Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për fermerët, pronarët dhe dashamirësit e kafshëve » Simpatizimi i qenit me njeriun !

Simpatizimi i qenit me njeriun !

Të gjithëve na ndodh që kur jemi përgjumësh apo kur jemi të lodhur na hapet goja .
Dhe sa here na ka ndodhur që megjithëse nuk jemi përgjumësh ne, por vetëm se dikush pranë nesh hap gojën, na ngjitet dhe ne i njëjti ritual duke vazhduar kështu padashje të ndjekim këtë lojë, duke qeshur me veten tonë rreth këtij imitimi që pa dashje kryejmë.

Që prej shumë kohësh është përmendur se qeni është i aftë që të përshtatet me gjëndjen emocionale të njeriut, apo e thënë ndryshe ta imitojë atë.Të gjithë e kemi vënë re se kur nejemi të gëzuar, qeni ynë gëzohet bashkë me ne, kur jemi të mërzitur, na vjen pranë duke dashur të bashkohet me mërzitjen tonë dhe të thotë ; jam këtu për ty !

Prandaj e ka merituar ti thuhet: besnik, fisnik .

 Por a e dini se dhe qenve ju hapet goja njesoj si ne, kur një person hap gojën në prani të qenit ?

Hulmtutimi i bërë në universitetin e Lundit tregon se hapja e gojës tek qeni imitohet nga njeriu. Kjo vlen për qentë më të mëdhenj (vjetër) se 7 muajsh , pasi këlyshët nuk mund të kryejnë këtë imitim, ata janë të imunizuar nga ky veprim:).

Imitimi i hapjes së gojës është vënë re midis njerzve, tek majmunët, dhe qentë . Ky veprim ( hapja e gojës) është vërtetuar që është një shprehje e gjëndjes së përgjumurit ose merzitjes. Por imitimi i saj tregon se padashje ne simpatizojme personin që hap gojën , ashtu sic mund te sjellim shembull kur dikush qesh me të madhe dhe ne padashje vëmë buzën në gaz duke u simpatizuar kështu me gëzimin e tjetrit. imitimi i gjëndjes shpirtërore të njeriut nuk ndodh tek të gjitha kafshët, prandaj është për tu vlersuar rezultati i këtij studimi te kryer. Qeni një kafshë jo vetëm besnike ndaj njerëzve, e cilesuar në shumë vënde të botës si anëtar i familjes, është i/e aftë të simpatiozohet me gjëndjen shpirtërore të njeriut duke shfaqur kështu përgjigje emocionale si në rastin e hapjes së gojës.

Ky studim i kryer në Danimarkë kishte për bazë përcaktimin dhe studimin se kur është mosha që fëmijët simpatizohen apo imitojnë gjëndjen emocionale të prindërve të tyre.Studiuesit kishin vënë re se qentë e tyre në shtëpi imitonin ata kur hapnin gojën , kështu vendosën të kryenin një studim dhe tek qentë.

Në këtë studim përfshihen 35 qen të rracave të ndryshme, ku bënin pjesë moshat nga 4 muaj deri 14 muaj. Në këtë studim u përforcua ideja se qeni është një kafshë që simpatizon gjëndjen emocionale të njeriut duke imituar atë .

Prandaj kemi disa këshilla për të gjithe dashamirësit e qenve:

Mos bërtisni nëpër shtëpi , në rast se ju bërtisni ;qeni juaj do ju imitojë duke…lehur.

Ne rast se ju keni vetëm sjellje agresive kundrejt të tjerëve , duke folur vrazhdë dhe pa takt, të jeni të sigurt se qeni juaj nuk do të jetë aspak miqësor dhe i shoqërueshëm.

Po në rast se ju jeni arrogant dhe shtireni , si do të sillet qeni juaj vallë?

Ky është një studim që nuk është kryer akoma por është premtuar se do të kryhet në të ardhmen .

Përgatiti materialin MV Egli Ozuni

Nuk lejohet ripublikimi i këtij materiali pa lejën e redaksisë !



Na shkruani