Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Aroma e rëndë e gojës-Halitosis

Aroma e rëndë e gojës-Halitosis

Nga Dr Atalvin Zhiva

halitosisE njohur me emrin Halitosis, aroma e keqe e gojës haset jo rrallë dhe tek kafshët e shoqërimit. Aroma e keqe e gojës tek qeni ose macja juaj, vjen si pasojë e bakterieve të ndryshme që rriten në gojën e kafshëve, apo mushkëri, aparatin tretës etj. Kur tek kafshët shtëpiake vëreni një aromë të keqe të gojës, në vazhdimësi dhe që nuk largohet për asnjë cast, kjo gjë mund të tregojë se qeni juaj ka një problem të dhëmbëve, apo mishrave të dhëmbëve (dental), problem me aparatin tretës, mushkëritë, mëlcinë, veshkat etj.

E shprehur më qartë do të thotë se aroma e keqe e gojës është një shënjë e rëndësishme që ju tregon se dicka nuk është ne regull me shëndetin e qenit apo maces suaj, pra është një shënjë që nuk duhet injoruar!

kujdesi ndaj dhembeveNë shumicën e rasteve kur hasim në një problem të tillë do të kemi të bëjmë me probleme të kavitetit të gojës (dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve etj). Problemet dentale janë të shpeshta tek kafshët e shoqërimit. Veçanërisht hasen më shumë tek qentë e disa rracave trupvogla, të cilët janë të prirur në formimin e gurzave (tartar) me pasojë të problemeve të tjera (infeksione të dhëmbëve, mbetje ushqimore, qime të gëzofit etj). Por megjithatë, aroma e keqe e gojës mund të ketë dhe shkaqe të tjera të mundëshme (sic e kemi përmendur pak më lart).

dental catAtëherë lind pyetja si ta gjejmë shkakun e këtij problemi? Mjeku Veteriner ku ju e coni qenin, është i vetmi person që mundet ta gjejë shkakun e vërtetë të halitosis (aromës të keqe të gojës). Në disa raste problemi mundet të gjetet me anën e një ekzaminimi klinik, dhe në disa raste do të ketë nevojë për analiza të tjera laboratorike. Kini parasysh se në rastet kur qeni apo macja juaj ka probleme të tilla, Ne, Mjekët Veterinerë kemi nevojë për një Anamnezë (historik) të qartë, psh : Sa kohë ka që e keni vënë re? Lloji i ushqimit që konsumon qeni apo macja juaj? Si sillet gjatë ditës? etj etj.

Jo në të gjitha rastet aroma e gojës mund të jetë me erë të keqe (si veze e prishur), në varësi të problemit mund të shfaqet me aroma të ndryshme.

Psh tek qentë që kanë probleme me sheqerin në gjak (diabetikët), mund të vëremë një aromë të gojës si një frut i ëmbël, vecanërisht kur shoqërohet dhe me pirje të ujit më shpesh se normalisht, si dhe urnimin të shtuar.

Aroma e gojës që vjen erë urine, ka lidhje me problemet e veshkave.

Apo një erë e keqe e gojës, e shoqëruar me të vjella, humbje të oreksit, si dhe mukozat (mishrat) e gojës me ngjyrë të verdhë, kanë lidhje me sëmundjet e mëlcisë.

Trajtimi varet nga problemi që shkakton këtë aromë të gojës.

Ka raste kur thjesht mbetja e një “trupi të huaj” mund të shkaktojë mbledhje të ushqimit dhe psillëqeve të tjera. Kujtoj një rast klinik, kur qeni (i rracës German shepherd) megjithëse i ri në moshë (më pak se 2 vjec) u soll për një aromë të rëndë të gojës. Pas egzaminim oral vura re se midis dhëmbëve i kishte ngelur disa fije (material pambuku) ku ishte grumbulluar ushqim dhe qime të gëzofit të tij.

Menjëherë pas pastrimit dhe largimit të trupave të huaj (edhe tani që po shkruaj më duket se e ndjej aromën e gojës që i vinte qenushit të gjorë) dhe aroma e keq u zhduk pa kërkuar trajtime të mëtejshme.

Po ashtu kujtoj një rast tjetër klinik ku qenit ju largua aroma e keqe e gojës menjëherë pasi ju ndërruar lloji i ushqimit. Pra rastet janë të ndryshme. Në ato raste kur shkaktar janë dhëmbët e pistë (nga moslarja e dhëmbëve gurëzat që formohen shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve etj), në këto raste do të ketë nevojë për pastrim të kujdesëshëm dental.

Mundet të kemi të bëjmë dhe me tumore që ka mundësi të gjenden në rajonin e gojës, po ashtu sic dhe egziston rreziku i problemeve të tjera ( mushkëri, mëlci, veshka etj).

kontrolli dentalMjeku Veteriner do të gjejë shkakun dhe do të vendosë për trajtimin e saktë. Shumë persona mendojnë se “është normale që qenit ti bjerë erë gojë pas njëfarë moshe”. Kjo është gabim. Nuk është e vërtetë dhe ju keni në dorë që ta parandaloni aromën e keqe të gojës.

Kujdesi që ju duhet ti kushtoni kavitetit oral tek qeni apo macja juaj, është një veprim i zgjuar që shërben për një bashkëjetëse më të shëndetshme për të dy juve. Ky kujdes do të parandalojë shumë sëmundje për mikun tuaj.

A e doni se nga infeksionet bakteriale që mund të ketë në gojën e qenin apo maces suaj, përhapen duke përkeqësuar dhe cuar në sëmundje dhe në organet e tjera si zemër, mëlci dhe veshka? Ju keni në dorë ta parandaloni këtë përhapje duke u kujdesur për mikun apo miken tuaj.

Prandalimi i problemeve dhe sëmundjeve që përmendëm mund të bëhet në kohë nëse:

Ju e coni qenin apo macen tuaj rregullisht për vizita mjekësore tek Veterineri.

Sigurohuni që veterineri të kontrollojë dhe gojën edhe në ato raste kur e coni për vaksina të ndryshme.

foto ilustruese

foto ilustruese

A e dini se shumë veta kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e larjes me furcë dhëmbësh edhe për kafshët shtëpiake? Nuk është aq e vështirë sesa mund të duket, përkundrazi nëse e filloni që në moshë të re, është më e lehtë. Do të kurseni një shumë të konsiderueshme parash, si dhe do ti siguroni një jetë më të gjatë dhe të shëndetëshme qenit apo maces suaj. KINI PARASYSH SE NE ASNJE MENYRE TEK QENI APO MACJA NUK DUHET TE PERDORNI PASTE DHEMBESH NGA PASTA E NJEREZVE. ESHTE TOKSIKE PER KAFSHET DHE MUND TE SHKAKTOJE HELMIME. Interesohuni në dyqanet e kafshëve ( apo klinikat veterinare) për pasta dhëmbësh që janë posacërisht për qen dhe mace.

Përdorimi i një ushqimi me balancat e duhura ushqimore, është një veprim tjetër që ndihmon së tepërmi.

Disa prej lodrave që shiten, janë të dezenjuara për përdorime për pastrimin e dhëmbëve të qenit tuaj. Por tregohuni të kujdesëshëm në zgjedhjen e tyre, konsultohuni më parë me Mjekun Veteriner.

Po ashtu disa prej biskotave për qen ndihmojnë në mbajtjen pastër të gojës dhe përmisimin e aromës së gojës.

Theksoj se këto produkte (apo produkte të tjera) thjesht mundet qe ta maskojnë problemin dhe jo ta trajtojnë atë.

Trajtimi i mirëfilltë është vetëm gjetja e shkaktarit kryesor dhe eleminimi i tij.

Nga Dr Atalvin Zhiva

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli pa lejën e redaksisë ose autorit.

Ju lutemi, në rast referimi përmendeni burimin e informacionit veterineret.com/

Creative Commons License
Artikull edukues by Mjekesia Veterinare Shqiptare is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.


Na shkruani