virusin me një shkallë vdekjeprurëse fataliteti prej gati 40 për qind.
Rastet kryesisht ishin rreth njerëzve të lidhur me tregun e detit Huanan, dhe fillimisht u etiketuan si një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, me origjinë të panjohur.

Por rastet koronavirusëve që po hasim kohët e fundit janë vetëm një mënyrë për të na kujtuar se na mungon përgatitja që të marrim masat para së të shpërthejnë këto viruse apo sëmundje të tjera të reja në njerëz.

Pra përserisim se koronaviruset janë zoonotike, kalojnw nga kafshët tek njeriu. Në rastin e fundit të shfaqur në Kinë, akoma nuk është verifikuar plotësisht burimi i informacionit çka do të thotë se kafshët shkaktare mund të jenë duke filluar që nga gjarpërinjtë e deri tek derrat.
Eshtë e rëndësishme për këdo ta dije se gjashtë nga 10 sëmundjet infektive janë zoonotike. Kushdo që e di këtë e kupton shumë mirë se një mënyrat më të efikase dhe më të mira për tu mborjtur nga koronavirusët është që të mbrohet shëndeti i kafshëve.
Koncepti “Një Shëndet” ka marrë aprovim kudo në botë (shpresojme se po trajtohet seriozisht edhe në vendin tonë). “Një Shëndet” vë në dukje lidhjen e pakundërshtueshme mes kafshëve, njeriut dhe planetit tonë. Ky koncept thekson rëndësinë se ndalimi i sëmundjeve (zoonoze) në njërëz bëhet duke parandaluar sëmundjen tek kafshët.
Nëse dëshirojmë që të parandalojmë shpërthime të ngjashme, apo akoma më keq, viruse akoma më të rrezikshme, kërkohet angazhim, bashkëpunime më të madha, financime dhe kërkime të hollësishme.

Nëse duam të përmisohemi në punën e bërë, atëhere duhet të përmisojmë “një Shëndet”, të përmisojmë monitorimin dhe mbikqyrjen. Kjo nënkupton ndjekjen e përhapjes së sëmundjes tek kafshët dhe monitorimi i ndërveprimeve njerëzore me kafshët.
Duke identifikuar sa më shpëjt që të mundim kërcënimet e sëmundjeve dhe mundësine e parhapjes së tyre, autoritet shëndetësore mund të ndërmarrin veprime paraprake si psh kontroll sa më të fortë të biosigurisë në ferma osë ne tregjet e ushqimeve, apo të kryhet një fushatë ndërgjegjësimi publik.

Një mënyrë tjetër që përdor koncepti “Një Shëndet”, është që të mbështet bashkëpunimi mes punëtorëve të shëndetësisë, bashkëpunim mes mjekësisë humane dhe mjekësisë veterinare, biologëve, si dhe kërkuesve të ndryshëm që ndërveptojnë në këto fusha kërkimi.
Eshtë detyrë e qeverisë (në çdo shtet) të ndihmojë që të zvogëlohet sa të mundet ky boshllëk i madh që egziston mes fushave që kemi përmendur më lart.
Historia na ka treguar se kanë qënë të shumtë Veterinerët që me anën e njohurive të tyre kanë shpëtuar me mijëra jetë njerëzisht. Shumë vende të zhvilluara e kanë kuptuar këtë rëndësi dhe prandaj Mjekët Veterinerë janë pjesë e grupit që merret me probleme si të rastit në fjalë, atë të koronavirusëve.
Bashkëpunimi mes fushave të ndryshme është baza e konceptit “Një Shëndet”.

Po ashtu një mënyrë tjetër për të arritur qëllimet që ka “Një Shëndet” është njohja e rolit të shëndetit të kafshëve në sigurinë ushqimore.
Shumë shtete më sukses kanë ulur rastet e sëmundjeve në njerëz duke përdorur me regorozitet vaksinat në kafshë (psh salmonela).
Duke zhvilluar dhe përdorir trajtime më të mira dhe bashkëkohore në kafshë, ne mund të ndihmojmë në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve mes kafshëve të ndryshme dhe për rrjedhoje tek njerëzit.
Akoma ka shumë për të kuptuar shpërthimet e vazhdueshme të koronavirusëve, por mos të harrojmë se historia na ka dhënë raste të shumta të zoonozave që kanë kaluar nga një specie në një tjetër.
Ne mundemi dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur kafshët nga sëmundjet, duke vepruar në këtë mënyrë në mbrojmë akoma më mirë njeriun!

Artikulli u soll nga Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare 

Burimi informacionit: Telegraph,co,uk dhe telegrafi,com

Nuk lejohet përdorimi i artikullit pa lejën e redaksisë.
Në rast referimi të përmendet burimi informacionit nga veterineret.com