Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare

Hyrje » Për dashamirësit dhe pronarët » Krimbat e zemrës (Dirofilaria immitis)

Krimbat e zemrës (Dirofilaria immitis)

Nga Dr Atalvin Zhiva:

zemer qeni

Krimbat e zemrës (Dirofilaria immitis), janë parazitë që duhet të shqetësojnë gjithë pronarët e qenëve dhe maceve . Sa më shumë të dini rreth tyre, aq më mirë do të mund të kujdesni për kafshën tuaj. Në këtë artikull do të përpiqemi të sjellim disa informacione të dobishme.

Krimbi  i zemrës (Dirofilaria immitis) është një parazit që arrin gjatësi  deri në 35.6 cm, krimbat e rritur (adult) jetojnë në zemër në dukek u vendosur në arterien pulmonare tek qentë e infektuar. Qeni (ashtu si dhe macja) infektohet  me anën e pickimit të mushkonjave të cilat marrin larvat nga qentë e infektuar duke u perhapur në këtë mënyrë  tek qentë e tjerë.

Disa zona gjeografike kanë probleme më të mëdha të krimbave të zemrës dhe disa zona të tjëra pothuajse fare. Në mënyrë që të krijohen kushtet e përshtatshme të parazitit duhen të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Lloji i mushkonjës që mund të mbarti larvën e krimbit të zemrës duhet të jetë prezent.
  • Koha duhet të jetë e ngrohtë mjaftueshëm në mënyrë që të  lejojë zhvillimin e larvave brenda mushkonjës.
  • Duhet të egzistojnë qen ose ujq  të infektuara në këtë zonë.
  • Duhet te egzistojnë qen të pambrojtur në zonë (të cilëve nuk ju janë dhenë medikamentet  e duhura për parandalimin e  infektimit)

Kur  egzistojnë kushtet e lart përmendura atëhere kemi krijimin e një zone endemike nga krimbi i zemrës(Dirofilaria immitis).

Cikli i jetës së krimbit:

Krimbat e rritur (Adult)

Gjaku shkon në mushkëri për të marrë oksigjenin e nevojshëm duke kaluar nga atrium i djathtë për ta dërguar me pas në ventrikulën e djathtë (në dhomën e pompimit) për tu dërguar më pas drejt mushkrive nëpërmjet arterieve pulmonare. Kjo është rruga e përshkruar  nga gjaku për në mushkëri (siç është paraqitur tek figura më poshtë)furnizimi i zemres me gjak

Krimbat e rritur  janë  të gjatë, disa cm dhe preferojnë të jetojnë jo në zemër (megjithese quhen krimbat e zemres) por në arterien pulmonare. Parazitët notojnë në arterie duke u ushqyer njëkohësisht  me anën e gjakut qe kalon aty. Nëse krimbat janë të shumtë në numër bëjnë pengimin e gjakut që kalon në arterien pulmonare, zemra duhet të punojë më shumë për të bërë të mundur  pompimin e gjakut.

Nëse infektimi me krimba është i madh( psh më shumë se 25 krimba në një qen me peshë deri 20 kg) fillojnë dhe tërhiqen drejt zemrës  në barkushen (ventrikulen) e majtë, duke zënë kështu një volum të madh te zemrës, siperfaqe e cila duhej të ishte e mbushur me gjak,  pra tani kemi me pak gjak qe pompohet drejt zemrës.

Kru kemi më shumë se 50 krimba prezentë, barkushja është e mbushur plotësisht dhe nuk ka vënd për gjak  duke e bërë pothuajse të pamundur furnizimin e aortës pulmonare me gjak.

Kur kemi më shumë se 100 krimba komplet pjesa e djathtë e zemrës është e mbushur me krimba dhe ka ngelur shumë pak vend per gjak që të mund të pompohet nga zemra.

Ky fenomen drastik quhet  “ Sindroma Cavale” dhe shumica e qenve që janë në këtë fazë nuk munden  të jetojnë .

Me prezencën e krimbave meshkuj dhe krimbave femra fillon çiftëzimi dhe shtimi në numër , krimbat e zemres ndryshe nga parazitë të tjerë nuk shtohen me anën e vezëve por japin lindje krimbave të vegjël qe quhen “mikrofilaria”

Mikrofilaria  qëndron në trupin e qenit (duke lëvizur me anën e gjakut) duke shpresuar qe do merret nga një mushkonjë dhe do të çohet në një viktimë të re. Mikrofilaria mund të jetojë deri në 2 vjet brenda trupit të një qeni. Nëse mbas kësaj moshe nuk mund të merren nga një mushkonjë atëhere ngordhin si rezultat i moshës së vjetër. Mikrofilaria mund të transmetohet gjithashtu edhe në fetuset e këlyshëve në rrugë intraplacentare , nëse nëna është e infektuar me krimba të zemrës. Por mikrofilaria duhet të kalojë gjithmonë nëpermjet një mushkonje për të formuar moshën madhore.

Larva e krimbit të zemrës ka 5 faza larvore të cilat quhen L 1, L 2, L 3 etj.Mikrofilaria është faza e parë dhe quhet L 1s.

Shënim:Ivermectina dhe milbemycina nëse përdoren për një kohë të gjatë mund të vrasin mikrofilarian, pra ketë qen do të rezultojnë negative ne testet per krimbat e zemres megjithëse qeni mund te jete i infestuar.Ndersa qentë tek të cilët është përdorur medicament me baze Moxidecin (Advantage Multi) apo me baze Selamectin (Revolution) besohet se nuk do te zhdukin mikrofilarian, qentë e infektuar  të cilët kanë përdor këto produkte mund ose nuk mundet të tregojnë pozitiv në aplikin e testit(ELISA) .

Brenda mushkonjës

Pra le të ndjekim krimbin e ri (L1) brenda trupit të mushkonjës, ç’farë po ndodh aty? Sapo kalon në trupin e mushkonjës mikrofilaria do të kalojë menjëherë nga faza L1 në fazën  L2 dhe më vonë në atë finale L3, faza e cila është e gatshme për të kaluar përsëri në trupin e qenit. Për të bërë këtë kalim duhet të jetë një temperaturë e ngrohtë(jo vapë jo ftohtë), proçesi është më i shpejtë në këtë temperaturë.

Infektimi i një qëni :

Kur mushkonja pickon(kafshon) një qen, L3 nuk depozitohet direkt ne venët e gjakut.Rri ne vëndin e pickimit ku shpenzon rreth një javë për të kaluar ne fazen tjetër L4.Faza L4 do të jetojë nen lëkurë për rreth 3 muaj deri sat ë kalojë në fazën L5.Larva në këtë fazë është e gatëshme të futet ne sistemin e qarkullimit të gjakut.L5 I cili është aktualisht një krimb i ri migron drejt zemrës apo në arterien pulmonare (nëse do të gjeje vënd) ku do të kryejë dhe çiftëzimin.Kohe e plote qe ne futjen në trupin e qenit deri në këtë faze zgjat  5-7 muaj .

Shënim 1:Të gjithë produktet për përdorim reklamojne zhdukjen e larvave të fazës L3 dhe L4.Produktet me përmbajtje Ivermectine do të vrasin gjithashtu dhe L5.

Shënim 2:Pasi të gjithë testet që janë në treg bëjnë dallim ose të mikrofilarias ose proteinat e krimbave te rritur, testet nuk do te dallojne infektimin me krimbat e rinj.Pra do të duhet 5 deri 7 muaj që të bëhet e mundur tregimi pozitiv I tesitit dhe për këtë arsye nuk ka pse të testohen këlyshet e moshave 5-7 muaj.

Përgatiti Doktor MV Atalvin Zhiva

Nuk lejohet ripublikimi i këtij artikulli i plotë apo pjesërisht pa lejën e redaksisë ose autorit!
Ju lutemi në rast reference nga ky artikull përmendi burimin e informacionit.

Burimi informacionit: Wendy C. Brooks, DVM, DipABVP


2 Komente

  1. Serena Hoxha thotë:

    A eshte krimbi i zemres nje parazit zoonotik qe mund te kaloje dhe tek njeriu ?

Na shkruani

Ju lutemi, bëni hyrjen me një nga këto metoda që të postoni komentin tuaj:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: